ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

Fjala e kryetares Lumturi Ratkoceri drejtuar anetareve dhe simpatizanteve te Aleances Kuqezi. “Njerëzit janë të përkohshëm, po kauzat mbeten të përjetshme“

18835048_609088299277433_801441512_n

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Të nderuar anëtare dhe simpatizantë të Aleancës Kuqezi, Të nderuar bashkatdhetarë brenda dhe jashtë atdheut, Të nderuar miq, Dëshiroj t’ju shpreh falenderimet dhe mirënjohjen time të thellë, për urimet dhe mbështetjen tuaj ! Detyra që më keni besuar është një nder dhe një përgjegjësi shumë e madhe. Në këto momente të vështira për ne, anëtaret e Aleancës patriotike Kuq e Zi, kemi nevojë të kujtojmë se përse luftojmë ! Të kujtojmë që kauza jonë, është më e madhe se dhimbja dhe zhgënjimi ynë. Ne humbëm një betejë, më saktë n’a u mohua e drejta legjitime të merrnim pjesë në të, po nuk e kemi humbur luftën. Që kur e filluam këtë lëvizje, ne e dinim dhe ishim të ndërgjegjshëm që rruga jonë nuk do të ishte e lehte dhe mund të plagoseshim përgjatë saj, por si feniksi, gjithmonë do të rilindnim mbi hirin tonë duke u bërë më të fortë. Kryetari dhe themeluesi, atdhetari i flaktë, politikani largpamës, i ndershëm dhe guximtar Zoti Kreshnik Spahiu mori vendimin të japë dorëheqjen nga drejtimi i AK. Kjo nuk është një humbje e madhe vetëm për ne, bashkëluftëtarët dhe anëtarët e AK, Partisë që ai e krijoi dhe udhëhoqi, por është një humbje e madhe për të gjithë jetën politike shqiptare brenda dhe jashtë trojeve shqiptare. Në një vend ku të bërit politikë është kthyer në biznesin më fitimprurës, ku politikanët shiten dhe blihen si bagetitë në pazarin e gjësë së gjallë ; ku ujqërit kanë veshur lekurën e qingjit, ku kriminelët kanë blerë virgjinitetin me paratë e drogës dhe prostitucionit dhe sot i ke në parlament, ku fjala dhe mendimi i lirë janë drejt zhdukjes, sigurisht që Kreshnik Spahiu pengonte. Kreshniku, ngriti zërin në një kohë kur shpresa kishte humbur. Ai u bë zëdhënësi i një brezi që kishte harruar, se të drejtat e njeriut nuk burojnë nga zemërgjërësia e shtetit por nga e drejta hyjnore! Të një brezi që lëngonte, të një brezi që kishte pranuar t’a vidhnin, t’a injoronin, t’a perdornin, por kurrë t’a respektonin! Të një brezi që kishte zgjedhur ikjen, në vend të qendresës! Dhe në këtë luftë të pabarabartë, kundër një sistemi të kalbur, të degjeneruar por, të plotfuqishem, ai arriti të krijonte lëvizjen kombëtare, që do t’i jepte frymëmarrjen dhe sillte shpresën, jetës demokratike shqiptare. Dhe kjo levizje do të mbetet e tillë. Ajo, as nuk do të tjetërsohet dhe as nuk do të shitet , por do të vazhdojë pa kompromis luftën për një shtet të së drejtës ku shqiptarët e bashkuar të jenë Zot në vendin e tyre, ku të fortët të jenë të drejtë, ku të dobëtit të ndihen të sigurt.

“Njerëzit janë të përkohshëm, po kauzat mbeten të përjetshme“

 

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen