ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA


Aleanca KuqeZi rrethon Parlamentin me kazanë: Të pastrojmë plehrat e politikës shqiptare.

protesta perpara parlamentit
Qindra aktivistë të Aleancës KuqeZi bllokuan me kazan plehrash hyrjen e parlamentit shqiptar. Protestuesit shpallën “tenderin” e pastrimit të plehrave të politikës në Shqipëri. Në mënyrë simbolike ata hodhën në kazan ministrat dhe deputetët e inkriminuar. Protesta Kuqezi drejtohej nga Kreshnik Spahiu i cili bëri thirrje: “Nëse deri në vjeshtë kriminelët nuk zbatojnë ligjin për tu dorëhequr nga qeveria dhe Kuvendi atëhere s’na mbetet gjë tjetër por ti bëjmë thirrje popullit që rebelohet për ti vënë kyçin parlamentit të gangsterëve. Me imoralitetin dhe llumin e tyre ata kanë inkriminuar dhe infektuar gjithë shoqërinë. Ata janë pervers me stafin, me qytetarët me shtetin. Historitë e kokainës Lexo me teper [...]

Aktivistet gra dhe vajza te Aleances KuqeZi rrethojnë me ‘brekë’ zyrat e punës: Qeveritarët nuk lexojnë CV-në por kërkojnë seks

15-05-2016
Aleanca Kuq e Zi ka protestuar sot para zyrave të Punës në Tiranë duke marrë shkas nga skandali seksual i ish-kryebashkiakut të Peshkopisë, Shukri Xhelili. Mbi 100 gra dhe vajza kuqezi me brekë të grisura në dorë rrethuan zyrat e Punës. Gratë aktiviste të Aleancës Kuqezi hodhën dhjetra breke te grisura ne Zyrat e Punesimit. Aktivistet Kuqezi deklaruan se Qeveria puneson vetëm vajza te bukura dhe anjë grua mbi 40 vjec nuk punesohet. Sipas grave kuqezi qeveritarët nuk lexojnë CV por kerkojnë seks. Më tej, aktivistet deklaruan se vajzat shqiptare janë viktima te qeveritarve brek-grisur Në mbyllje të deklaratës gratë kuqezi bën thirrje pë rrëzimin e qeveritarëve brekëgrisur dhe milionerë.   Lexo me teper [...]

A kanë marrë viza amerikane “Al Kaponet” shqiptarë?

  Nga Kreshnik Spahiu A e dini që shtetasit maqedonas marrin viza 10 vjeçare për të udhëtuar në SHBA? A e dini që viza 10 vjeçare marrin edhe shtetasit Bullgar, Rumun, Malazez etj? Gjithsesi edhe një një komshiu im fajdexhi e siguroi vizën amerikane për 3 vjet, një tregtar 1 vjeçare, një ministër, një deputet, një bojaxhi etj Prej disa muajsh ambasada amerikane ka kërcënuar hapur zyrtarët e korruptuar shqiptar se do tu rrefuzojë vizën për të udhëtuar në SHBA. Po a ka forcë diplomacia amerikane të shpall non grata mafien politike shqiptare apo ata që ambasadori Lu konsideron të paprekshëm si “Al Kapone”? Deri më sot asnjë kryeministër, ministër, deputet, zëvendës ministër, kryetar Lexo me teper [...]

1000 kuqezi në Tiranë nisin fushatën: “Shqipëria s’po Ndryshon” / Ja strategjia

Komente: 1

ridimensionato
Lideri i Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu ka prezantuar sot gjatë një takimi në Akademinë e Arteve manifestin strategjik të alternativave kuqezi për qeverisjen e Shqipërisë. Platforma u publikua para 1000 përfaquesuesve të Asamblesë Tiranës. Mes ovacioneve të shumta Kreshnik Spahiu mbajti një prezantim shumë popullor dhe vizionar. Kryetari i AK-së, Spahiu, e ka hapur takimin me urimin për besimtarët katolikë për Festën e Pashkëve dhe ka zgjedhur për të recituar disa vargje të poetit kombëtar dhe klerikut At Gjergj Fishta, në të cilat jep mesazhin e një kombi pa ndasi. “Ani kush, pra me i pri KOMBIT, Ju, do pyka bijtë prej LLOMIT, Që “SHQIPTARË”, vedit i thoni, Jo pse ju shqipninë e doni, As që ndonjë Lexo me teper [...]

Aleanca KuqeZi dhe ish të përndjekurit/ Të hapen dosjet e spiunëve dhe agjentëve që na qeverisin

Komente: 3

kreshnik
Aleanca KuqeZi prezantoi sot mes qindra mbështetësve dhe në partneritet me lëvizjen e të Drejtave të Mohuara nismën ligjore për Hapjen e Dosjeve të zyrtarëve të Lartë. Intelektualë, artistë, gazetarë, pensionistë dhe ish-të burgosur politik iu bashkuan kësaj nisme. Gjatë fjalës së tij kreu i Aleancës KuqeZi Kreshnik Spahiu deklaroi: “Shqipëria është i vetmi vend i Europës Lindore që nuk ka hapur dosjet e sigurimit shtetit dhe agjentëve të shërbimeve të huaja. Populli duhet të njoh se kush e drejton dhe kush janë ministrat dhe deputetët. Vetëm hapja e dosjeve pastron shtetin nga qeverisja e duarve të pista. Ende Shqipëria ka ministra dhe deputet që janë emëruar nga Athina dhe Beogradi. Gjermania në Lexo me teper [...]

Thirrje për protestë: Në 1 Maj AK del në sheshin “Skënderbej” kundër qeverisë

Komente: 3

“Jam këtu sot, përpara opinionit publik për t’i bërë thirrje qytetarëve të Tiranës për t’u bashkuar nesër në 1 Maj në protestën kundër regjimit të shtetasit Berisha i cili duhet të përgjigjet për krimet që ka kryer në 23 vitet e fundit. Aleanca Kuqezi i bën thirrje të gjithë shqiptarëve të bëhen pjesë e kësaj proteste nesër ora 11.00 dhe të gjithë së bashku të marshojmë drejt bunkerit të mafies shqiptare në emër të të papunëve dhe rinisë shqiptare. 1 Maji nuk mund të jetë më një ditë feste ku populli “argëtohet” si në 23 vitet e fundit nën qeverisjen e demokratëve dhe socialistëve. Por 1 Maji duhet të jetë një ditë proteste ashtu sicc ndodh tek të gjithë kombet e tjerë Lexo me teper [...]

Aleanca KuqeZi zyrtarizon hyrjen e vetme në zgjedhje. Spahiu: Aleancë me popullin.

Komente: 2

TIRANË - Pasditen e ditës së sotme Kryetari i Aleancës KuqeZi, z.Kreshnik Spahiu në një deklaratë për shtyp bëri me dije se Aleaca KuqeZi do të garojë në këto zgjedhje e vetme. z.Spahiu deklaroi se Aleanca KuqeZi do të bëjë aleancë vetëm me popullin shqiptar sepse ne nuk mund të tradhëtojmë kauzën kombëtare për hir të një partie greke. Në këtë deklaratë për shtyp, Kryetari i Aleancës KuqeZi, Kreshnik Spahiu është shprehur se : “Aleanca KuqeZi nuk erdhi në skenën politike si një fraksion, ajo ishte një lëvizje me emër, program dhe kauzë. Nuk kemi reshtur nga negociatat për t’u bërë pjesë e një fronti opozitar. Personalisht, larg çdo paragjykimi, kam kontaktuar çdo lider politik të spektrit Lexo me teper [...]

Spahiu: 6 kushtet e Aleancës KuqeZi për paktin Kombëtar

Komente: 4

TIRANË - Kryetari i Aleances KuqeZi z.Kreshnik Spahiu bëri sot publike përmes një deklarate për shtyp, gjashtë kërkesat zyrtare të forcës politike që ai drejton lidhur me koalicionet e mundshme parazgjedhore me partitë anti-qeveritare. Gjatë komunikimit me mediat, për të qenë transparent edhe me opinionin publik, zoti Spahiu tha se kërkesat e Aleancës KuqeZi nuk janë pazare politike, por standarde morale, politike, etike, ligjore dhe kombëtare për të cilat AK është e vendosur të mos lëshojë. Aleanca KuqeZi dënon ashpër çdo spekulim mediatik të lëshuar në këto orë vendimtare për bashkëpunimin e forcave opozitare, qëllimi i të cilave është largimi njëherë e përgjithmonë i shtetasit Berisha. Kryesia Lexo me teper [...]

AK, Balla: Kasapi i votës së lirë në sulm për grabitjen e zgjedhjeve.

TIRANË - Aleanca KuqeZi ka denoncuar përpara opinionit publik lëvizjet e fundit të kasapit të votës së lirë shtetasit Berisha dhe planit të tij për të grabitur vullnetin e shqiptarëve më 23 Qershor. Aleanca KuqeZi muaj më parë ka denoncuar lëvizjet e shtetasit Berisha, i cili provoi me prekjen e KQZ- së se është njeriu që ka shkaktuar dhe do të vijojë të shkaktojë krizat më të thella institucionale në Republikën e Shqipërisë, duke trajtuar si haraç të tijin Kushtetutën dhe Institucionet Kushtetuese. Në deklaratën e tij për shtyp Kryetari i Tiranës për Aleancën KuqeZi, Rezar Balla ka deklaruar se:  “Këmbana e alarmit për mungesën e zgjedhjeve të lira dhe demokratike ka rënë prej kohësh, Lexo me teper [...]

AK fton shqiptarët të bashkohen në përpjekjen për ndryshim

Komente: 2

Aleanca KuqeZi ka dalë ditën e sotme më 6 Prill në një deklaratë për shtyp për Protestën e Parë Masive kundër shtetasit Berisha. Në këtë deklaratë Kryetari i Tiranës i Aleancës KuqeZi, z. Rezar Balla është shprehur se : “7 Prill pa Berishën” është protesta patriotike, e cila kërkon mbështetjen e mbarë popullit shqiptar për t’i dhënë mesazhin e fortë të fuqisë së bashkimit të zemrave kuqezi në përpjekje për të rifituar lirinë, të drejtat dhe për të marrë në dorë fatet e Shqipërisë”. “Demokracia, liritë, të drejtat dhe e ardhmja tashmë janë përqëndruar në duart e pista të shtetasit Berisha dhe  një grushti njerëzish që kombin dhe atdheun e vendosin në plan të dytë, pasi Lexo me teper [...]