ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

AK,SPAHIU: BRENDA 3 MUAJVE TË PARË TË QEVERISË HAPEN DOSJET E AGJENTËVE

20130203_102746.jpgAleanca Kuq e Zi shpalosi platformën qeverisëse për rehabilitimin dhe integrimin e ish-burgosurve dhe ish-përndjekurve politik. Mes qindra përfaqësuesve të shtresave të ish burgosurve dhe familjeve të persekutuara nga regjimi komunist, Aleanca Kuq e Zi premtoi se do të jetë qeverisja e
parë shqiptare që do të përfshijë në strukturat e saj një kuotë përfaqësimi nga shtresat e ish-burgosurve politikë. “Aleanca Kuq e Zi do të jetë forca e parë politike e cila brenda 3 muajsh nga ndërtimi qeverisë së re do të publikojë dosjet e të gjjithë bashkëpunëtorve të agjeturave të
huaja anti-shqiptare” u zotua lideri i KuqeZinjve Kreshnik Spahiu. Gjatë tryezës me të gjitha shoqatat e ish-burgosurve politik dhe ish-përndjekurve Kreshnik Spahiu nënshkroi marrëveshjen dhe kontratën e bashkëpunimit mes palëve. Ndër të tjera kreu i Kuqezinjve Kreshnik Spahiu deklaroi se

“Aleanca Kuq e Zi del si forca e parë politike me një axhendë politike dhe juridike për realizimin e aspiratës për integrim të disidentve politik duke pasur si prioritet:

1.Ngritjen e një komisioni ekspertësh në bashkëpunim me përfaqësues të të dënuarve dhe  përndjekurve politik për të revizionuar ligjet e cunguara dhe dunuara nga PD dhe PS gjatë këtyre 23 viteve.

2. Garantimin për të gjithë të internuarit dhe ish dëbuarit të një pensioni mujor duke ju njohur vitet e dënimit si vite pune.

3. Kushtëzimin e cilido koalicioni të ardhshëm qeveritar që brenda dy ditëve të ardhshme të bashkëqeverisë duke shlyer të gjitha dëmshpërblimet financiare për të burgosurit, përndjekurit plitik dhe familjet e tyre.

4. Hapjen e dosjeve për të gjithë bashkëpuntorët e agjenturave anti-shqipëtare.

5. Kuotimin në përfaqësim dhe punësim të fëmijëve dhe familjarëve të ish-burgosurve dhe përndjekurve politik për ti bërë pjesë të administratës publike.

6. Akordimin e një statusi të vecantë për të gjithë të persekutuarit politikë dhe familjeve të tyre.
7. 30% e të ardhurave nga privatizimet dhe konfiskimi i pasurive të vjedhura dhe grabitura të shtetasit Berisha dhe qeveritarëve do të shkojnë për të dëmshpërblyer ish të dënuarit politik.

8. Përmbushjen e të gjitha detyrimeve morale dhe kushtetuese lidhur me rehabilitimin dhe integrimin e plotë të kësaj shtrese të popullsisë.

9. Strehimin e të gjitha famijeve të pesekutuara të cilat përballen me pamundësisë për banim dhe strehim.

10. Krijimin e bursave të studimit për fëmijët e failjeve të të persekutuarve.

11. Përfshirja në Aleancën Kuqezi për të përmbusur regjimin politik të gardianit Berisha i cili ka burgosur të drjetat e shqiprave dhe liritë themelore të tyre.”

Aleanca KuqeZi i bëri apel të gjithë shtresës së përndjekurve dhe disidentve politik të rrisin së bashku presionin për rrrëzimin sa më të shpejtë të koalicionit të tradhëtarëve dhe të pandehurit Berisha dhe vendosjen e tij para drejtësisë.

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen