ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

AK,Spahiu: Në zgjedhje pa “kasapin” e votës së lirë

Aleanca KuqeZi ka zhvilluar një miting madhështor në sheshin qendror të qytetit të Lushnjes. Qindra protestues KuqeZi kanë kërkuar largimin e shtetasit Berisha nga posti i kryeministrit para zgjedhjeve të 23 qershorit.  Protesta anti-qeveritare në Lushnje u zhvilluan në kuadrin e mitingjeve për rrëzimin e kryeministrit dhe fillimin e një vale mitingjesh në Tiranë nën moton për një “7 Prill pa Berishën”. Me thirrje të ashpra kundër qeverisë dhe shtetasit Berisha është pritur në shesh kreu i Aleancës KuqeZi Kreshnik Spahiu.

Përpara qindra mbështetësve kuqezi Kreshnik Spahiu bëri thirrje për shpërndarjen e Kuvendit dhe dorëheqjen e qeverisë. Ndër të tjera Kreu i Aleancës KuqeZi theksoi:

“Në prag të kësaj pranvere shqiptare i bëjmë thirrje të gjjithë satelitëve dhe partive të tjera në koalicionin e tradhëtarëve të tërhiqen nga koalicioni dhe qeveria për ta lën vetëm Partinë Demokratike dhe për të detyruar shpërndarjen e Kuvendit. Partitë aleate të shtetasit Berisha duhet të largohen për të mos marrë njollën e turpit në histori. Aleanca KuqeZi i apelon edhe opozitës shqiptare të largohet dhe bojkotojë Parlamentin i cili nuk përfaqëson më interesat e popullit. Ne i bëjmë thirrje shtetasit Berisha DORËZOHU se së shpejti do rrethohesh nga 1 milion kuqezi për të mos lejuar që të largohesh as si tradhëtar dhe as si pushtues por si një i pandehur që duhet të përgjigjesh për jetë në burg mbi krimet që ke kryer. Lushnja do ta pres ashtu siç i ka ‘hije” diktatorëve duke marshuar në Tiranë për një “7 Prill pa Berishën” pasi atë ditë nis beteja jonë për çlirimin e Shqipërisë ga okupatori më i egër e shekullit të fundit.

Me tej ne fjalën e tij z. Spahiu u shpreh se është barrë e rëndë që Lushnja që dikur ka qënë hambari i Shqipërisë u shndërua në hambarin e kanabisit dhe varfërisë.

“Aleanca KuqeZi është e vetmja forcë patriotike e cila duhet mbështetur në Lushnje si e vetmja alternativë që programin e saj të zhvillimit e ka të bazuar në nacionalizmin ekonomik. Lushnja e ka lidhur të ardhmen dhe ekonominë me tokën dhe pasuritë e saj dhe vetëm një lëvizje kuqezi e cila ka atdheun dhe tokën si flamur dhe busull orientimi. Vetë Aleanca Kuq e Zi mund të jenë shpëtimi i një të ardhme ndryshe. Lushnja do të jetë qyteti që do të godasë PD duke kthyer atë një forcë të katërt politike për të mbështetur jo më të keqen më të vogël socialiste apo demokrate por alternativën më të mirë kuqezi. Që ne të mund të votojmë të lirë duhet të largojmë në këtë pranverë kasapin e votës së lirë shtetasin Berisha. Ejani më 7 Prill në Bulevardin e Dëshmorëve kuqezi për rë nisur clirimin e Shqipërisë”. – përfundoi fjalën e tij lideri i Aleancës KuqeZi

Mijra protestues vazhduan për orë të tëra në sheshin e qytetit Lushnje thirrjet kundër qeverisë.

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen