ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

Aleanca KuqeZi rrethon Parlamentin me kazanë: Të pastrojmë plehrat e politikës shqiptare.

protesta perpara parlamentit

Qindra aktivistë të Aleancës KuqeZi bllokuan me kazan plehrash hyrjen e parlamentit shqiptar. Protestuesit shpallën “tenderin” e pastrimit të plehrave të politikës në Shqipëri. Në mënyrë simbolike ata hodhën në kazan ministrat dhe deputetët e inkriminuar.

Protesta Kuqezi drejtohej nga Kreshnik Spahiu i cili bëri thirrje:

“Nëse deri në vjeshtë kriminelët nuk zbatojnë ligjin për tu dorëhequr nga qeveria dhe Kuvendi atëhere s’na mbetet gjë tjetër por ti bëjmë thirrje popullit që rebelohet për ti vënë kyçin parlamentit të gangsterëve. Me imoralitetin dhe llumin e tyre ata kanë inkriminuar dhe infektuar gjithë shoqërinë. Ata janë pervers me stafin, me qytetarët me shtetin. Historitë e kokainës së Balilit, brekëve të Shukriut, emrave të Ed-Vinit nuk janë rastësi por fenomeni i historisë së turpshme shqiptare. 100 vjet më parë Kuvendi kishte burra ndërsa sot ka prostituta që ndryshojnë nga 4 emra për tiu fshehur policisë, diplomacisë, bankave, taksave dhe ligjit. Këta s’kanë kriminel ordiner por fundërrinat e kombit shqiptar dhe kanë qelbur mbarë Shqipërinë. Të pastrojmë Shqipërinë nga mbetjet e politikës se janë më kancerogjene dhe mbetjet urbane. Ti djegim plehrat e politikës që ata mos djegin Shqipërinë dhe të ardhmen tone”.

Në fund qindra protestues i vunë zjarrin kazanve që do pastrojnë plehrat e politikë me qëllimin që ata mos të riciklohen sërish.

protesta perpara parlamentit 1

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen