ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

AK, Spahiu: Më 7 Prill te gjithë në shesh për të shporrur të pandehurin Berisha

Asambleja e Tiranes

Sot më 5 mars 2013, Aleanca KuqeZi ka mbledhur Asamblenë e tiranës. Në këtë asamble Kryetari I aleancë KuqeZi, z.Kreshnik spahiu ka paralajmëruar se e diela do të jetë nisja e maratonës për përmbysjen e regjimit Berisha. Mijëra KuqeZi do të  marshojnë  më 7 Prill në sheshin Skenderbej për t’ju drejtuar bunkerit të izolimit dhe ndarjes së shqiptarëve. Aleanca KuqeZi bëri thirrrjen e fundit shtetasit Berisha për t’u tërhequr nga posti i kryeministrit.

Në këtë Asamble Kryetari I Aleancës KuqeZi është shprehur se : “Shtetasi Berisha ka dhe 48 ore afat për t’u dorëhequr dhe për të hapur mundësinë e krijimit të një qeverie teknike e cila duhet të coj vendin në zgjedhjet e 23 qershorit. I bëjmë thirrje kriminelit Berisha DORËZOHU sepse cdo rezistencë dhe mbajtje me dhunë e pushtetit është rrethanë rënduese në vuajtjen e dënimit. Ne duhet t’ia dorëzojmë atë të pandehur drejtësisë. Për herë të parë në historinë politike të Shqipërisë, populli nuk do jetë i ndarë në manifestim në toskë dhe gegë, në të majtë dhe të djadhtë, në kuqe dhe blu, në veriorë dhe jugorë. Bulevardi “Dëshmorët e kombit”nga sheshi Skënderbej në sheshin nënë Tereza do të jenë me mijëra patriotë shqiptarë me nga një flamur kombëtar dhe jo partie për të rrethuar vetëm një njeri”.

Më tej z.Spahiu ka deklaruar se : “Të dielën më 7 Prill në ora 11.00 së bashku me mua do të jenë familjarët e viktimave të Gërdecit, 21 Janarit, Marsit 1997, dhe shumë familjarë të viktimave të dhunës dhe krimit politik të shtetasit Berisha. Atje në rreshtin e parë do të jenë familjet e patriotëve shqiptarë dhe të përndjekurve politik të cilët u dhunuan dhe gjymtuan duke u vetëflijuar nga perandori i zi i shqiptarëve. Në 7 Prillin pa Berishën do të jenë pronarët e vjetër dhe të rinj të kësaj toke e cila u gjymtua dhe u masakrua nga grabitja e rregjimit anti-shqiptar. Mijra shqiptarë të papunë, të zhgënjyer dhe të frustruar nga sllavofobia e Berishës do marshojnë për të larguar pushtuesin e fundit të Shqipërisë etnike” .

“Më 7 Prill Aleanca KuqeZi nis një faqe të re në historinë politike shqiptare si filozofi e re e ndryshimit. Shqiptarët duhet të ndërgjegjësohen se regjimi politik i Berishës përmbyset me doktrinën e 7 Prillit dhe jo marrëveshjen e 1 Prillit. Aleanca KuqeZi kërkon dorzimin ne bankën e të akuzuarve të shtetasit Berisha për krimet që ai ka kryer në dëm të kombit duke shitur territoret e Shqipërisë, duke penguar referendumin e bashkimit Shqipëri-Kosovë, ndryshimin e kombësive të mijëra shqiptarëve në grek, vrasjet dhe korrupsionin e kryer në 23 vite. Aleanca KuqeZi do jetë atje për të protestuar me një filozofi tjetër dhe për t’a mbytur “titanikun” bardheblu me protesta dhe jo marrëveshje qeveri-opozitë. “Titaniku” bardheblu është shpuar dhe kapiteni po mbytet ndërsa banda e tij po tenton të hip nëpër gomone. Aleanca KuqeZi  u bën thirrje të gjithë forcave opozitare në parlament të braktisin dhe bojkotojnë kuvendin e gangsterrëve. 

Të ndëruar shqiptarë të ndershëm, ejani më 7 Prill në ditën ku fillon përmbysja e regjimit si një mundësi për t’u thënë fëmijëve tuaj se ditën kur filloj ndryshimi “JU ISHIT ATJE” !  -përfundoi fjalën e tij z.Kreshnik Spahiu.

NJË KOMENT

janaq Shimplaku

07/04/2013

arrow

Pergjigjia me e mire te gjithe ne shesh kunder jo vetem diktatorit por edhe tradhetarit qe shet vjedh shqiperine sikur te jete trazhgimi e babait te vet

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen