ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

Spahiu: Aleanca KuqeZi forca e parë politike në Tiranë më 23 Qershor

TIRANË – Të Dielën, më datë 24 Mars 2013, Aleanca KuqeZi ka zhvilluar Kongresin e Tiranës në Pallatin e Kongreseve. Në fajlën e tij përpara qindra mbështetësve kuqezinj,Lideri I Aleancës KuqeZi,Kreshnik Spahiu u shpreh se :

“Ajo që e dallon linjën dhe politikën tonë patriotike nga ajo e fashistëve qofshin këta rajonalë apo më gjerë janë disa tipare thelbësore, të cilat janë demonstruar jo vetëm në programin tonë politik por edhe në qëndrimet tona. Për ne parimi i vetë vendosjes së kombeve është një ndër parimet kryesore i cili duhet të respektohet dhe të mbrohet me argumente.Nëse koncepti i patriotizmit është thelbi i programit dhe qëndrimit tonë politik, për ne ky koncept nuk është një nocion i shkëputur nga realiteti.Për ne, forcimi i ndërgjegjes dhe sjelljes patriotike është mundësia që të garantojmë sigurinë dhe të ardhmen tonë dhe të fëmijëve tanë” .

Duke u ndalur ne planin ekonomik, z.Spahiu ka deklaruar se : “Ekonomia shqiptare ka nevojë për një strategji gjithëpërfshirëse në mënyrë që duke vënë në eficensë burimet tona kombëtare të arrijë të prodhojë rritje të punësimit e bashkë me të edhe të mirëqënies. Në dallim nga debati që bëjnë dy partitë e vjetra, ne mendojmë se vendi ka nevojë për një strategji të diversifikuar. Po t’i referohemi debatit për sistemin fiskal ne mendojmë se ai nuk duhet të ndalet vetëm në elementët e politikave sasiore ekonomike që kanë të bëjnë me sistemin.Për ne sistemi actual,ky I taksës së sheshtë ka dështuar për arritjen e qëllimeve që u implementua.Prandaj,ne jemi për rishikimin dhe futjen e një sistemi fiscal me disa shkallë,ku të ketë një ndarje dhe përcaktim të qartë të barrës që do mbajnë individët dhe bizneset në buxhetin e shtetit”.

Kryetari I AK ka ftuar te gjithë qytetarët e Tiranës të bashkohen me Aleancën KuqeZi më 7 Prill për të larguar nga froni shtetasin Sali Berisha. “7prilli është dita e cila do të sjelli pranverën shqiptare. Mëngjesi i 7 Prillit do të jetë një fllad kuqezi për të sjellë dallëndyshet që ndryshojnë stinët dhe ogurin e mirë të përmbysjes së perandorisë mafioze të perandorit më të urryer të shqiptarëve.Ejani të gjithë atje në sheshin e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti që të shpëtojmë Shqipërinë nga pushtuesi i teritoreve dhe lirive tona.Unë do tė jem atje dhe mijëra flamuj kuqezi në duart tuaja do të shkojnë për të rrethuar perandorin, por këtë rradhë populli nuk duhet të shohë nga shkallët e amfiteatrit arenën se si perandori largohet me turp por duhet tė bëhet pjesë e kësaj pranvere kuqezi” . – përfundoi fjalën e tij Kreshnik Spahiu.

Gjatë këtij aktiviteti edhe Kryetari I Tiranës I Aleancës KuqeZi, Rezar Balla në fjalën e tij ka deklaruar se : “Me votën kuqezi nuk ka pazar.Ne ju kemi dhënë besën dhe ju duhet të na besoni.Ne me punën tonë duhet t’I tregojmë bashkëqytetarëve tanë shqiptarë se Shqipëria bëhet dhe ne do ta bëjme duke bashkuar forcën e dijes,fuqinë e zërit,zemrat tona rreth lëvizjes patriotike KuqeZi,së cilës pushtetarët e sotëm I tremben shumë.Nga sot na ndajnë vetëm 90 ditë nga përballja me krimin,mashtrimin dhe dhunimin e identitetit të shqiptarëve.Në këto 90 ditë ne do të luftojme t’u prishim gjumin e të jemi mankthi I tyre.Në këto 90 ditë Tirana,kryeqyteti ynë I dashur do të jetë fuqia motorrike që do të burojë si lumi I rrëmbyeshëm që do të sjellë fitoren e ëndërruar” .

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen