ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

Situata në Preshevë, AK: Ku fshihet shtetasi Berisha që do mbronte shqiptarët nga Presheva në Prevezë

AKTiranë – Paraditen e datës së sotme,17 janar 2013, Aleanca KuqeZi ka shprehur shqetësim për tensionet politike të përkeqësuara në Luginën e Preshevës dhe rezoluta famëkeqe e Parlamentit Serb për shndërrimin e Veriut te Kosovës në “Republika Serbska”. Këto zhvillime po ndodhin vetëm pak ditë përpara takimit të pritshëm midis dy kryeministrave të Serbisë dhe Kosovës, Dacic dhe Thaci.

Në një deklaratë për shtyp Prof. Dr. Maks Qoku është shprehur se : “Aleanca KuqeZi kërkon të dijë se ku është fshehur shtetasi Berisha i cili trumpetoi një muaj më parë se do mbrojë Shqipërinë etnike nga Preveza në Preshevë. Ai po dhunon detyrimet kushtetuese që rrjedhin nga neni 8 i ligjit themeltar “për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve kudo që jetojnë” .

Aleanca KuqeZi, si një forcë politike konstitucionaliste, konstruktive e thellësisht demokratike u kujton autoriteteve të larta të Beogradit se po shkelin në mënyrë flagrante këto akte juridike që i kanë firmosur e ratifikuar vete, i kanë shndërruar në pjesë të së drejtës së brendshme dhe janë të detyruar përpara opinionit vendor e ndërkombëtar t’i respektojnë:

1.      Republika e Serbisë po shkel “Konventën e Kombeve të Bashkuara për luftën kundër gjithë formave të diskriminimit, racizmit dhe të ksenofobisë” .

2.      Republika e Serbisë po dhunon haptazi “Kartën Evropiane të të Drejtave të Njeriut”, që është arritja më e madhe e Traktatit të Lisbonës së Bashkimit Evropian .

3.      Republika e Serbisë po injoron “Konventën e Këshillit të Evropës për të Drejtat e Komuniteteve Pakicë”;

4.      Republika e Serbisë po shkel haptazi “Konventen për Autonominë e Qeverisjes Vendore të Këshillit të Evropës”, që vepron në kuadër të “Kongresit të Autoriteteve të Qeverisjes Vendore të kësaj Organizate .

Z.Qoku deklaroi gjithashtu se : “Aleanca KuqeZi u bën thirrje të përsëritura Qeverive në Tiranë dhe Kosovë që të ndërmarrin veprimet e veta politiko-diplomatike, bazuar në aktet juridike të lartpërmendura për të mbrojtur popullin shqiptar në Luginën e Preshevës, historinë, vlerat dhe kontributet e tij në trojet e veta etnike” .

Aleanca KuqeZi apelon tek Kombet e Bashkuara, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, NATO, BE, Këshillin e Evropës, OSBE- që së bashku me shtetet demokratike fqinje të rrisin presionin demokratik mbi Republikën e Serbisë, me qëllim që të parandalojnë situata të destabilizuara e të rrezikshme në marredheniet shqiptaro-serbe në nivel Ballkanik.

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen