ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

AK,SPAHIU: LUFTA KUNDËR KORRUPSIONIT DHE FORCIMI I DEMOKRACISË SFIDA E AK

Tiranë – Mëngjesin e ditës së sotme Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës,  z.Alexandër Arvizu ka zhvilluar një takim me Kreun e Aleancës KuqeZi, z.Kreshnik Spahiu. Ky takim është zhvilluar në zyrat qëndrore të Aleancës KuqeZi.

“Konkurenca politike është një gjë e mirë, çdo lloj demokracie është mirë të ketë konkurrencë të tillë dhe për këtë arsye e vlerësojmë shumë dhe e mirëpresim pjesëmarrjen e AK në këtë fushatë. Nxita Spahiun që në platformën e tyre të evitojnë rrëshqitjet në nacionalizëm. Patriotizmi është gjë e mirë, por nuk duhet të rrëshqasë në nacionalizëm. Nacionalizmi do të dëmtonte rolin e mirë të Shqipërisë si një faktor stabiliteti në rajon”. – është shprehur z.Arvizu .

Në një prenoncim për media Lideri I Aleancës KuqeZi, z.Kreshnik Spahiu ka deklaruar : “Shqipëria është në prag të zgjedhjeve më vendimtare për shqiptarët, demokracinë, të drejtat e njeriut dhe për të ardhmen e procesit të gjithë shqiptareve në rajon dhe natyrisht për standardet e integrimit të gjithë shqiptarëve në BE. AK tashmë do ta prezantojë programin dhe platformën e saj të orientuar në një luftë pa kompromis kundër korrupsionit, kundër krimit të organizuar, pastrimit të parave, për ta nxjerrë për të parën herë nga harta e zezë Shqipërinë, si një nga vendet më të korruptuara në të gjithë Europën si një nga vendet e përfshira  në trafiqe dhe me probleme të krimit të organizuar. AK ka kërkuar mbështetjen e opinionit publik dhe ndërkombëtar për vendosjen e standardeve të demokracisë dhe zbatimit të ligjit, ashtu sic SHBA ndryshojnë drejtuesit e tyre , ne kemi vendosur të vendosim me ligj kufizimin e mandateve të lidershipit politik shqiptar, jo më shume se 2 mandate duke filluar nga Kryetarët e Komunave, Kryetarët e Bashkive ,Minibashkive ,Kryeministri , Kryetarët e  Partive, me qëllim që partia të mos jetë një precedent negativ ku lidershipi politik në Shqipëri të tentojë të jetë i përjetshëm në limitet e 20, 30 apo 50 viteve. Shqipëria duhet të jetë një model tjetër, një model europian me standarde amerikane, ku demokracia në thelbin e vet ka ndryshimin dhe AK ashtu sic ka në përbërjen e saj figura të pa implikuara më parë në politikë do të luftojë për forcimin e themeleve të demokracisë. Për Aleancën Kuq e Zi SHBA është një partner dhe udhërrëfyes në rrugën e saj”.

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen