ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

Aleanca KuqeZi dhe ish të përndjekurit/ Të hapen dosjet e spiunëve dhe agjentëve që na qeverisin

kreshnik

Aleanca KuqeZi prezantoi sot mes qindra mbështetësve dhe në partneritet me lëvizjen e të Drejtave të Mohuara nismën ligjore për Hapjen e Dosjeve të zyrtarëve të Lartë. Intelektualë, artistë, gazetarë, pensionistë dhe ish-të burgosur politik iu bashkuan kësaj nisme.

Gjatë fjalës së tij kreu i Aleancës KuqeZi Kreshnik Spahiu deklaroi: “Shqipëria është i vetmi vend i Europës Lindore që nuk ka hapur dosjet e sigurimit shtetit dhe agjentëve të shërbimeve të huaja. Populli duhet të njoh se kush e drejton dhe kush janë ministrat dhe deputetët. Vetëm hapja e dosjeve pastron shtetin nga qeverisja e duarve të pista. Ende Shqipëria ka ministra dhe deputet që janë emëruar nga Athina dhe Beogradi. Gjermania në vitin 1992 menjëherë pas bashkimit, një ndër ligjet e para që miratoi ishte hapja e dosjeve. Më pas Gjermania pati legjitimitetin e bashkimit kombëtar por edhe atë të drejtimit të Bashkimit Europian. 23 vite të gjithë dështuan të hapnin dosjet dhe tashmë ka ardhur koha që ne mos jemi kombi më i izoluar dhe në errësirë. Ftojmë deputetët e Kuvendit të firmosin dhe të mbështesin këtë projektligj. Në rast refuzimi do kërkojmë referendum popullor. Mos hapja e dosjeve ka shkatëruar demokracitë e brendshme por edhe mbajnë të tërhequara si peng zhvillimet politike. Liderët politik i përdorin njerzit me dosje për qëllimet e tyre”

Gjatë takimit diskutoi dhe kryetari i Partisë së të drejtave të mohuara z.Fatmir Hoxha mbi rëndësinë e bashkimit dhe grupimit të gjithë faktorve anti-komunist në Shqipëri. z.Hoxha paralajmëroi protesta nëse Kuvendi nuk miraton projektin. Edhe intelektual të tjerë si Armir Shkurti, Artur Roshi, Julian Kola, Lumturi Ratkoseri, Selami Jenisheri etj theksuan se kjo është pengu që mban politikën dhe partite.

3 KOMENTE

gazmor prrenjasi

04/06/2014

arrow

quhem gazmor prrenjasi jetoj ne greqi e dua shume shqiperine dhe nuk dua te qeverrisin hajdutet e kriminelet. dua te behem antar i aleances kuq e zi edhe pse jetoj ne greqi e dua shume atdheun tim dhe jap jeten per atdheun. nr im i tel 00306995653890

Filan fisteku

30/08/2014

arrow

Ju lumte duhet ta dime se ku fshihen ata derrat e qelbur.

skender mara

14/12/2014

arrow

Cashtja nuk osht vetem mos hapja e dosjeve qe mas 23 vjetve duket ne plan te dyt por se drejtusit e qeverive qekan qen dhe jon ne pushtetsa nuk e vejn ujtin ne zjarr per kto halle,po shofin vetem interesat vetjake,kan tedrejten me ja shit shpirtin shejtonit vetem qe te pasunohen dhe te kamandojn,sa per shqipni dhe shqiptar nuk i pret barku fare.AK per menimin tem duhet te perqenrohet jo vetem te cashtja komtare por dhe shum ronsishme osht gjendja ekonomike sepse ne fun te funit kur njerzit nuk kan buk nuk osht parsore atdhetarizmi por mijetesa .tung.

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen