ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

Aktivistet gra dhe vajza te Aleances KuqeZi rrethojnë me ‘brekë’ zyrat e punës: Qeveritarët nuk lexojnë CV-në por kërkojnë seks

15-05-2016

Aleanca Kuq e Zi ka protestuar sot para zyrave të Punës në Tiranë duke marrë shkas nga skandali seksual i ish-kryebashkiakut të Peshkopisë, Shukri Xhelili.

Mbi 100 gra dhe vajza kuqezi me brekë të grisura në dorë rrethuan zyrat e Punës.

Gratë aktiviste të Aleancës Kuqezi hodhën dhjetra breke te grisura ne Zyrat e Punesimit.

Aktivistet Kuqezi deklaruan se Qeveria puneson vetëm vajza te bukura dhe anjë grua mbi 40 vjec nuk punesohet.

Sipas grave kuqezi qeveritarët nuk lexojnë CV por kerkojnë seks.

Më tej, aktivistet deklaruan se vajzat shqiptare janë viktima te qeveritarve brek-grisur

Në mbyllje të deklaratës gratë kuqezi bën thirrje pë rrëzimin e qeveritarëve brekëgrisur dhe milionerë.

 

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen