ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

Qëndrimi zyrtar i AK-së per zgjedhjet parlamentare 2017.

foto 1a

Qëndrimi postzgjedhor i AK-së: “Fitorja e oligarkisë, fillimi i fundit të tyre”

Pas daljes së rezultatit zyrtar të zgjedhjeve, Aleanca Kuq e Zi në deklaratë për shtyp:

Të nderuar bashkatdhetarë,
Të nderuar bashkatdhetarë,

Farsa elektorale një mujore u mbyll. Për shumë prej nesh rezultati, megjithëse i pritshëm, lë përsëri një shije tepër të hidhur. Kjo jo për faktin se mazhoranca do të jetë edhe për katër vjet të tjera në duart e PS, por për menyrën e shëmtuar se si u bënë pazaret politike midis dy liderëve të PS dhe PD, me qëllim eliminimin e jetës demokratike shqiptare.

Lënia jashtë zgjedhjeve e të vetmes forcë politike që ata as nuk mund t’a blinin dhe as t’a kontrollonin, Aleancës Kuqezi, u shoqërua me një fushatë mediatike të paprecedentë për të krijuar iluzionin që koha e shitjes, e manipulimit dhe e vjedhjes së votës, i përkiste së të kaluarës. Partitë e reja do të kishin shance të barabarta për të hyrë në zgjedhje, pasi kjo marrëveshje e siguronte këtë të drejtë. Për rrjedhojë, askush nuk mund të kontestonte rezultatin.

Sigurisht, kjo farsë nuk kishte për qëllim të gënjente popullin, i cili është bërë ekspert për të dalluar demagogjinë nga e vërteta, por të bindte ndërkombëtarët për legjitimitetin e fitores së diktaturës së re oligarkike.

Të gjitha shkeljet ligjore të hapura (dorëzimi jashtë afatit në KQZ të listave zgjedhore nga PD; thirrjet për angazhimin partiak të policisë nga PS; shtyrjen e afatit të votimit pa një arsye madhore nga PS dhe PD; marrëveshjet dypalëshe për të filluar numërimin e votave me një ditë vonesë në Durrës etj…) do të ishin arsye të mjaftueshme në çdo shtet demokratik, që t’i quanin këto zgjedhje të jashtëligjshme. Tek ne, këto ose kalojnë në heshtje, ose si parregullsi të parëndesishme.

Fatkeqësisht e keqja nuk ndalet këtu. Në situatën e re të krijuar edhe reforma në drejtësi, që me aq bujë është trumbetuar duke krijuar iluzionin se sistemi i ri gjyqësor do të jetë i shkëputur nga politika, mund të kthehet ne nje armë të fuqishme për të eleminuar kundërshtarët politike.

Në këtë moment të jashtëzakonshëm ku demokracia dhe fjala e lirë, janë vënë në rrezik, i bëj thirrje të gjitha forcave demokratike të këtij vendi, të rinjve dhe të rejave, intelektualëve të ndershëm brenda dhe jashtë atdheut, që të mobilizohemi dhe të krijojmë një front të përbashkët, për t’i bërë ballë kësaj tragjedie që na kanoset.
Unë kam besim të patundur se kjo fitore e oligarkisë sot, është fillimi i fundit të tyre !

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen