ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

Këshilli Kombëtar i AK: Kuvendi i ri i 23 qershorit kufizon mandatet e drejtuesve

Aleanca Kuq e Zi prezantoi sot në mbledhjen e Këshillit Kombëtar  hartimin e projektligjit “Për kufizimin e drejtuesve të lartë të politikës dhe shtetit Shqiptar”. Aleanca Kuq e Zi shpalosi platformën dhe kushtet e para që do të aplikohen në Kuvendin e ri të 23 qershorit.

Parakushti i uljes së parë në Kuvendin e ri të Shqipërisë nga deputetët kuq e zi që do të përfaqësojnë popullin në parlament do të jetë pikërisht kjo iniciative kushtetuese dhe ligjore. Aleanca KuqeZi ka përgatitur projektligjin për kufizimin e mandateve të kryetarëve të partive, kryeministrave, ministrave, kyetarëve të bashkive, kryetarëve të komunave dhe cdo drejtuesi institucioni. Këto subjekte nuk mund të gëzojnë më shumë se dy mandate pra më shumë se 8 vite në krye të institucionit përkatës.

Gjatë fjalës së tij të mbajtur para përfaqësuesve të Këshillit Kombëtar Kryetari i Aleancës KuqeZi, Kreshnik Spahiu  deklaroi: ” Në vitin 1968 ku shumë prej nesh nuk kishim lindur ende u shfaq në skenën politike shtetasi Sali Berisha në funksionin e Sekretarit të Partisë Komuniste, funksion të cilin e mbajti për 22 vite deri më 1990. Më pas për 7 mandate rresht ai kryeson Partinë Demokratike edhe për 23 vite të tjera. Për dy mandate në funksionin e Presidentit të Republikës dhe për dy mandate të tjera në funksionin e Kryeministrit të Shqipërisë. Përballë tij ndodhet Edi Rama, i cili për 12 vite drejtoi qeverinë e Tiranës duke tentuar që për herë të katërt të fitonte mandatin e Kryetarit të Bashkisë. Një tjetër bashkëpuntor i shtetasit Berisha është Iliri Meta, i cili u zgjodh për herë te tretë në mandatin e Kryetarit të Partisë LSI, duke ndryshuar statutin e partisë. Sot Shqipëria po rrit dhe mban në kurriz një grup politikanësh të cilët kanë shkatërruar cdo standard demokratik dhe kërkojnë të jenë të pavdekshëm politikisht në karriket e tyre.”

“Njeriu i cili në profesionin e tij ishte mjek, është shndëruar në një katil të politikës dhe kombit shqipëtar. Prej 6 muajsh ai po diskriminon në mënyrë vazhdueshme të gjithë para dhe tetra-plegjikët dhe personat me aftësi të kufizuar duke i zhvatur asistencën dhe përdorur për fushatë elektorale. Për këto arsye Aleanca KuqeZi bëhet e para forcë politike në Shqipëri e cila nis zbatimin të këtij standardi brenda saj por dhe kërkon që ligji i parë në Kuvendin e ri të qershorit të jetë “Kufizimi i mandateve politike jo më shumë se 8 vjet”. theksoi Kreshnik Spahiu

Ndër të tjera kreu i Aleancës KuqeZi Kreshnik Spahiu u bë udhëheqësi i parë politik i cili nënshkroi marveshjen me Këshillin Drejtues se ai nuk do të qëndrojë më shumë se dy mandate në krye të kësaj force politike.

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen