ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

Programi

Aleanca KuqeZi

Programi, kontrata KuqeZI

ALEANCA KUQEZI PREMTON SE SHQIPËRIA BËHET

  1. Nëpërmjet ndërtimit të një shteti të fortë juridik mbi themele kompromisi historik e kombëtar të të gjithë faktorëve politikë, institucionalë dhe shoqërorë për realizimin e një strategjie mbarëkombëtare të Shqipërisë së këtij sheukulli të ri.
  2. Nëse përfaqësuesit e sovranit garantojnë zbatimin e parimeve kushtetuese, të cilat janë sanksionuar në Kushtetutën e votuar nga populli më 1998 dhe ku shteti ka detyrimin të mbrojë dinjitetin, prosporitetin, e të gjithë kombit për paqen, mirëqenien, kulturën dhe solidaritetin shoqëror si dhe “të përmbushë aspiratën shekullore të popullit shqiptar për identitet dhe bashkim kombëtar” si dhe në bazë të nenit 8,  “të mbrojë të drejtat e popullit shqiptar që jeton jashtë kufijve të tij”.
  3. Nëse vendosen standardet bazë të demokracisë dhe ndryshimit, nëprëmjet kufizimit të mandateve politikë të kryetarëve të partive, kryeministrave, kryetarëve të bashkive dhe komunave, në jo më shumë se dy mandate pa të drejtë përsëritjeje.
  4. Nëse shqiptarëve kudo që jetojnë u garantohet e drejta për të zgjedhur dhe për tu zgjedhur si dhe u sigurohen zgjedhje të lira dhe të drejta duke e mundësuar nëpërmjet votimit ose numërimit elektronik për t’i dhënë fund shitblerjes së votës.-Shqipëria bëhet; nëse shqiptarëve në emigracion u njihet e drejta e votës dhe nëse ata përfshihen në një kuotë përfaqësimi në administratën dhe qeverisjen e re të vendit me qëllim inkurajimin e rikthimit të trurit në vend. Shqipëria bëhet;nëse shqiptarët njohin dhe dinë për kë votojnë duke hapur dosjet e të gjithë bashkëpunëtorëve të sigurimit të shtetit apo të agjenturave të huaja antishqiptare, nëpërmjet një procedure kushtetuese dhe nëse ligjërisht përjashtohen nga e drejta për të mbajtur funksione publike.
  5. Nëpërmjet një përafrimi të legjislacionit të shteteve shqiptare, përqasjeje kulturore, ndërveprimi politik, bashkëpunimi ekonomik, unifikimi arsimor, shkëmbimi akademiko-shkencor dhe bashkimi shpirtëror. – Shqipëria bëhet nëse prodhon një klasë politike e cila të na nxjerrë nga varfëria, mjerimi, papunësia, krimi, korrupsioni dhe ta rendisë kombin shqiptar ndër popujt më të përparuar në botë.
  6. Duke çliruar pasuritë kombëtare nënujore, nëntokësore, bregdetare, malore, nga të gjitha koncesionet apo prokurimet korruptive, skllavëruese, të pabarabarta dhe rrënuese për ekonominë e vendit.Biznesit shqiptar t’i garantohet një legjislacion bazë me përparësi fillestare në çdo privatizim, prokurim, koncesion apo plan zhvillimi në çdo sektor të ekonomisë, industrisë, bujqësisë, turizmit, telekomunikacionit etj.Shqipëria bëhet; nëse toka bujqësore punohet, nuk braktiset apo lihet djerrë, nëse fermerët kreditohen dhe nuk lihen në mjerim, nëse burimet ujore shfrytëzohen si një nga vendet me nivelin më të lartë të tyre në botë, nëse turizmi zhvillohet 12 mujor dhe nëse territori pastrohet dhe bregdetin nuk e mbulojnë plehrat. Turizmi kulturor dhe historik shqiptar duhet të zhvillohet dhe frekuentohet në çdo qytet brenda apo kufijve aktualë.Shqipëria bëhet; nëse krijohet  një Bankë Kombëtare ku të mblidhen dhe garantohen të gjitha kapitalet shqiptare.
  7. Nëse krijojmë një shtet që vendos kontrollin mbi territorin. Toka bujqësore dhe trojet duhet të mbrohen nga ndërtimet e paligjshme si dhe të zgjidhen të gjitha vendimet e padrejta në procesin e kthimit dhe kompesimit të pronave. Shteti të ketë detyrimin që në mënyrë të njëjtë të mbrojë me ligj si pronën private dhe atë publike si dhe të garantojë tregun e lirë.
  8. Nëse në Shqipëri ndërtohet një model sistemi drejtësie ndryshe, i cili të shkëpusë nga kontrolli politik Gjykatën e Lartë dhe atë Kushtetuese si dhe të rrisë standardet profesionale apo llogaridhënien. Përzgjedhja e gjyqtarëve të lartë të realizohet ose brenda sistemit ose nga vetë populli, por jo nga parlamenti (politika). Populli duhet të jetë pjesë e dhënies së drejtësisë ose nëpërmjet zgjedhjes së gjyqtarëve ose nëpërmjet sistemit të jurisë.  – Shqipëria bëhet; nëse jeta e njeriut merr vlerë dhe mbrohet nga shteti duke ulur nivelin e krimit kundër jetës, duke rritur sigurinë kombëtare, rendin publik dhe duke garantuar pronën dhe familjen.
  9. Nëse ndërton dhe zbaton një strategji të unifikuar të politikës së jashtme që buron nga kushtetuta e saj, respekton politikën e fqinjësisësë së mirë, paqen, stabilitetin, integrimin rajonal në BE dhe Nato, bashkëpunon fuqishëm me SHBA duke respektuar parimet ndërkombëtare në kontribut të paqes, zhvillimit dhe demokracisë kudo në botë. – Shqipëria bëhët nëse strategjia e politikës së jashtme do realizohet  bazuar në një axhendë mbarëshqiptare në një tërësi të unifikuar prioritetetsh, në një plan të përbashkët veprimi me të gjithë faktorët shqiptarë kudo që janë në trojet e veta apo diasporë nëpërmjet ngritjes, konsolidimit dhe zgjerimit të një shërbimi diplomatik të qëndrueshëm, atdhetar, profesional dhe etike të lartë diplomatike. Shqipëria bëhët nëse gjithë faktorët përfaqësues kudo, por edhe mbarë shqiptarët krijojnë një sinergji kombëtare për lartësimin e vlerave të identitetit tonë kombëtar kudo në botë si dhe të përmirësojnë reputacionin tonë ndërkombëtar. Shqipëria bëhet nëse sigurojmë kudo në hapësirat shqiptare qeverisje europiane që lufton korrupsionin, krimin e organizuar, pastrimin e parave si “armiq” të kombit, demokracisë, prosperitetit ekonomik, arsimor e shëndetësor, bazuar në transparencë, legjitimitet, llogaridhënie dhe marrje të vendimeve me bazë të gjerë demokratike.
  10. Nëse përmbushen të gjitha marrëveshjet dhe standardet e Bashkimit Europian por që në themelin e tyre të jetë rritja e standardit jetik, ekonomik, institucional, politik të popullit shqiptar dhe nëse të gjithë së bashku e  konceptojmë integrimin si një popull që kemi një gjuhë, një histori, një kulturë, një të ardhme.