ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA


Spahiu: Rama ‘kujdeset’ për kuqezinjtë, ndërsa tre deputetët e tij mbajnë Berishën në pushtet.

Komente: 2

TIRANË - Kreu i Aleancës KuqeZi Kreshnik Spahiu doli në një deklaratë për shtyp, ku ka reaguar ndaj bashkimit me Partinë Socialiste të disa të larguarve nga AK dhe ndaj bërjes lajm të kësaj të fundit nga kreu i PS, Edi Rama. Spahiu ka akuzuar kryetarin e PS se “po luan lojën e kryeministrit Berisha" “Me parimin ‘përça e sundo’ Edi Rama po luan shumë mirë lojën e të ndjerit Berisha. Ka marrë përsipër të mbledhë pesë vota kuqezi apo 200 vota socialishtësh të integruar. Ai duhet t’i japi shpjegim të gjithë shqiptarëve pse bën sikur kujdeset për kuqezinjtë për t’i marrë ata në rilindjen e kufomave dhe nuk bën kujdes për deputetët socialistë në grupin e tij parlamentar, ku tre deputetë socialistë Lexo me teper [...]

Aleanca KuqeZi zyrtarizon hyrjen e vetme në zgjedhje. Spahiu: Aleancë me popullin.

Komente: 2

TIRANË - Pasditen e ditës së sotme Kryetari i Aleancës KuqeZi, z.Kreshnik Spahiu në një deklaratë për shtyp bëri me dije se Aleaca KuqeZi do të garojë në këto zgjedhje e vetme. z.Spahiu deklaroi se Aleanca KuqeZi do të bëjë aleancë vetëm me popullin shqiptar sepse ne nuk mund të tradhëtojmë kauzën kombëtare për hir të një partie greke. Në këtë deklaratë për shtyp, Kryetari i Aleancës KuqeZi, Kreshnik Spahiu është shprehur se : “Aleanca KuqeZi nuk erdhi në skenën politike si një fraksion, ajo ishte një lëvizje me emër, program dhe kauzë. Nuk kemi reshtur nga negociatat për t’u bërë pjesë e një fronti opozitar. Personalisht, larg çdo paragjykimi, kam kontaktuar çdo lider politik të spektrit Lexo me teper [...]

AK: Berisha-Samaras pazar eshtrash në pazarin e Korçës

Aleanca Kuq e Zi me qindra qytetarë korçarë zhvilloi në qytetin e Korçës një protestë kundër kërkimeve për eshtra të ushtarëve grek, kërkime që rrjedhin nga marrëveshja e fshehtë e shtetasit Sali Berisha me qeverinë e Athinës. Përfaqësuesi i Aleancës Kuq e Zi Z. Altin Dauti mbajti një deklaratë në emër të Aleancës Kuq e Zi ku dënoi me forcë marreveshjet e fshehta të Sali Berishës me qeverinë e Athinës për kërkime të eshtrave të ushtarëve greke të një lufte që nuk ka egzistuar në qendër të qytetit të Korcës. “28.000 dëshmoret janë shqiptar dhe jo grek. Berisha-Samaras bënë pazar eshtrash në pazarin e Korçës. Po kërkohen eshtra të një lufte imagjinare. Kërkohen eshtra nga marreveshjet Lexo me teper [...]

AK: Shteti shqiptar të arrestojë financuesit e agimit të artë në Shqipëri, Vangjel Dulen dhe Spiro Kserën

Aleanca Kuq e Zi dënon deklaratat e Omonias së Vangjelit të PBDNJ dhe Ligoraq Karamelos të cilët në koordinim më Spiro Kserën dhe Theofan Kaliviotin janë zyrtarisht themeluesit dhe financuesit e hapjes së degës së “Agimit të Artë” në Shqipëri. Deklaratat e Vangjel Dules, vasalit të Athinës, nuk i trembin shqiptarët sepse Vangjel Dule reagon vetëm kur preken interesat e “Agimit të Artë”. Vangjel Dule kërkon të fshehë me deklarata farsë dhe kërkime kockash në Korcë krimet që po kryhen ndaj amigrantëve shqiptarë sot e 23 vitë me radhë. Pse nuk flet Vangjel Dule për pensionet që qeveria greke i ka hequr minoritarëve nga Athina zyrtare? Vangjel Dule në cdo hap të tijin nuk vepron pa u konsultuar me “Agimin Lexo me teper [...]

AK: BERISHA DO BURGOSET PËR VRASJEN E QYTETARËVE ME 21 JANAR

Sekretari I Përgjithshëm I Aleancës Kuq e Zi Z.Myslim Pashaj ka reaguar për lirimin e autorëve të vrasjes së katër qytetarëve shqiptarë më 21 Janar të vitit 2011. Më poshtë gjëni të plotë reagimin e Sekretarit të Përgjithshëm të AK mbi këtë ngjarje të paprecedentë. “Aleanca Kuq e Zi dënon me forcë lirimin nga cdo akuzë të përgjegjësve për vrasjet e 21 Janarit 2011 ku 4 qytetarë shqiptarë u vranë në sytë në mes të bulevardit barbarisht nga armët e pushtetit të Sali Berishës”. “Katër qytetar shqiptarë u vranë nga armët e Gardës së Republikës me urdhër të shtetasit Sali Berisha dhe kriminelëve që kthyen armët kundër popullit të paarmatosur për të mbrojtur pseudodemokratin dhe Lexo me teper [...]