ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

AK,SPAHIU:SALI BERISHA VRET PËR PUSHTETIN E TIJ QYTETARËT DHE KUNDËRSHTARËT

IMG_0729Tiranë – Kryetari Aleancës KuqeZi ka bërë apel institucioneve dhe publikut me rastin e dy vjetorit të vrasjes së 4 qytetarëve më 21 Janari në Bulevardin Deshmorët e Kombit. Aleanca KuqeZi bëri të ditur qëndrimin e saj zyrtar nëpërmjet Kyetarit të saj Kreshnik Spahiu në lidhje me krimin shtetror të kryer në pragun e dyerve të shtetasit Berisha.

 Kreshnik Spahiu deklaroi se “për herë të parë në historinë e 100 viteve shtet një kryeministër vret dhe godet me armë mbi popullin e tij. As diktatori i fundit komunist Ramiz Alia nuk guxoi të shtinte mbi popullin në Tiranë dhe në Bulevardin Deshmorët e kombit kur protestuam dhe e rrëzuam nga pushteti 23 vite më parë. Shtetasi Berisha kur nuk shtiu me armë për të mbrojtur atdheun por gjithmonë ai ka qëlluar për të mbrojtur karriken e tij duke vrarë kundërshtarët politik dhe popullin e thjeshte” deklaroi Spahiu

 Lideri I kuqezinjve renditi me tej tre akuzat kryesore për të cilat Sali Berisha duhet të konsideroht I pandehur.

 “Aleanca KuqeZi deklaron zyrtarisht se i pandehuri Berisha ka kryer tre krime të rënda:

 1. Vrasje masive në bashkëpunim dhe me paramendim,

2. Tradhëti kombëtare duke dorëzuar pjesërisht teritorin shqiptar tek shtetit grek

3. Korrupsion aktiv në mënyrë sistematike.

 Për të treja këto krime dhe vepra të rënda ai nuk mund ti shmanget dënimit me burgim të përjetshëm. Aleanca KuqeZi I bën apel të gjithë popullit shqipëtar  që të bashkohet dhe të organizohen për t’iu bashkangjitur Aleancës KuqeZi në “pranverën shqiptare” për ta rrëzuar nga karrikja para zgjedhjeve të 23 qershorit njeriun i cili qeveris me duar të gjakosura” u shpreh Kreshnik Spahiu.

 Kryetari I Aleancës Kuq e Zi I ka bërë apel mbarë kombit shqiptarë që të reagojë duke u bashkuar me kuqezinjtë për “pranverën shqiptare” e cilas do të largojë njëherë e përgjithmonë shtetasin Sali Berisha nga karrikja e pushtetit. “Aleanca KuqeZi do të nis atje ku u ndërpre 21 Janari aksionin për ta zbuar nga zyra të pandehurin Berisha. Ai meriton që populli ta zvarrisë në të njëjtën mënyrë sic popujt e tjerë në Europë, Afrikë apo Azi kanë bërë me diktatorët e tyre. Shqiptarë pa dallim fejë, krahine dhe ideje bashkohuni rreth Aleancës Kuq e Zi për të rrëzuar regjimin politik më të inkriminuar të 100 viteve shtet shqiptarë” përfundoi deklaratën e tij Kryetari I Aleancës Kuq e Zi Z.Kreshnik Spahiu.

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen