ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

AK,Spahiu: Gjendja e krimit, e ngjashme me vitin 1997. Qeveria është kthyer në lavatriçe parash të pista

AKTiranë – Aleanca Kuq e Zi ka reaguar për situatën e rënduar të kriminalitetit në vend i cili po njeh rritje të frikshme në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. Kryetari i Aleancës Kuq e Zi duke folur me strukturat e partisë për kryeqytetin ka deklaruar se krimet janë rritur në vitin e fundit me 17%, shifër jo alarmante në krahasim me numrin e popullsisë. “Krimi u rrit në një vit me 17%, grabitjet janë rritur me 380%, prej aksidenteve rrugore mbi 300 të vdekur në vitin që sapo lam pas dhe të panumërt janë të plagosurit në to. Në Shqipëri mbillet më shumë “kanabis sativa” se sa ullinj dhe druj frutor. E gjithë kjo situatë ka vetëm një shkak. Qeveria e shtetasit Sali Berisha është kthyer në lavatrice të parave të krimit të organizuar kombëtar dhe atij ndërkombëtarë” deklaroi Kryetari i Aleancës Kuq e Zi Kreshnik Spahiu. Duke e krahasuar situatën aktuale të rendit dhe kriminalitetit në vend me vitin e errët 1997, Spahiu deklaroi se bilanci dhe pasojat e krimit janë të ngjashme me ato të një vendi në luftë. “Aleanca Kuq e Zi ka një strategji të qartë për reformimin e policisë së shtetit, ajo nis me depolitizimin e strukturave të policisë së shtetit nga militantët, të cilët jo vetëm që nuk janë njohës të ligjit që përfaqësojnë por janë shkelësit kryesor të tij, nën “petkun” e uniformës së shtetit që i ka punësuar për të kontrolluar cdo hallkë të tij ata vetëm jetën e qytetarit nuk mund të mbrojnë” deklaroi Spahiu.

Në përfundim të aktivitetit kreu i AK Kreshnik Spahiu shpërndau kartat e anëtarësisë për anëtarët më të rinj të Aleancës Kuq e Zi për njëshinë bashkiakë 1 dhe 2. 

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen