ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

Spahiu: Më 7 prill për të burgosur Berishën, opozita të braktisë Kuvendin

TIRANË – Aleanca KuqeZi mblodhi të Premten Këshillin Kombëtar në prag të protestës së 7 Prilli ku u diskutua programi dhe strategjia për këtë organizim. Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar ishte i pranishem Kryetari i Aleancës KuqeZi Kreshnik Spahiu i cili tha se më 7 prill kuqezinjtë do të kërkojnë burgimin e Berishës dhe jo dhunimin fizik te tij dhe për këtë arsye kryetari Spahiu i bëri thirrje Policisë së Shtetit dhe Gardës së Republikës të mos pajisen me armëet e shërbimit. Më tej kreu i AK tha:

“Aleanca KuqeZi I kërkon policisë së shtetit dhe gardës së Republikës që të mos pajiset me armatim sepse nuk kanë se kë ruajnë fizikisht pasi qëllimi i protesët është vënia para drejtësisë dhe dërgimi në burg i shtetasit Berisha dhe jo dhunimi fizik i tij.  Për këto arsye mbajtja e armatimeve të lehta apo të rënda do të ishte i pajustifikushëm dhe me kosto të lartë financiare për shtetin. Aleanca KuqeZi i kërkon policisë së shtetit që të mos jetë në bulevardin dëshmorët e kombit ku ka qytetarë të ndershëm dhe paësor por të vazhdojë punën e saj rrugëve të Shqipërisë ku kryhen qindra krime cdo ditë.  Aleanca Kuqezi duke patur si prioritet në rradhë të pare mbarevajtjen e këtij tubimi si dhe sigurinë e qytetarëve dhe të objekteve që ndodhen përgjatë intinerarit të parashikuar ka ngritur një grup pune për të planifikuar dhe ndjekur masat e nevojshme për sigurinë e këtij aktiviteti. Aleanca KuqeZi i konsideron zyrat dhe godinat të shqiptarëve dhe jo pronë të shtetasit Berisha dhe ka prirjen ti mbroj ato nga cdo dëmtim. Duke ritheksuar edhe një herë prioritetin që Aleanca Kuqezi ka për sigurinë dhe mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, Aleanca Kuqezi kërkon bashkëpunimin tuaj për të koordinuar masat e përbashkëta dhe të nevojshme për realizimin e plotë dhe të suksesshëm të protestës.  Aleanca KuqeZi ka besimin se Ju jeni në mbrojtje të shtetit dhe shqipëtarve.”

2 KOMENTE

Albani

30/03/2013

arrow

O Hallall ju kofte bre Aleanca Kuq e Zi!,shpresoj ta keni popullin mas vete,edhe do ta keni,por jo ne mase shume te madhe.
Per me rrexu shtetasin Berisha nga Pushteti,menyra ma e lehte eshte,Bashkohuni krejt Opozita behuni bashke dhe ne Vend do ta rrexoni,se si te rrexohet Shtetasi Berisha ne Shqiperi,me lehte e kemi dhe ne ne Kosove ta rrexojm Shtetasin Thaçin.

Se bashku drejt aspirates Shekullore Kombetare.
ReaLizimin e Enderres Shqiptare.
Kete Enderr Do Ta Bejme ReaLiTeT
Me Aleancen Kuq e Zi,dhe Levizjen Vetevendosje! te BASHKUAR Perjete.

Rrnofte Populli Shqiptar,Patriot e me Zemer Bujar.
Rrnofte Aleanca Kuq e Zi!
Rrnofte Levizja Vetevendosje!
Rrnofte Kreshnik Spahiu
Rrnofte Albin Kurti

Rrnofte Shqiperia Etnike me mbi 111.000 km2.

Shqiperi EtniKe Pergjithmone.

drini

07/04/2013

arrow

te gjithe ne tirane

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen