ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

AK : STADIUMI KUQ E ZI MASHTRIMI I RADHËS I SHTETASIT BERISHA

Rezi-AK.-453x340

Paraditen e sotme, Aleanca Kuq e Zi ka vijuar inagurimin e mashtrimeve të shtetasit Berisha dhe ndalesa e rradhës ishte stadiumi “Qemal Stafa” . Sekretari i Marrëdhënieve me Publikun në AK, Rezar Balla deklaroi nga stadium “Qemal Stafa” se Aleanca Kuq e Zi po pret shiritin e stadiumit të ri kuqezi që nuk u ndërtua nga qeveria.

Një stadium i premtuar nga Sali Berisha për 100 vjetorin e pavarësisë, po që ne jemi të bindur që premtimi i Sali Berishës nuk do të bëhej realitet as në vitin 2112 në 200 vjetorin e pavarësisë, sepse shqiptarët tashmë janë mësuar me mashtrimet elektorale të Sali Berishës. Me miliona euro u shpenzuan për projektin e stadiumit të ri kuqezi por asnjë euro për 1 tullë nuk është hedhur konkretisht”. – deklaroi Balla.

Më tej Sekretari i Marrëdhënieve me Publikun u shpreh se:  ”Sali Berisha e meriton “topin e zi të mashtrimeve” pasi me stadiumin e ri kuqezi ai mashtroi me mijëra tifozë, por kjo nuk është cudi, madje do ishtë cudi nëse stadiumi do të ndërtohej. Sepse për 23 vjet Berisha nuk ndërtoi asnjë stadium në asnjë qytet të Shqipërisë, sepse ai i sheh stadiumet si sheshe për ndërtimin e pallateve, lokaleve dhe dyqaneve klientelistë” .

“Sporti është një ndër prioritetet e qeverisjes kuq e zi si instrumenti i duhur për të rikthyer në identitet shoqërinë shqiptare e cila është politizuar dhe polarizuar në cdo aspekt të saj. Në stadiumin e ri KuqeZi që do të ndërtohet Sali Berisha nuk do të lejohet të hyje sepse ai do ti përkasë tifozëve dhe jo politikës” , – përfundoi fjalën e tij Rezar Balla.

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen