ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

SONDAZHI i dytë i Kult: AK 15%, çelës i rotacionit politik

Fondacionit KULT me qendër në Tetovë ka publikuar sondazhin e dytë në lidhje me pikëpamjet e shtetasve shqiptarë rreth bashkimit kombëtar dhe përkrahjen e elektoratit për partitë e ndryshme politike të vendit.

Ky sondazh tregon se 75% e votuesve që banojnë në Shqipëri e kanë ndarë mendjen se për cilën parti do të votojnë dhe 41.2% e atyre qe e kane ndare mendjen, do të votjnë për PS-në, 30.1% për PD-në, 14.9% për AK-në dhe pjesa tjetër për parti si FRD, LSI, etj.

“Nga data 22-31 janar, zhvilluam sondazhin e dytë të opinionit publik në Republikën e Shqipërisë, në lidhje me pikëpamjet e popullsisë në moshë madhore rreth bashkimit kombëtar dhe përkrahjen e elektoratit për partitë e ndryshme politike të vendit.

Kampioni i sondazhit u përbë prej 1200 të intervistuarve dhe u përzgjodh në dy faza: 1) Me përzgjedhje të rastësishme u përcaktuan 100 qendra votimi të shpërndara në krejt vendin; 2) Për çdo qendër votimi u përzgjodhën rastësisht 12 shtetas të moshës madhore. Intervistat u kryen faqe-më-faqe në shtëpitë e të intervistuarve. Për intervistim, u përzgjodh anëtari i familjes që kishte datëlindjen më të afërt me datën e intervistimit, për të arritur një kampion me shpërndarje sa më përfaqësuese të moshave.

Marzhi i gabimit statistikor për këtë kampion është +/- 3.1%,” thanë përfaqësuesit e fondacionit Kult.

Nga sondazhet e Fondacionit KULT dhe nga sondazhe të tjerë që janë publikuar deri më sot, duket se AK-ja është çelsi i rotacionit politik nëpërmjet zgjedhjeve. PS-ja duket se mbetet në kuotën që arriti në vitin 2009 (41%) dhe e vetmja parti tjeter opozitare ndaj pushtetit të Berishës me peshë duket se është AK-ja, e cila në sondazhe të ndryshme varion në kuotat 9-15%.

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen