ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

Protesta e 1 Majit, Spahiu: Pas 23 Qershorit qeveria do të ketë ngjyrat e flamurit

“Sot kemi ardhur me një dhuratë të vecantë për atë. Kemi një antiplumb. Kemi sjellë një dhuratë për këtë njeri, për shtetasin BerishaI cili që nga sot është i ndjeri Berisha sepse për shqiptarët ky njeri ka vdekur politikisht. Sot ne jemi këtu, që në emër të kuqezinjve tja dorëzojmë në zyrë shteasit Berisha dhe tit hemi që në 23 Qershor nuk do ketë asnje antiplumb që nuk shpohet nga votat e kuqezi. Ne do ta shporrim atë.

Të nderuar miq më lejoni që përpara se të fillojmë këtë maratonë kuqezi me mesazhin për të gjithë shqiptarët në këtë rrugë të cilën ne e kemi filluar të vetëm, ashtu sic lindëm sepse vetëm ishte dhe flamuri ynë kuqezi kur u mblodhën të gjithë shqiptarët. Më lëjoni që në emër tuaj tja lej në zyrën e tij këtë antiplumb duke I kujtuar që nga populli I tij nuk shpëton dot. Koha për ndëshkim po afron, 23 qershori është shumë I afërt. Nga arresti dhe nga prangat ty nuk të shpëton dot as Edi Rama dhe askush tjetër.

Të nderuar aktivistë kuqezi, 1 Maji shënon lirinë dhe fillimin e fushatës elektorale të një maratone e cila ndryshe nga të gjitha partitë e tjera nuk do të jetë luksoze, ajo nuk do të jetë në ekranet e televizioneve te majta apo të djathta, ato ne na e kanë mbyllur. Nuk do të keni mundësi të më shikoni në asnjë television. Nuk do të keni mundësi te ndiqni aktivitetet e Aleancës KuqeZi nëpër gazeta. Por ne do të na gjeni kudo, në rrugë sepse ne nuk kemi nevojë për antiplumb si I ndjeri Berisha. Ne jemi mes jush. Ne jemi Aleanca KuqeZi.

Sot, ne nisim këtë fushatë, nisim fushatën e kuqezinjve me një devizë dhe një mission për rotacionin politik dhe për të përmbysur regjimin politik më të urryer të të gjitha kohërave. Ne jemi sot këtu, ashtu sic e nisëm dy vjetë më parë me kauzën tonë për bashkim kombëtar, në kauzën tonë për realizimin e aspiratës për bashkimin e shqiptarëve. Ne sot jemi të gjithë sëbashku për të ndërtuar një shtet të fortë, një shtet ligjor, një shtet juridik. Ne sot jemi të gjithë sëbashku për të nisur një mision nga I cili nuk mund të largohet askush. Ne sigurisht që jemi ndryshe nga cdo kush. Në vargjet e himnit ne nuk kemi zgjedhur ato vargje sic I ka zgjedhur cdo parti. Prej lufte vec ai largohet që është lindur tradhëtor, kush është burrë nuk frikesohet por vdes por vdes si një dëshmor.

Aleanca KuqeZi vjen në këtë fushatë si një lëvizje e cila ka një qëllim dhe një synim, të pastrojë elitën politike shqiptare  nga fundërinat, nga mbetjet, ta pastrojë nga e gjithë mafia, e kuqe apo blu. Ne jemi lëvizja e qëndrës. Ne jemi levizja e cila do të sjelli natyrisht ngritjen e ndjenjës kombëtare. Sigurisht ne do të forcojmë bazat e një ekonomie nacionale, ne do të rrisim tregun. Ne do të vijmë për të kufizuar mandatet politike. Ne patëm vullnetin dhe maturinë që të hyjmë në negociata dhe bisedime por tashmë ne kemi të qartë devizën tonë ashtu sic lindëm dy vite më parë. Ne lindëm në kauzën tonë për mbrojtjen e detit një nga perlat e mesdheut ku heroi ynë kombëtar Prof.Dr Myslym Pashaj mbrojti dhe mundi dy shtete, dy qeveri. Ne përulemi përballë kësaj kauze. Ashtu sic lindëm përballë kauzës dhe revanshit të nacionalistëve dhe ultra shovinistëve grekë të cilët kërkonin të ndryshonin etninë dhe kombësinë e shqiptarëve. Kërkonin një regjistrim popullsie me baza etnike dhe fetare e cila në fushatën e cila drejtohej nga partia e Dules, partia etnike greke dhe gjithe organizatat e “vorio epirit”.  Në këtë udhë ne jemi të qartë për ndarjen e pushteteve mbi një sistem dhe model amerikan, mbi standartet europiane sepse kuqezinjtë kanë një qëllim që të bashkojnë të gjithë shqiptarët rreth flamurit kuqezi, rreth simbolit dhe të shkojmë të bashkuar në Bruksel. Të shkojmë të gjithë së bashku në këtë mission historic të cilin na e kanë besuar shqiptarët. Ne patëm vullnetin që të kërkojmë zbatimin e këtyre parimeve dhe standarteve por ne na refuzuan, nuk na pranuan sepse ne nuk mundet që pa lindur ende të bëheshim pis në rrugën tonë. Për këto arsye ne vimë me një qëllim. Ne vimë me një objektiv të qartë për përmbysjen e regjimit të të ndjerit Berisha. Por unë jam sot këtu për tju premtuar Ju dhe të gjithë shqiptarëve se ne nuk kërkojmë të heqim të ndjerin Berisha dhe të sjellim në pushtet kufoma të tjera. Kufomat e kanë vendin tek kufomat. Ne vimë me premtimin se në 23 qershor mandatet e Aleancës KuqeZi do të jenë përcaktuese. Ato nuk do të shkojnë për të ndjerin Berisha dhe të ndjerën Parti Demokratike. Por ne premtojmë se mandatet e Aleancës KuqeZi nuk do të shkojnë as për Edi Ramën kryeministër. Mandatet e Aleancës Kuqezi do të jenë për një qeverisje vetëm KUQEZI. Pa ministrat e shtetasit Berisha, nga cilido krah qofshin ata, te majtë apo të djathtë. Ne jemi sot këtu për të marrë bekimin e prindërve tanë, bekimin e rinisë shqiptare sepse Aleanca KuqeZi është një aleancë ndryshe, me simbolet kombëtare. Ne nuk jemi aleanca e Gerdecit ku I ndjeri Berisha e shkaktonte dhe Edi Rama e mbulonte.  Ne nuk jemi as aleanca e 21 Janarit, ku I ndjeri Berisha I vriste dhe Edi rama I mohonte gjakun heronjve të atdheut. Ne kemi besimin se jemi shqiponjat që fluturojmë lart ndërsa ata janë zvarranikët që shkojnë sa majtas, sa djathtas.

Ne nuk do e ndërrojmë kauzën tone as me tre ministra e as me pesë deputetë sepse për ne, kauza është e perjetshme, karriget të përkohshme.

Ne jemi lëvizja e qëndrës, ku për herë të parë shqiptarët nuk kanë dy alternativa ku mund të zgjedhin mes të keqes së madhe dhe të keqes së vogël. Tashmë të gjithë shqiptarët kanë zgjedhjen e alternativës më të mirë dhe ajo është Aleanca KuqeZi. Ne vendosem përballë dy koalicioneve dhe një zgjidhje të tretë që votat tuaja ti cojmë as në thesin e të ndjerit Berisha dhe as në thesin e Edi Ramës por votat kuqezi të numërohen kuqezi dhe të formohet grupi parlamentar kuqezi për një qeverisje kuqezi.

Ne zgjodhëm koalicionin më të mirë, aleancën e trete. Koalicion me pensionistët, me rininë, me 1 milion të papunë, me njerëzit e dëshpëruar dhe të pashpresë me cdo patriot. Për këto arsye ne vimë me ambicien që në kryeqytetin dhe metropoli8n e shqipërise etnike, në Tiranë ne të kërkojmë që të jemi forca kryesore, forca e ndërtimit të qeverisë së ardhshme të shqiptarëve, për një qeverisje KUQEZI”.

8 KOMENTE

red n black

01/05/2013

arrow

all birds find shelter during a rain. The Eagle avoids rain by flying above the clouds.

mynyri

01/05/2013

arrow

AK,eshte partia qe ka shume merite per opoziten qe pi i bene pushtetit te korruptuar dhe te piste te sali berishes.zoti ti ndimoje keta patriote, per misjonin qe kane mare per pastrimine kesaj politike qe e ka degjeneruar shtetin tone.populli i ndershm dhe patriote,si dhe rinia te pa punet te gjithe ata qe nuke besojne me te plitika e periudhes 20 vjecare duhet ta mbeshtesi fuqishem,aleancen kuq e zi.

Emanuel Vokrri

01/05/2013

arrow

Imterneti world wide web fuqia me madhe le ti mbajne televizionet

hasi

01/05/2013

arrow

ALEANCA KUQEZI SHPRESA E KOMBIT TONE

poshte slovo-ortodokset poshte pd e ps ne dreq te malkun shkofshin te gjithe keqbersit e keti kombi , posht keta fundyra qe shesin vendin ton detin ton QE SHESIN EDHE VARRET E TE PARVE , per te knaqur qarqet sllavo-ortodokse qe ndrrojn emrat e fshatrave , poshte keta fliqtina qe shenin edhe nanat e tyre per karrike , njerze te pa ftyr qe me 100 euro e ndrroj edhe emrin e ven e qe shesin cdo gje nuk ka me shku me keq qe me shite te vdekurit e me nu nue kryqe neper varret e tyre pra ajan dot keta shqiptar keta qe bejn ket gje , ,,,,,,,,
Tani pra tani ka ardhe dita qe ne SHqiperi te jet nje frym e re dhe kjo eshte Aleanca KUQeZI me K Spahiun , tani pra nje furtun po afrohet qe solovo ortodokset nuk mund ta reziztojn bashk me veglat e tyre ps e pd , tani qe furtuna po vjen me nje shpejtesi te madhe nuk ka vend per kta mostra ata duhen te futen neper shpella , ndersa SHQIPONJA jone nuk trembet dhe do fluturoj ne qjellin kuqezi , me lart se kurre sikur ne 98 ne Kosove me UQKn tani pra kush eshte SHqiptar e besnik I Atdheut te tij ka bje detyrin ti largojm nje here e pergjithmon kta fliqtina , tani pra ka adhe koha qe SHiperija ti jap pashaportat per te gjithe shqiptaret tani pra eshte koha qe te jet NJE GJUHE , NJE FLAMUR NJE KOMB ,TANI PRA TE PERKRAHIM ALEANCEN TONE KUQ E ZI ,.

Erion

01/05/2013

arrow

Kreshnik Spahiu krenaria e krejt shqiptareve..bashkimi kundrejt rrezimit te kufomes Berisha..krijimi nje te ardhmeje per te gjithe..rruga drejt BE me nje Shqiperi Etnike..rrofte AK..

Jorgo Tyxhari

02/05/2013

arrow

kush ka sy dhe shikon mire voton per AK kush eshte qor atehere idhi nje qarqaf ne koke dhe lere te flere

Ibush Hetemi

07/05/2013

arrow

– Në historin e popullit shqiptar, pas Kuvendit të Lezhes, pas Lidhjes Shqiptare të Prizrenit,pas aktit të shpalljes se pavarësisë se Shqipërisë,pas luftës se drejtë dhe çlirimtare të UÇK-së, pas … për herë të par del hapur një zogë shqiptari, një atëdhetar dhe patriot i shquar dhe fletë hapur dhe pa frigë për Shqipërin dhe ardhmërin e saj,denoncon hapur gjithë ata që po e varfërojnë dhe gjunjzojnë Shqiperinë dhe popullin liridashës Shqiptar. Me qindra e qindra fakte e argumente i solli para jush duke ua hequr maskat rozë e blu, atëhere pse duhet të hamendemi dhe të lejojmë të vazhdoj kjo agoni, o sot o kurr të vendosim për të ardhmën e kombit dhe popullit shqiptar, pra të gjithë në përkrahje të Aleancës Kuq e Zi, ta deshmojmë ketë më votën tonë të ndërshme të lirë dhe shumë të vlefshme më 23. 06.2013.

drita

25/06/2013

arrow

kontestoni kutite se ju kane grire ne te gjithe rrethet

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen