ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

Takim Arvizu-Spahiu në Tiranë

spahiu arvizuAmbasadori amerikan, Aleksandër Arvizu dhe kryetari i Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu janë takuar 2 ditë më parë në ambjentet e një lokali në Tiranë. Takimi vjen një muaj pas zgjedhjeve parlamentare, ku AK-ja nuk arriti të përfaqësohej në Kuvend me deputetë, megjithëse mori mbi 10 mijë vota. 
Nuk dihet ç’është biseduar në tryezën “kokë më kokë”, por situata aktuale politike duhet të ketë qenë në fokusin e takimit. Po kështu, fokusi patriotik i AK-së ka qenë gjithnjë në vëmendjen e amerikanëve dhe ambasadorëve të Bashkimit Europian në Tiranë. AK-ja ka paralajmëruar se pas zgjedhjeve të 23 qershorit do të depozitonte kërkesën e saj për referendumin e bashkimit Shqipëri-Kosovë.

Aleanca Kuqezi konkurroi e vetme në zgjedhjet e fundit parlamentare dhe ende nuk është bërë e ditur se ç’qëndrim do të mbajë kundrejt qeverisë “Rama- Meta” dhe nëse do të ndryshojë raporti i saj me Partinë Demokratike pas dorëheqjes së Berishës dhe ngjitjes në krye të opozitës së kryebashkiakut Lulzim Basha.

NJË KOMENT

Micheal

02/07/2014

arrow

.

good.

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen