ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

Spahiu: AK aleancё me popullin shqiptar pёr tё fituar nё 23 Qershor

IMG-20130427-00514FIER – Në vijim të protestave anti-qeveritare në të gjithë Shqipërinë, Aleanca KuqeZi është ndalur këtë të shtunë në qytetin e Fierit. Lideri i AK, Kreshnik Spahiu, i shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm Pashaj dhe Sekretari Për Çështjet Ndërkombëtare Bashkurti, u pritën nga qindra mbështetës kuqezi në aktivitetin e organizuar në sheshin qëndror të qytetit Në fjalën e mbajtur përpara qytetarëve fierakë, kreu i AK, Kreshnik Spahiu u bëri thirrje të gjithë të pranishmëve që në 1 Maj të jenë të gjithë në sheshin “Skënderbej” në protestën kundër regjimit Berishian.

“Jam këtu për t’ju bërë thirrje të gjithëve ju, që sëbashku me të gjithë shqiptarët e tjerë patriotë të bashkohemi në1 Maj në Tiranë, në sheshin “Skënderbej” kundër shtetasit Berisha, regjimi i të cilit nuk la pasuri kombëtare pa shitur. Aleanca KuqeZi dhe të gjithë shqiptarët e ndershëm, në 1 Maj do të jenë atje, përpara kryeministrisë, për të vazhduar protestat kuqezi kundër kësaj qeverie e cila ka për ves shitjen e pasurive kombëtare dhe jo shërbimin dhe përkujdesjen ndaj qytetarëve të saj. Ne atë ditë duhet të jemi të gjithë bashkë, në ditën e rrëzimit të sistemit Berishian dhe çlirimit të demokracisë”, tha Spahiu gjatё fjalёs sё tij.

Mes qindra mbështetësve dhe përkrahësve fierakë, kreu i AK Kreshnik Spahiu sqaroi arsyet e mos arritjes së marrëveshjes parazgjedhore me Partinë Socialiste. “Nuk ka as më të voglin dyshim se Aleanca KuqeZi është partia e vetme reale opozitare në vend. Është e vetmja parti qëka guxuar të zhvillojë protesta e manifestime anti-qeveritare thuajse në të gjithë Shqipërinë brenda pak muajve. E keni vënë re dy partitë e mëdha, që pas 23 qershorit do jenë të vogla, sesi akuzojnë njëra-tjetrën si “krijuese” te Aleancës KuqeZi? E gjitha kjo vjen si pasojë e faktit se Aleanca KuqeZi nuk u bë palë e asnjë interesi të ngushtë personal por zgjodhi t’i drejtohet sovranit me flamurin shqiptar dhe jo nën hijen e flamujve rozë apo bardheblu që kanë marrë peng Shqipërinë prej 23 vitesh. Partia Socialiste refuzoi arrestimin e shtetasit Berisha pasi lideri i saj Edi Rama ka bërë marrëveshje për të mos e arrestuar këtë shtetas. Ftoj Edi Ramën të tregojë marrëveshjen me të pandehurin Berisha.Këta dy shtetas janë autorë të Gërdecit, 21 Janarit, Kodit Zgjedhor. Partia Socialiste refuzoi bashkimin Shqipëri-Kosovë. Garantoj shqiptarët se Qeveria e ardhshme KuqeZi do të jetë pa ministrat e qeverisë Berisha. Nuk ka asnjë forcë tëndalë vrullin e uraganit kuqezi, as Berisha dhe Rama te cilët mund të jenë padronë të partive të tyre por jo të elektoratit shqiptar”, deklaroi Spahiu.

Në mbyllje, lideri i AK, Kreshnik Spahiu u bëri thirrje qytetarëve fierakë dhe të gjithë Shqipërisë që pas 23 vitesh ka ardhur koha që shqiptarët të votojnë alternativën e qëndrës Kuqezi.

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen