ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

Familjarët e viktimave të 21 Janarit në krah të Aleancës KuqeZi më 7 Prill

TIRANË – Familiarët e viktimave të demonstratës së 21-Janarit 2011 zhvilluan një takim paraditen e sotme me kryetarin e Aleancës KuqeZi, Z.Kreshnik Spahiu. Në takimin i cili u zhvillua me kërkesën e familiarëve të viktimave kreu i AK premtoi zbardhjen e ngjarjes dhe vendosjen e drejtesise së kërkuar nga të gjithë shqiptarët. Zoti Spahiu u tha familiarëve të viktimave se vrasësit e “21 Janarit” do të marrin dënimin e merituar, pavarësisht vendimeve të gjykatave të kapura nga shetasi Berisha. Për Aleancën KuqeZi urdhëruesit dhe ekzekutuesit në ngjarjen makabre të “21 Janarit” e kanë vendin mbrapa hekurave te burgut. Gjatë takimit, familjarët e viktimave të 21-Janarit i premtuan Kryetarit te Aleancës KuqeZi Z.Kreshnik Spahiu se do të jenë në krah të tij në protestën madhështore në 7 Prill.

Me këtë rast, Z.Kreshnik Spahiu i bëri thirrje shqiptarëve t’i bashkohen kuqezinjve më 7 prill ne Tiranë për të larguar tiranin e fundit.

Në protestën e 7 prillit, edhe per amanetin e Aleksit, Ziverit, Faikut dhe Hekuranit. Aleanca Kuqezi me e vendosur se kurrë për të cuar përpara drejtësisë dhe burgosur shtetasin Berisha për dhjetra vrasje politike. Aleanca Kuqezi do të jetë në protestën e 7 prillit me 100 mije kuqezinj dhe familjarët e viktimave të “Gërdecit” dhe “21-Janarit”.

NJË KOMENT

genci gjikaj

04/04/2013

arrow

AK mbetet e vetmja force opozitare tanime! Shteti i se drejtes do vendoset vetem nepermjet kesaj force! Ne Vlore do jem po mu dha mundesia te konkuroj per kete parti te te gjithe shqiptareve!
Urime dhe Fitore!

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen