ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

AK, Spahiu: Spiro Ksera, ministri i papunësisë që punon për Greqinë

Spiro KseraAleanca Kuq e Zi ka zhvilluar pasditen e të Mërkurës një takim me Rininë KuqeZi. Në këtë takim Kryetari I Aleancës Kuq e Zi Z.Kreshnik Spahiu ka lëshuar akuza të forta në drejtim të Ministrit të Punës Spiro Ksera, politikave të tij dhe qeverisjes së demokratëve për rininë shqiptare. “Të rinjtë kuqezi do të largojnë gardistët e vjetër” deklaroi lideri I kuqezinjvë Kreshnik Spahiu duke premtuar se vota e të rinjve tashmë është kuqezi dhe kjo votë do të largojë përfundimisht klasën politike më të korruptuar në 23 vitet e fundit. “Të rinjtë kuqezi do e finalizojnë ëndrrën e studentëve të dhjetorit sepse vizioni I tyre shkon drejt perëndimit ndërsa I partisë-shtet drejt lindjes” deklaroi ndër të tjera Z.Spahiu.

“Qeveria po rrit moshën e pensionit duke zvogëluar mundësinë e të rinjve për t’u punësuar dhe këtë po e bën qëllimisht. Kjo qeveri e ka rritur boxhin publik sepse e di që do të largohet me 23 Qershor dhe në mënyrë djallëzore do t’ja lërë atë peshqesh rinisë shqiptare” deklaroi Kreshnik Spahiu I cili tha gjithashtu se me PD dhe PS numërohen 1 milionë të rinj të papunë pasi vizioni I këtyre forcave e sheh të ardhmen e rinisë shqiptare në Greqi dhe Itali, deklaroi Spahiu.

Më tej Kryetari I Aleancës Kuq e Zi Kreshnik Spahiu lëshoi akuza të forta në drejtim të Spiro Kserës. “MInistri I papunësisë Spiro Ksera, që ka për obligim të krijojë vende të reja punë për të rinjtë shqiptarë është bashkëpunëtori kryesor I qeverisë shqiptare më “Agimin e Artë”. Kjo foto e tregon qartë se cili është niveli I përfaqesimit të “Agimit të Artë” në postet më të larta qeveritare të shtetasit Sali Berisha. Urdhëroni. Shikojeni, ky njeri ka dekluar se e ka marrë postin e ministrit të Punës për të punuar për pavarësinë e të ashtuquajturit “Vorio Epir”. Spiro Ksera vetëm ka rritur papunësinë sepse punon për Greqinë”, deklaroi Kreshnik Spahiu përpara të rinjve të Aleancës Kuq e Zi.

Aleanca Kuq e Zi vijoi më tej Spahiu nuk do të ndalet së denoncuar politikat anti-shqiptarë të qeverisë së shtetasit Sali Berisha që I faturohen në kurriz rinisë shqiptare. Vizioni I Aleancës Kuq e Zi për të rinjtë e Shqipërisë është më shumë se I qartë pasi pjesa dërrmuese e qindra-mijëra mbështetësve të AK në të gjithë Shqipërinë janë të rinj dhe AK do t’i japë shancin rinisë shqiptare për të jetuar në vendin e tyre krenar dhe me dinjitet deklaroi Kreshnik Spahiu. 

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen