ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

AK,STUDENTET DENONCOJNË DOSJEN KORRUPTIVE 3 MILION DOLLARË,KËRKOJNË ARRESTIMIN E DREJTORIT TË QYTETIT STUDENTI

ak

Aleanca KuqeZi ka zhvilluar paraditen e të shtunës një protestë anti-korrupsion në Qytetin Studenti pas zbulimit të dosjes korruptive të Drejtorit të Qytetit Studenti. Studentë kuqezi protestuan për standardet e ulëta të jetesës në godinat e qytetit studenti, ku mungojnë kushtet më elementare të jetesës si uji, ngrohja, dritat dhe ushqimi me cilësi të dobët. Sekretari i  Rinisë së Aleancës Kuq e Zi Adriatik Lapaj ka publikuar dosjen e korrupsionit të Drejtorit të Qytetit Studenti ku miliona dollarë janë përfituar në rrugë antiligjore nga vetë drejtori i QS, i cili më pas i ka shpërndarë ato pranë njerëzve të afërt të shtetasit Sali  Berisha.

“Ne jemi sot këtu për të kërkuar nga Prokuroria e Përgjithshme hetimin dhe arrestimin e Drejtorit të Qytetit Studenti, i cili është përfshirë në aferën korruptive të 3 milionë dollarëve, si dhe për cilësinë e dobët të jetesës së studentëve shqiptarë në Qytetin Studenti. Aleanca Kuq e Zi deklaron se të gjitha denoncimet që ajo kryen për aferat korruptive të pushtetarëve të Sali Berishës nëse prokuroria e përgjithshme nuk vepron, pas 23 qershorit, qeverisja kuqezi do të ndëshkojë pa dallim të gjithë ata zyrtarë që kanë përlyer duart në paratë e korrupsionit dhe mbi kurrizin e qytetarëve shqiptarë dhe studentëve”,- deklaroi Z.Lapaj.

Studentët kuqezi kanë protestuar duke kërkuar arrestimin e Drejtorit të Qytetit Studenti dhe largimin e qeverisë së shtetasit Sali Berisha në pranverën shqiptare. Megjithëse të pajisur me leje nga organet e ruajtjes së rendit, studentët kuqezi në protestë janë shpërndarë me forcë nga uniformat blu gjatë marshimit të tyre drejtë zyrës së Drejtorit të Qytetit Studenti. 

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen