ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

Spahiu: 6 kushtet e Aleancës KuqeZi për paktin Kombëtar

kreshnik spahiu 15TIRANË – Kryetari i Aleances KuqeZi z.Kreshnik Spahiu bëri sot publike përmes një deklarate për shtyp, gjashtë kërkesat zyrtare të forcës politike që ai drejton lidhur me koalicionet e mundshme parazgjedhore me partitë anti-qeveritare. Gjatë komunikimit me mediat, për të qenë transparent edhe me opinionin publik, zoti Spahiu tha se kërkesat e Aleancës KuqeZi nuk janë pazare politike, por standarde morale, politike, etike, ligjore dhe kombëtare për të cilat AK është e vendosur të mos lëshojë. Aleanca KuqeZi dënon ashpër çdo spekulim mediatik të lëshuar në këto orë vendimtare për bashkëpunimin e forcave opozitare, qëllimi i të cilave është largimi njëherë e përgjithmonë i shtetasit Berisha. Kryesia e Aleancës KuqeZi e vlerëson këtë moment si nga më të rëndësishmit për bashkimin e forcave brenda radhëve të saj në betejën historike kundër regjimit mafioz, çdo spekulim mediatik, tendencioz nuk i shërben qëllimit opozitar dhe as nuk do të mund dot të dëmtojë fuqinë e Aleancës KuqeZi.

 Në emër të Aleancës KuqeZi dhe mbështësve të saj i drejtohem të gjitha partive politike që kërkojnë bashkëpunimin me këtë levizje që kërkesat dhe standardet që kërkojmë të rivendosim kushtëzohen nga një pakt kombëtar politik dhe historic, i cili duhet të përmbajë:

1-      Rikonfigurim të të gjithë mekanizmit elektoral, duke përfshirë kapacitetet njerëzore dhe ekspertët e propozuar nga Aleanca KuqeZi në të gjitha nivelet e komisioneve zgjedhore duke filluar nga KQV, KZAZ, grupet e numërimit dhe deri në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve. Kjo është e vetmja garanci për të siguruar votën e lirë dhe të barabartë të të gjithë shqiptarëve.

2-      Marrëveshje politike dhe elektorale për hapjen e debatit mbi ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe kodit elektoral, nga sistem propocional rajonal në sistem kombëtar ose të korrektuar.

3-      Marrëveshje politike për miratimin e një strategjie dhe platforme për heqjen e kufirit dhe doganave mes dy shteteve shqiptare, Shqipëri – Kosovë, si dhe heqjen e çdo barriere tjetër që pengon unifikimin kombëtar.

4-      Marrëveshje politike për të standardizuar demokracinë parlamentare apo pushtetin qëndror dhe lokal nëpërmjet kufizimit të mandateve politike jo më shumë se dy mandate për çdo drejtues politik, kryeminister, kryetar partie, deputet, ministra, kryetar bashkie etj.

5-      Reformë Kushtetuese në sistemim e drejëtsisë duke hequr të gjitha pengesat politike për dorëzimin, kallzimin, hetimin dhe ndëshkimin e çdo zyrtari të lartë politik duke filluar nga kryeministri aktual.

6-      Marrëveshje politike për ndarjen e tre pushteteve dhe pavarësinë e tyre duke filluar nga ndarja  parlamentit me qeverinë ku asnjë ministër të mos jetë deputet.

Aleanca KuqeZi i fton të gjitha partitë politike të spektrit opozitar që në këto orë që kanë mbetur të shqyrtojnë me gjakftohtësi këtë marrëveshje si një manifest i një ndryshimi historik për të ardhmen e mbi 10 milionë shqiptarëve në rajon.

“Kjo është kontrata që AK ka me Shqipërinë dhe shqiptarët dhe nuk tërhiqemi nga asnjëra prej kërkesave, të cilat ndryshe nga çdo parti tjetër politike nuk janë pretendime për të marrë karrige pushteti, por janë për të ndërtuar një Shqipëri tjetër”, theksoi Z. Spahiu

“Në këto orë që kanë mbetur ne i presim partitë opozitare t’i bashkohen  Aleancës KuqeZi në nëshkrimin e këtij pakti kombëtar, në të kundërt bëj me dije se kemi zgjedhur një koalicion tjetër,  i cili është  Aleanca me popullin shqiptar”, theksoi Kreshnik Spahiu.

Aleanca KuqeZi deklaron se ka qenë, është dhe do të mbetet besnike e kauzës patriotike të përmbysjes së sistemit të vjetër politik dhe realizimit të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme , e për këto arsye nuk bën pazare me këto parime për karrige deputetësh apo ministrash.

4 KOMENTE

Reinald

23/04/2013

arrow

Forca Kreshnik 🙂 Aleanca kuq e zi 🙂

defrim qoku

23/04/2013

arrow

rendesi ka qe zgjedhjet te jen te lira e te ndershme le te fitoj kush e meriton nga populli votata e popullit tregojn kushdrejton ma mir shqiperin se pra zgjedhjeve te gjith partit po itregojn popullit peralla populli din te vendos kush mund ta udheheq ma mir

dardan

24/04/2013

arrow

mendimi im esht se nese nuk mundeni me u marr vesh me keto kushte me opositen ne pergjethsi ather barem me frymen demkratike nen utheheqjen e bamir topit te jeni se bshku sepse te dyja bashk besoj qe dote keni mundsi qe te beni me shum ndryshime per vendin ne te mir me repekt.

Flainy

05/10/2014

arrow

I lexoj me interes dhe vejednme editorialet tuajo jo vetem per bukurin e te shprehurit por mundohem te kuptoj programin qeverises te opozites. Nga profesioni jam kimist pra me afer ambjentalisteve te cilet me shume duhet te kishin reaguar nepermjet medias e protestave jo vetem per kete ligj por per gjithe s ,.hkaterrimin e vendit Ne kemi nje vend te vogel por zoti na e dhuroi ne nje pozicion te mbrekullushem. Ne kemi pak toke buqesore dhe ruajtja e saj dhe prodhimet bio do te perbenin nje avantazh per turizmin Analiza qe ju beni eshte e plote ,shpreh mendimin se ato do te perbenin nje prioritet ne hartimin e programit qeverises te opozites.Persanolisht kam besim tek juve se e kam pare trasformimin qe i bete tiranes Ju jepni fakte dhe pergjegjes dhe shpresoj qe kur opozita te vij ne pushtet te mos ndodhe ajo qe ndodhi midis Berishes dhe Nanos

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen