ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

Nju Jork, takimi Spahiu-Kokalari: “Të rrëzojmë regjimin Berisha”

Kreu i Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu, ka zhvilluar një takime përfaqësuesit e organizatës jo fitimprurëse ADA (Shqiptarët për një Shqipëri Demokratike), përkatësisht me Gary Kokalarin dhe Astrit Hysenajn në Nju Jork.  Lajmin e ka bërë të ditur vetë ADA (Albanians for a Democratic Albania), përmes një deklarate për shtyp.

“Bisedimet përfshinë një fushë të gjerë tematike, të cilat lidheshin me problemet ekonomike e politike që po dëmtojnë Shqipërinë”, shkruante deklarata. Në fnjë deklaratë për mediat, Kokalari tha se ADA ka objektiva të përbashkëta me Alenancën Kuqezi dhe respektivisht me Kreshnik Spahiun.

“Ka dy pika ku ADA bashkohet me Kreshnik Spahiun: e para është se Shqipëria duhet të pranojë kufizimin e mandateve për politikanët dhe e dyta, pasi të largojmë nga pushteti Berishën, duhet që të largojmë edhe bashkëpunëtorët e qeverisë së tij të korruptuar, të cilët duhet të ndiqen penalisht për krimet e tyre.”

Në deklaratë thuhej gjithashtu se, edhe pse ADA nuk është një lëvizje politike, ajo bashkohet me shqetësimet e përbashkëta të shqiptarëve. “Edhe pse karakteri i ADA-s nuk na lejon neve që të përfshihemi në çështjet e partive politike, ne bashkohemi dhe japin mbështetjen për të zgjidhur shqetësimet e përbashkëta duke bashkëpunuar me Kreshnik Spahiun.”

“Mes tyre qëndrojnë lufta kundër korrupsionit dhe rrëzimi i regjimit të Berishës, duke ndihmuar kështu në forcimin e funksionimin e një sistemi ligjor, ku ligji të jetë mbi të gjithë dhe asnjë mbi ligjin.” ADA është e vetmja organizatë jo-qeveritare që i është përkushtuar e vetme zhvillimit të demokracisë në Shqipëri.

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen