ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

Spahiu: Rama ‘kujdeset’ për kuqezinjtë, ndërsa tre deputetët e tij mbajnë Berishën në pushtet.

AK-Kreshnik-SpahiuTIRANË – Kreu i Aleancës KuqeZi Kreshnik Spahiu doli në një deklaratë për shtyp, ku ka reaguar ndaj bashkimit me Partinë Socialiste të disa të larguarve nga AK dhe ndaj bërjes lajm të kësaj të fundit nga kreu i PS, Edi Rama. Spahiu ka akuzuar kryetarin e PS se “po luan lojën e kryeministrit Berisha”

“Me parimin ‘përça e sundo’ Edi Rama po luan shumë mirë lojën e të ndjerit Berisha. Ka marrë përsipër të mbledhë pesë vota kuqezi apo 200 vota socialishtësh të integruar. Ai duhet t’i japi shpjegim të gjithë shqiptarëve pse bën sikur kujdeset për kuqezinjtë për t’i marrë ata në rilindjen e kufomave dhe nuk bën kujdes për deputetët socialistë në grupin e tij parlamentar, ku tre deputetë socialistë po mbajnë në këmbë qeverinë e të ndjerit Berisha. Sot i ndjeri Berisha do kishte vdekur politikisht së bashku me qeverisjen e tij nëse deputetët socialistë nuk do të ishin pjesë e koalicionit të tradhëtarëve. Me gjithë sondazhin e sponsorizuar prej tij, Edi Rama ka humbur qetësinë. sepse ende pas tetë vitesh në opozitë, ai është në minorancë dhe partia e tij del e dyta. Me gjithë sondazhin e sponsorizuar prej tij ai është i pa shpresë për të ardhur në pushtet dhe kjo është një fatkeqësi për kombin, kjo është një fatkeqësi për popullin shqiptar”, deklaroi Spahiu

 

2 KOMENTE

Gentian

18/05/2013

arrow

Ka ardhur koha qe edhe pse Aleancakuqezi po sulmohet nga subjektet e medias, te percjelli mesazhin ne menyre sa me te afert me popullin kuqezi!

Thea

05/10/2014

arrow

Abaz Kupi, Muharrem Bajraktari dhe Bahri Omari jane figura te nbrpekemeura gjate 50 viteve. Ekziston nje repertor i gjere epitetesh negative te sajuar nga regjimi mbi personazhe te tilla.Mendoj se qellimi kryesor i propozimit te tyre eshte pikerisht persekutimi i padrejte. Ndersa, nga ana tjeter, Nikolle Kae7orri nuk ishte ne listen e zeze te komunizmit, megjithese mbahej ne hijen e kujteses. Njezet vitet e fundit eshte bere mjaft ne funksion te respektimit te plote te kesaj figure te rendesishme. Sikur Leles do t’i interesonte seriozisht objektivizmi atehere duhet t’i shtone listes te pakten edhe emrin e Vehbi Dibres, por duke qene se ai e shikon Evropen permes dritareve te Shen Pjetrit natyrisht qe nuk do te presim me teper. Shtojme ketu edhe faktin komik qe Lela krahason Kadarene me Skenderbeun duke u nisur nga titulli Atlet i Krishtit qe te Kadare shnderrohet ne Eunuk i haremit te rradhes . Nga ana tjeter, ne kete shkrim Xhufi nuk duket i angazhuar fetarishr, porse vahzdon me kokefortesi te mbroje disa mesime historie te shkollave 8-vjee7are te kohes se Xhaxhit. Ai akoma mendon se Shen Naumin ishte thjesht akt tradhetie. Atehere, e7fare duhet te themi per Skederbeun qe tregtoi Krujen tek Napoli apo per nje rroge vjetore disa rrethina te Shkodres tek Venediku? Sikur te mos ishim i vetmi vend i fshatit ballkanik qe nuk guxon akoma te kritikoje heroin kombetar, megjithese jemi vendi qe me shume se te tjeret perjashto Slloveni e Kroaci pretendon se i perket kultures perendimore, Xhufi nuk do te kishte as material racional per t’iu qasur historise ne ate menyre.Une nuk e di te kete ndonje historian italian te niveleve oborrtare , si Xhufi, qe konsideron kalimin e Nices (vendlindja e Garibaldit) dhe Savojes (prejardhja e familjes mbreterore italiane) nen suzerenitetin francez si tradheti e Kavurit, Garibaldit dhe Viktor Emanuelit. Per sa i perket figurave te tjera qe ai promovon duhet thene se e meritojne panteonin mitologjik, edhe pse Vaso Pasha adhurohet tashme prej dekadash: eshte si te thuash Ismail Qemali. Sic duket beu qe nuk i pelqen Xhufi eshte akoma Ahmet Zogu, megjithese ta cilesosh Zogun si osman eshte sikur te thuash se Kadare eshte musliman. Nese e shqetesojne titujt, edhe tek lsita e Xhufit ka nje pasha e nje bej. Dy me te neperkemburit e asaj liste ne te gjitha regjimet jane Hasan Prishtina e Ndre Mjeda, ku i pari, nese nisemi nga perceptimi klasik i shqiptarizmit, perben mbase te vetmin misherim te idealeve shqiptariste tek nje intelektual i atyre viteve.

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen