ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

Aleanca KuqeZi zyrtarizon hyrjen e vetme në zgjedhje. Spahiu: Aleancë me popullin.

spahiu-300x187TIRANË – Pasditen e ditës së sotme Kryetari i Aleancës KuqeZi, z.Kreshnik Spahiu në një deklaratë për shtyp bëri me dije se Aleaca KuqeZi do të garojë në këto zgjedhje e vetme. z.Spahiu deklaroi se Aleanca KuqeZi do të bëjë aleancë vetëm me popullin shqiptar sepse ne nuk mund të tradhëtojmë kauzën kombëtare për hir të një partie greke.

Në këtë deklaratë për shtyp, Kryetari i Aleancës KuqeZi, Kreshnik Spahiu është shprehur se : “Aleanca KuqeZi nuk erdhi në skenën politike si një fraksion, ajo ishte një lëvizje me emër, program dhe kauzë. Nuk kemi reshtur nga negociatat për t’u bërë pjesë e një fronti opozitar. Personalisht, larg çdo paragjykimi, kam kontaktuar çdo lider politik të spektrit opozitar.  Kam kontaktuar çdo lider politik të spektrit opozitar me kontakt të vazhdueshëm, në kontakt të drejtpërdrejtë, në kontakte telefonike në kontakte shkresore. Me bindje të plotë kemi punuar me qëllimin e vetëm për domosdoshmërinë e një rotacioni politik ku gjithë kundërshtarët e këtij regjimi të mblidheshin të bashkoheshin në një program dhe një kauzë e cila të kishte misionin e vet jo llogaritë e portofoleve ministrore, jo llogaritë e karrigeve të deputetëve por sjelljen e një filozofie të re që do ndryshonte Shqipërinë. Shqipëria nuk ka nevojë për ndryshim emrash, që të ikë shtetasi Berisha dhe të vijë shtetasi Kreshnik Spahiu, që të ikë zonja Topalli e të vijë një zonjë tjetër, po ka nevojë për ndëshkim, për ndëshkimin e atyre të cilët kanë lyer duart me gjak dhe me krime në këto 23 vite. Shqëria kërkon hapjen e një kapitulli të ri të klasës politike shqiptare. Shqiptarët kërkojnë shtet dhe jo ndryshim xhaketash në pushtet, janë lodhur me ne dhe me gjithë të tjerët dhe me këtë qëllim propozuam jo më larg se dje disa kërkesa të cilat lidhen domosdoshmërisht me një ndryshim thelbësor të standarteve dhe të ardhmes së Shqipërisë, jo një Shqipërie të vogël por të Shqipërisë së 10 milion shqiptarëve se në kauzën dhe prioritetin e AK është realizimi I aspiratës për bashkim kombëtar. Të tjerë mund të thonë që pse në kërkesat e AK u vendosën këto prioritete të cilat mund mos ti pranojë një parti e koalicionit. Me keqardhje dhe pa asnjë paragjykim ne mbështesim dhe duartrokasim çdo lloj koalicioni anti Berishë, por për hir të prezencës së një partie greke ne nuk mund të tradhëtojmë kauzën e bashkimit kombëtar se është një kauzë e cila nuk tradhëtohet.

Kërkuamkonsensus dhe koalicion për mbrojtjen e votës së lirë nga kasapi I votës së lirë I cili  ka masakruar çdo votë të shqiptarëve dhe viktimë e kësaj vote të vjedhur ka qenë dhe lideri I opozitës, z.Edi Rama me të cilin kam kontaktuar dhe 5 min para. Ja vodhën votën në mes të Tiranës , ja vodhën votën në sy të ndërkombëtarëve se ishte fitues I kryeqytetit, por ne nuk mund të pranojmë që në numërimin e komisionit të votimit numërimin ta bëjnë njerëzit e shtetasit Berisha apo të partive të tjera se kuqezinjtë përfaqësojnë një gjak të ri dhe një frymë të re dhe meritojnë të jenë pjesë e një konsesnsusi e përbërjes së atyre që numërojnë vota. Nuk munden bardheblutë apo të kuqtë të numërojnë votat kuqezi, për këtë arsye ne nuk mundëm të gjejmë hapësira në ato tryeza ku vota e shqiptarëve do të numërohet dhe ne shpresonim që atë të gjenim, të kishim njerëzit tanë të cilët të numëronin jo vetëm votat e kuqezinjve por votat e atyre shqiptarëve të cilët janë vjedhur për 23 vite nga kasapi I votës së lirë. I kërkuam me bindje dhe devotshmëri që kish ardhur koha për të hequr barrierat e doganës dhe kufiri mes Shqipërisë dhe Kosovës ashtu sic europianët nuk kanë kufinj mes gjermanëve apo francezëve. Ne nuk kërkuam asgjë tjetër por të kemi një Shqipëri europiane ashtu sic është vetë slogani dhe emri i atij koalicioni aleanca për Shqipërinë evropiane dhe ne kërkonim që 2 shtetet shqiptare të kishin mungesën e kufijve, heqjen e barrierave evropiane por dhe ne këtë nuk e gjetëm. Kërkuam dicka tjetër, ajo cka ishte tashmë kërkesa e të gjithë shqiptarëve që shtetasi Berisha të bëhet subjek I hetimit, I gjykimit dhe I dorëzimit. Dikush mund të thotë se nuk mund të ndërhyjë sistemi politik në sistemin e drejtësisë. Gaboheni cdo njeri I drejtësisë e ka ëndërr ta hetojë e ta gjykojë atë njeri por ka cekicin e klasës politike në kokë  që nuk lejon asnjë prokuror apo gjyqtar të guxojë të cojë në bankën e të akuzuarve kasapin e votës së lirë, njeriun që ka kryer krime për 23 vite dhe ne nuk mund të binim në kompromise për heqjen e emrit të shtetasit Berisha  nga kërkesat e AK. Kërkuam me të drejtën që ka gjithë ky brez I ri që mbështet AK, kufizimin e mandateve politike që deputetë ,ministra, kryeministra si ky I cili e ka hipotekuar në zyrën e regjistrimit të pasurive karrigen e vet. I kërkuam  që të kufizojë mandatet për të gjithë drejtuesit politikë dhe kufizimi fillon në radhë të parë nga kryetari I AK po nuk u pranua sepse thanë që është kusht I panegociushëm sepse kanë deputetët e tyre dhe ne I mirëkuptojmë që kanë më shumë se 8 vite, kanë më shumë se 2 mandate. Kemi tentuar të negociojmë dhe prej jush kemi mirëkuptimin që fronti opozitar të mos shpërndahet  dhe secili të gjuajë rikoshet në kundërshtarë të tjerë, Shqipëria sot ka vetëm një kundërshtar kundërshtari është shtetasi Berisha, përmbysja e këtij regjimi politik dhe ne duam të maksimalizojmë votat që lidhen me rrëzimin e shtetasit Berisha nga pushteti dhe përmbysjen e këtij sistemi, por nëse AK do të tradhëtonte kauzën e vet dhe do të linte që votat e veta të numëroheshin nga të tjerë, kjo nuk ishte një raport I drejtë sepse mijëra shqiptarë kuqezinj në Shqipëri, Kosovë apo Maqedoni nuk do ta konsideronin më një AK por një Aleancë të kuqe , nuk do ta konsideronin një AK por një aleancë bardheblu. Për këto arsye kemi vendosur që AK të mos garojë e vetme në zgjedhjet e ardhshme por të ketë aleancë me popullin shqiptar.

Nëse dikush pretendon se AK po hyn e vetme, JO! Kjo është një aleancë, një aleancë  kuqezi, etnike shqiptare dhe ne nuk mund të lejojmë ta bëjmë pis edhe sikur mos fusim 50 deputetë dhe po ti kemi 15, por ama 15 do të jenë të vendosur në kauzën e tyre. Ata nuk do të tradhtojnë dhe nuk do të bejnë kompromis. Shqipëria ka nevojë për këtë gjë por dhe opozita shqiptare sepse nesër të jeni të bindur se ajo qeveri e re e cila do ndërtohet me gjithë forcat anti Berishë ka nevojë të ketë shumë ngjyra dhe mes këtyre ngjyrave mes ngjrave rozë të PS, mes ngjyrave blu të FRD e Bamir Topit ka nevojë dhe për flamurin kombëtar e flamurin kuqezi, tashmë kjo është një luftë dhe është një luftë politike. Por që nuk duhet të ndodhë që aleatët të ngatërrohen me kundërshtarët, shumëkush do  fillojë të denigrojë, shumëkush do fillojë të akuzohet. Ne jemi këtu në radhë të parë për t’i bërë thirrje të gjitha forcave opozitare që sot kanë një kundërshtar dhe ai ka emrin e shtetasit Berisha dhe ne nuk duhet të merremi me njëri-tjetrin. Jemi të gatshëm të falim cdo etikë, standard për një fushatë të fortë pa kompromis sepse Shqipëria nuk meriton vetëm largimin e atij njeriu por meriton largimin e asaj partie politike e cila do të ishte në luftë edhe po të ishte e pesta në parlament. Ne duhet ta fundosim PD në një fushatë të cilën do t’i shkojmë cdo qytetari  dhe cdo fermeri dhe ti themi asnjë votë, asnjë votë dhe asnjë votë për qeverisjen e sotme. Shikoni si doli dje ai me pleqtë e tij në mendim ku nuk ka dhe nuk do të ketë kurrë mbështetjen dhe votën e shqiptarëve. Sot Shqipëria futet në një etapë të re dhe kjo etapë e re  do të thotë  të marrë fund polarizimi në një parlament të ndarë në gjysmë me të cilin për një cerek shekulli shqiptarët u lodhën e u zhgënjyen. Shqipëria ka nevojë për një kuvend të burrave të vërtetë të burrave shqiptarë të cilët mos kenë thjeshtë e vetëm 2 parti e anekse te tjera te cilat shndërrohen në poste kryetarësh. Jam këtu në emr të kuqezinjve për të thënë që  ditën në të cilën dola në krye të kësaj lëvizjeje dola sepse lashë karrigen e pushtetit dhe nuk më takonte që për hir të një karrigeje tjetër të tradhtoja ju dhe kauzën kuqezi. Ne kemi sloganin tone, kauzat janë të përjetshme dhe karriget janë të përkohshme dhe sot kemi sjellë një frymë të re ku ne nuk themi kurrë as ne jemi ndryshimi, as ne jemi të par,t as un do sjell clirimin sepse ne kemi hequr qoftë … ne kemi sjelle  2 besime të vërteta, 2 besime të rëndësishme për të gjithë shqiptarët. Ne kemi sloganin dhe divizën tonë “ Zoti është I pari, Shqipëria mbi të gjitha” . Nëse dikush ka hyrë në këtë garë dhe I gënjen mendja se do të jetë I pari apo I dyti e ka gabim sepse njerëzimi ka një të parë ka zotin por dhe ne shqiptarët kemi nje emblem, emblema jon është Shqipëria dhe nuk ka rëndësi nëse ne do të jemi  te dytët, të tretët apo të katërtet, jo rendësi ka kauza, rëndësi ka largpamësia që ne ti sigurojmë një jetëgjatësi Shqipërisë pronë e një Shqipërie tjetër jo me mafien e jakave të bardha jo me banditë të cilët tashmë kanë kapur peng ekonominë, median e gjithcka tjetër. Tashmë mund të ndodhë që në mediat shqiptare ju nuk do të na shihni se ne nuk jemi pjesë e asnjë koalicioni por kini besim qe sado të na ndalojnë aq më shumë do na dëshirojne shqiptarët.

Enver Hoxha dhe sistemi komunsit u munduan të fshehin të vërtetën dhe nga sot do mundohen të fshehin dhe mbulojnë atë cfarë është AK.

Të nderuar mbështes të AK, ne mund mos jemi në media, por do na gjeni në rrugë, në palate, nëpër shpi. Mos harroni që me këtë mendim Ne nuk bëmë kompromis që të na shihnit surratet tona në cdo min, në ekrane cdo mëngjes, në gazetat shqiptare, jo sepse shqiptarët janë lodhur nga ato fytyra që dalin nga mëngjesi në darkë në televizon e gazeta. Ne pranojmë që mos jemi pjesë e kësaj dritareje, por ne do të mbijetojmë dhe shqiptarët do të kuptojnë që sa më shumë të na ndalojnë aq më tepër do të jemi pjesë e pëlqyer dhe e dëshiruar e të vetmes alternative politike, e cila mbetet sot në Shqipëri Aleanca KuqeZi.

Ndoshta sot ka disa të zhgënjyer të cilët  kanë pretenduar të ishim në një kamp apo në një tjetër, në një koalicion apo në një tjetër, kini besim! Kini besim se dhe bashkëpunimi do të vijë sepse emri I AK është aleancë dhe domain I saj është kuqezi dhe ne do pranojmë në cdo rast bashkëpunim me të gjitha partitë shqiptare, por të jeni të bindur që bashkëpunimi do të vijë në dt 24 kur partia greke të mos jetë në parlament me asnjë deputet.

Nqs ka ndonjë persimist do t’i thoja, pse ka më pak mbështetje AK se votat e Dules, kini besim se jemi 100 herë më shumë dhe ne do të prodhojmë në nr të konsideruseshëm deputetë se duke shkuar atje me një kauzë verdict program por vetëm duke e pasuruar qeverisjen e re me parti që natyrisht do të jenë anti Berishe dhe anti mafia duke hequr njëherë e përgjithmonë nga skena politike PD, e cila nuk është gjë tjetër vetëm një parti që ka thyer gjithë rregullat e kushtetutës dhe potitikës, por ne do të shkojmë të bindur dhe të vendosur që AK do të sjellë një klimë të re, një konfigurim të ri me rregulla të tjera më me standarte, të cilat janë pjesë e atyre aleatëve euroatlantike apo europiane që kërkojnë një Shqipëri tjetër, një Shqipëri me standarde jo të izoluar, por të integruar, por përpara se të bëjmë atë ne kemi një mision që të bashkohen të gjithë shqiptarët me kauzat dhe standardet e reja, për këtë arsye kemi zgjedhur këtë rrugë që të jemi tashmë në aleancën me popullin shqiptar, me të gjithë shqiptarët për të kërkuar që të na mbështesin si një alternativë mes gjithë këtyre koalicioneve ku janë rreshtuar të gjithë. Mund të ndodhte që dhe ne të ishim pjesë e atij rreshti dhe mund të ndodhë që të jemi në një të ardhme, por do të jemi me rregulla të tjera me standard ndryshe, por të jeni të bindur  që ajo ditë është e afërt. 24 Qershori është pas dy muajsh dhe të jeni të bindur që në më shumë se 200 raste ne nuk kemi tradhtuar kauzën dhe idealin tonë për një karrige dhe të jeni të bindur se kjo nuk do te ndodhë as në 24 Qershor. Na falni besimin ne, se ne nuk besojmë te vetja por te Shqiperia dhe Atdheu” .

 

 

2 KOMENTE

paja

25/04/2013

arrow

Kjo ishte zgjidhja me e drejte,me e arsyeshme ne kete situate. Te impenjohemi max.per te qartesuar popullin.Me mire vetem se sa ne nje kenete te piset.

Kaltersia e Jonit

25/04/2013

arrow

As mos u tremb i vetem Kreshnik se do kesh shume popull nga pas sepse mjaft u zhgenjye ky popull me ndyresirat e kane lene kete vend ne meshire te tradhetareve qe kane shitur dinjitet, komb, toke dhe moral! Na duhet nje rimekembje totale qe te njerezit mos te mundohen te gjejne me vetveten jashte vendit!

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen