ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

Aleanca KuqeZi dhe studentët e Preshevës: Do e rindërtojmë së bashku Monumentin e UCPMB-së

AKTiranë – Paraditen e ditës së sotme, Kryetari i Aleancës Kuq e Zi, z.Kreshnik Spahiu zhvilloi një takim me studentët e Preshevës të cilët studiojnë në Tiranë. Z. Spahiu së bashku me studentët planifikuan se do të rindërtojnë dhe do të ringrenë në dimensione disa herë më gjigande monumentin e heronjëve te UCPMB-së .

Kryetari i Aleancës Kuq e Zi u shpreh se : “Monumenti i Dëshmorëve të Lirisë në Preshevë ishte dhe mbetet simboli i luftës së drejtë për liri e demokraci të popullit të Luginës së Preshevës kundër sistemit diktatorial të Sllobodan Milloshevecit dhe bashkëpunëtorëve të tij që përfunduan në Gjyqet Ndërkombëtare për Krime e Gjenocid kundër popujve të Ballkanit, përfshirë edhe popullin shqiptar. Presidenti e qeveria e Serbisë me këtë akt vandal dhe fyes për ndërgjegjen kombëtare e qytetare të mbarë popullit shqiptar ka treguar se është vazhduese e politikës se Milloshevicit.  Tensionet politike të përkeqësuara në Luginën e Preshevës, rezoluta famëkeqe e Parlamentit Serb për shndërrimin e Veriut të Kosovës në “Republika Sërbska” si në Bosnje dhe vandalizmi mbi një monument lirie dëshmojnë qartë se politika dhe diplomacia serbe janë kthyer mbrapa në kohën e Milloshevicit. Aleanca Kuqezi, si një forcë politike konstitucionaliste, konstruktive e thellësisht demokratike u kujton autoriteteve të larta të Beogradit dhe kryeministrit Dacic se duhet të heqin dorë nga pazaret me shtetasin Berisha për shkëmbim teritoresh”.

Z. Spahiu i kërkoi studentëve të Preshevës që të jenë të vendosur sepse monumentin e dëshmorëve për liri do ta rivendosin përsëri së bashku, jo vetëm në Preshevë, por edhe në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni, si edhe deklaroi : “Autoritetet e Beogradit nuk janë luajal me aktet juridike ndërkombëtare dhe ato vendore, që janë në të drejtë të popullit shqiptar në Luginën e Preshevës. Për këtë nuk janë jashtë përgjegjësisë edhe institucionet ndërkombëtare të akredituara në Beograd e Preshevë. Aleanca KuqeZi së bashku me studentët nga Presheva paralajmëroi Serbinë dhe politkanët vazhdues të Milloshevicit se do përballen me drejtësine ndërkombëtare dhe mbarë Kombin Shqiptar ashtu sikundër janë përballur me humbje deri tani” .

Nga ana e tyre studentët e Preshevës që studiojnë në Tiranë shprehën solidaritetin me Aleancën KuqeZi për nismën e rivendosjes së memorialit të UCPMB-së atje ku xhandarmëria  serbe e hoqi me vandalizem dhe u shprehën se : “Heqja e memorialit nuk është akti as i parë dhe as i fundit nga qeveria serbe. Qeveria serbe gjithmonë e më shumë I  ka cënuar të drejtat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe i diskriminon sistematikisht ata. Neni 8 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë përcakton se : “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë mbron të gjitha të drejtat e shqiptarëve brenda Shqipërisë dhe jashtë kufijëve të saj, nëse nevojitet siguron edhe ndihma”, por kjo kurrë nuk ka ndodhur dhe ne as nuk presim të ndodhë nga Tirana zyrtare. Shteti Amë i Luginës së Preshevës është Shqipëria dhe jo Serbia” .

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen