ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

Thirrje për protestë: Në 1 Maj AK del në sheshin “Skënderbej” kundër qeverisë

AK-Kreshnik-Spahiu“Jam këtu sot, përpara opinionit publik për t’i bërë thirrje qytetarëve të Tiranës për t’u bashkuar nesër në 1 Maj në protestën kundër regjimit të shtetasit Berisha i cili duhet të përgjigjet për krimet që ka kryer në 23 vitet e fundit.

Aleanca Kuqezi i bën thirrje të gjithë shqiptarëve të bëhen pjesë e kësaj proteste nesër ora 11.00 dhe të gjithë së bashku të marshojmë drejt bunkerit të mafies shqiptare në emër të të papunëve dhe rinisë shqiptare.

1 Maji nuk mund të jetë më një ditë feste ku populli “argëtohet” si në 23 vitet e fundit nën qeverisjen e demokratëve dhe socialistëve. Por 1 Maji duhet të jetë një ditë proteste ashtu sicc ndodh tek të gjithë kombet e tjerë dhe popujt që kërkojnë liri.

Aleanca KuqeZi vazhdon nesër, në 1 Maj, maratonën e protestave për përmbysjen e shetasit Berisha dhe partisë së tij nga pushteti.

Edi Rama nuk mund ta shpëtojë Berishën nga arrestimi. Koha dhe shoqëria kërkojnë ndëshkim dhe drejtësi. Shtetasi Berisha dhe Rama nuk mund të mbajnë njëri-tjetrin përjetë në politikë dhe nuk mund të pengojnë bashkimin kombëtar për të gjithë shqiptarët.

Nesër kuqezinjtë do të jenë në shesh për të treguar “Se nga lufta vec ai largohet që është lindur tradhëtor, kush është burrë nuk frigohet por vjen në shesh si burrëror”.

Dje rilindjes së kufomave iu bashkuan edhe katër fosile. Ato ishin shushunjat që i ishin ngjitur Aleancës Kuqezi. Ndërsa nesër në shesh do të jene mijra dhe ata do të jenë gjaku i ri në Shqipëri për të sjellë një qeverisje KuqeZi”.

3 KOMENTE

qemal

30/04/2013

arrow

forca aleanca kuq e zi keni shum armiq po do fitoni je i madh kreshnik spaiu

kujtim

04/05/2013

arrow

Po ndonje aleance per ata qe humben parate ne firmat piramidale a do te krijohet ndonjehere si aleanca me e madhe me 1,600 000 anetare ne Shqiperi dhe te dale ne shesh ?

kujtim

04/05/2013

arrow

Po ndonje aleance per ata qe humben parate ne firmat piramidale a do te krijohet ndonjehere si aleanca me e madhe me 1,600 000 anetare ne Shqiperi dhe te dale ne shesh ?

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen