ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA


Aleanca KuqeZi rrethon Parlamentin me kazanë: Të pastrojmë plehrat e politikës shqiptare.

protesta perpara parlamentit
Qindra aktivistë të Aleancës KuqeZi bllokuan me kazan plehrash hyrjen e parlamentit shqiptar. Protestuesit shpallën “tenderin” e pastrimit të plehrave të politikës në Shqipëri. Në mënyrë simbolike ata hodhën në kazan ministrat dhe deputetët e inkriminuar. Protesta Kuqezi drejtohej nga Kreshnik Spahiu i cili bëri thirrje: “Nëse deri në vjeshtë kriminelët nuk zbatojnë ligjin për tu dorëhequr nga qeveria dhe Kuvendi atëhere s’na mbetet gjë tjetër por ti bëjmë thirrje popullit që rebelohet për ti vënë kyçin parlamentit të gangsterëve. Me imoralitetin dhe llumin e tyre ata kanë inkriminuar dhe infektuar gjithë shoqërinë. Ata janë pervers me stafin, me qytetarët me shtetin. Historitë e kokainës Lexo me teper [...]

Aktivistet gra dhe vajza te Aleances KuqeZi rrethojnë me ‘brekë’ zyrat e punës: Qeveritarët nuk lexojnë CV-në por kërkojnë seks

15-05-2016
Aleanca Kuq e Zi ka protestuar sot para zyrave të Punës në Tiranë duke marrë shkas nga skandali seksual i ish-kryebashkiakut të Peshkopisë, Shukri Xhelili. Mbi 100 gra dhe vajza kuqezi me brekë të grisura në dorë rrethuan zyrat e Punës. Gratë aktiviste të Aleancës Kuqezi hodhën dhjetra breke te grisura ne Zyrat e Punesimit. Aktivistet Kuqezi deklaruan se Qeveria puneson vetëm vajza te bukura dhe anjë grua mbi 40 vjec nuk punesohet. Sipas grave kuqezi qeveritarët nuk lexojnë CV por kerkojnë seks. Më tej, aktivistet deklaruan se vajzat shqiptare janë viktima te qeveritarve brek-grisur Në mbyllje të deklaratës gratë kuqezi bën thirrje pë rrëzimin e qeveritarëve brekëgrisur dhe milionerë.   Lexo me teper [...]

A kanë marrë viza amerikane “Al Kaponet” shqiptarë?

  Nga Kreshnik Spahiu A e dini që shtetasit maqedonas marrin viza 10 vjeçare për të udhëtuar në SHBA? A e dini që viza 10 vjeçare marrin edhe shtetasit Bullgar, Rumun, Malazez etj? Gjithsesi edhe një një komshiu im fajdexhi e siguroi vizën amerikane për 3 vjet, një tregtar 1 vjeçare, një ministër, një deputet, një bojaxhi etj Prej disa muajsh ambasada amerikane ka kërcënuar hapur zyrtarët e korruptuar shqiptar se do tu rrefuzojë vizën për të udhëtuar në SHBA. Po a ka forcë diplomacia amerikane të shpall non grata mafien politike shqiptare apo ata që ambasadori Lu konsideron të paprekshëm si “Al Kapone”? Deri më sot asnjë kryeministër, ministër, deputet, zëvendës ministër, kryetar Lexo me teper [...]

1000 kuqezi në Tiranë nisin fushatën: “Shqipëria s’po Ndryshon” / Ja strategjia

Komente: 1

ridimensionato
Lideri i Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu ka prezantuar sot gjatë një takimi në Akademinë e Arteve manifestin strategjik të alternativave kuqezi për qeverisjen e Shqipërisë. Platforma u publikua para 1000 përfaquesuesve të Asamblesë Tiranës. Mes ovacioneve të shumta Kreshnik Spahiu mbajti një prezantim shumë popullor dhe vizionar. Kryetari i AK-së, Spahiu, e ka hapur takimin me urimin për besimtarët katolikë për Festën e Pashkëve dhe ka zgjedhur për të recituar disa vargje të poetit kombëtar dhe klerikut At Gjergj Fishta, në të cilat jep mesazhin e një kombi pa ndasi. “Ani kush, pra me i pri KOMBIT, Ju, do pyka bijtë prej LLOMIT, Që “SHQIPTARË”, vedit i thoni, Jo pse ju shqipninë e doni, As që ndonjë Lexo me teper [...]

Aleanca KuqeZi dhe ish të përndjekurit/ Të hapen dosjet e spiunëve dhe agjentëve që na qeverisin

Komente: 3

kreshnik
Aleanca KuqeZi prezantoi sot mes qindra mbështetësve dhe në partneritet me lëvizjen e të Drejtave të Mohuara nismën ligjore për Hapjen e Dosjeve të zyrtarëve të Lartë. Intelektualë, artistë, gazetarë, pensionistë dhe ish-të burgosur politik iu bashkuan kësaj nisme. Gjatë fjalës së tij kreu i Aleancës KuqeZi Kreshnik Spahiu deklaroi: “Shqipëria është i vetmi vend i Europës Lindore që nuk ka hapur dosjet e sigurimit shtetit dhe agjentëve të shërbimeve të huaja. Populli duhet të njoh se kush e drejton dhe kush janë ministrat dhe deputetët. Vetëm hapja e dosjeve pastron shtetin nga qeverisja e duarve të pista. Ende Shqipëria ka ministra dhe deputet që janë emëruar nga Athina dhe Beogradi. Gjermania në Lexo me teper [...]

Takim Arvizu-Spahiu në Tiranë

Komente: 1

Ambasadori amerikan, Aleksandër Arvizu dhe kryetari i Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu janë takuar 2 ditë më parë në ambjentet e një lokali në Tiranë. Takimi vjen një muaj pas zgjedhjeve parlamentare, ku AK-ja nuk arriti të përfaqësohej në Kuvend me deputetë, megjithëse mori mbi 10 mijë vota.  Nuk dihet ç’është biseduar në tryezën “kokë më kokë”, por situata aktuale politike duhet të ketë qenë në fokusin e takimit. Po kështu, fokusi patriotik i AK-së ka qenë gjithnjë në vëmendjen e amerikanëve dhe ambasadorëve të Bashkimit Europian në Tiranë. AK-ja ka paralajmëruar se pas zgjedhjeve të 23 qershorit do të depozitonte kërkesën e saj për referendumin e bashkimit Shqipëri-Kosovë. Aleanca Lexo me teper [...]

5 maj, Aleanca KuqeZi një flamur për çdo dëshmor

Komente: 4

TIRANË - Me rastin e 5 Majit, Ditës së Dëshmorëve, Aleanca KuqeZi zhvilloi homazhe tek varrezat e Dëshmorëve të Atdheut. Për të dytin vit rradhazi drejtues të AK vendosën nga një flamur kombëtar për çdo dëshmor. Pas homazheve, Prof.Dr. Lisen Bashkurti në emër të Aleancës KuqeZi u shpreh:   “Sot është një ditë e madhe për mbarë njerëzimin, është dita kur kujtojmë rrënimin e nazi-fashizmit në botë dhe triumfin e aleancës anti - fashiste. Është dita kur djemtë dhe vajzat më të mira të Shqipërisë flijuan jetën e tyre. Ne jemi borxhli për jetë të jetëve gjakut, sakrificës së tyre, që luftuan për një Shqipëri të lirë, të pavarur, për një komb dinjitoz, për liritë dhe të drejtat Lexo me teper [...]

Protesta e 1 Majit, Spahiu: Pas 23 Qershorit qeveria do të ketë ngjyrat e flamurit

Komente: 8

“Sot kemi ardhur me një dhuratë të vecantë për atë. Kemi një antiplumb. Kemi sjellë një dhuratë për këtë njeri, për shtetasin BerishaI cili që nga sot është i ndjeri Berisha sepse për shqiptarët ky njeri ka vdekur politikisht. Sot ne jemi këtu, që në emër të kuqezinjve tja dorëzojmë në zyrë shteasit Berisha dhe tit hemi që në 23 Qershor nuk do ketë asnje antiplumb që nuk shpohet nga votat e kuqezi. Ne do ta shporrim atë. Të nderuar miq më lejoni që përpara se të fillojmë këtë maratonë kuqezi me mesazhin për të gjithë shqiptarët në këtë rrugë të cilën ne e kemi filluar të vetëm, ashtu sic lindëm sepse vetëm ishte dhe flamuri ynë kuqezi kur u mblodhën të gjithë shqiptarët. Më lëjoni Lexo me teper [...]

AK: Ai nuk quhet më shtetasi por i ndjeri Berisha sepse ka vdekur politikisht.

Komente: 1

TIRANË - Aleanca KuqeZi ka zhvilluar ditën e sotme një takim me strukturat e qarkut të Tiranës dhe përfaqësues të rretheve.Kryetari I Aleancës KuqeZi, Kreshnik spahiu  ishte në këtë aktivitet së bashku  me drejtuesit e tjerë, të cilët nga disa media janë konsideruar të larguar nga disa media.Në fjalën e tij z.Spahiu është shprehur se : “ Jam këtu sot para jush, me të gjithë ata që mbrëmë disa media të kontrolluara për interesa të tyre dhe të partive që i kontrollojnë i deklaruan si të larguar nga strukturat e Aleancës KuqeZi. Për turpin e tyre këto media trilluan, shpifën, dhe hodhën baltë mbi Aleancën KuqeZi dhe drejtuesit e saj të ndershëm dhe patriotë, shpërndanë lajmin sikur këta burra Lexo me teper [...]

Spahiu: AK aleancё me popullin shqiptar pёr tё fituar nё 23 Qershor

FIER - Në vijim të protestave anti-qeveritare në të gjithë Shqipërinë, Aleanca KuqeZi është ndalur këtë të shtunë në qytetin e Fierit. Lideri i AK, Kreshnik Spahiu, i shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm Pashaj dhe Sekretari Për Çështjet Ndërkombëtare Bashkurti, u pritën nga qindra mbështetës kuqezi në aktivitetin e organizuar në sheshin qëndror të qytetit Në fjalën e mbajtur përpara qytetarëve fierakë, kreu i AK, Kreshnik Spahiu u bëri thirrje të gjithë të pranishmëve që në 1 Maj të jenë të gjithë në sheshin “Skënderbej” në protestën kundër regjimit Berishian. “Jam këtu për t’ju bërë thirrje të gjithëve ju, që sëbashku me të gjithë shqiptarët e tjerë patriotë të bashkohemi Lexo me teper [...]