ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

1000 kuqezi në Tiranë nisin fushatën: “Shqipëria s’po Ndryshon” / Ja strategjia

ridimensionato

Lideri i Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu ka prezantuar sot gjatë një takimi në Akademinë e Arteve manifestin strategjik të alternativave kuqezi për qeverisjen e Shqipërisë. Platforma u publikua para 1000 përfaquesuesve të Asamblesë Tiranës. Mes ovacioneve të shumta Kreshnik Spahiu mbajti një prezantim shumë popullor dhe vizionar.

Kryetari i AK-së, Spahiu, e ka hapur takimin me urimin për besimtarët katolikë për Festën e Pashkëve dhe ka zgjedhur për të recituar disa vargje të poetit kombëtar dhe klerikut At Gjergj Fishta, në të cilat jep mesazhin e një kombi pa ndasi.

“Ani kush, pra me i pri KOMBIT, Ju, do pyka bijtë prej LLOMIT, Që “SHQIPTARË”, vedit i thoni, Jo pse ju shqipninë e doni, As që ndonjë send ju KUPTONI, Ç’është ATDHEU, a ç’është LIRIA, Ç’është Parajsa, apo VLLAZNIA, Ç’është PËRPARIMI apo QYTETARIA”, tha Spahiu.

Më tej, Kreshnik Spahiu prezantoi 10 shkaqet pse Shqipëria s’po Ndryshon dhe 10 diferencat mes vizionit të kuqezive në raport me PD dhe PS që po qeverisin prej çerek shekulli.

Ne, DUAM Shqipëri të bashkuar- Ata të coptuar,
Ne, Mandate të përkohsheme- Ata poste të përjetshme,
Ne, Zgjedhje të lira- Ata shit-blerje vote,
Ne, Emigrantë që zgjedhin- Ata i trajtojnë si turistë
Ne, Shqipërii turistike- Ata konçesion,
Ne, Kthim pronash- Ata pushtim teritoresh,
Ne, Ulje taksash biznesit shqiptar- Ata mbyllje qepenash,
Ne, Garantim kufijsh-Ata trafik droge dhe armësh,
Ne, Zona të lira dhe investime të huaja-Ata burokraci dhe korrupsion
Ne, Shtet të hekurt ligjor-Ata pasiguri për jetën dhe pronën

12718189_1011935968852199_3281841653512292514_n

 

NJË KOMENT

JAM KUQEZI

28/03/2016

arrow

JU UROJME SUKSESE,PASI JU JENI E VETMJA SHPRESE PER KOMBIN.

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen