ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

AK, Spahiu: Do të bllokojmë pasuritë e paligjshme të shtetasit Berisha për tua dhënë të moshuarve

Tiranë – Paraditen e ditës së sotme,datë 19 Dhjetor 2013, Aleanca KuqeZi ka zhvilluar aktivitetin e rradhës me moshën e tretë. AK ka shpallur sot strategjinë dhe programin e saj për rritjen e pensioneve në Shqipëri. Aleanca KuqeZi deklaroi se do të ndryshojë rrënjësisht dyshemenë e pensioneve nëpërmjet reformimit dhe rritjes progresime. Indeksi dhe referenca e grup moshave të ndryshme për profesione të njëjta apo politikat diskriminuese të pensioneve speciale do të marrin fund.

Vetë Kryetari I Aleancës KuqeZi, z.Kreshnik Spahiu deklaroi : “Aleanca KuqeZi është qartazi kundër rritjes së moshës së pensionit pasi kjo do të bllokonte rinovimin e administratës dhe nuk ka asnjë mbështetje  apo referencë krahasuese. Sistemi pensioneve është një zinxhir i gjatë korruptiv  dhe abuziv. Sot në sistemin e pensioneve ka ende persona të vdekur ku familjarët e tyre vazhdojnë të marrin pensione apo zyrtarë të korruptuar që ndryshojnë referencat e viteve të punës. Aleanca KuqeZi shpreh shqetësim të thellë që Shqipëria është i vetmi vend në kontinent që diskriminon mbi 500 mijë pensionist” .

“84% e popullsisë marrin pension të nivelit të fshatit ndonëse mesataria e faturave mujore është disa herë më e lartë. Shqipëria është i vetmi vend në botë ku farmacitë aplikojnë listat e borxhlinjve, ku mijëra pesionistë i marrin ilacet me listë se nuk kanë të ardhrua t’i paguajnë. Qeveria Greke në këto 23 vite i trajtoi miëjra shqiptarë që ndryshonin kombësinë me një pension dymbëdhjetë herë më të madh, 380 Euro në muaj për një pensionist, ndonëse ata nuk kishin jetuar dhe punuar asnjë ditë në Greqi dhe nuk kishin derdhur kurrë sigurime shoqërore. Qeveritë demokrate dhe socialiste kanë qënë elita armike të pensionistëve” .

Më tej z.Spahiu vijoi : “Aleanca KuqeZi do të rrisë ndjeshëm shtresat dhe numrin e taksapaguesve dhe kontribuesve të sigurimeve shoqërore, do të ndërpresë abuzimet dhe vjedhjet në sistemin e pensioneve dhe do të akordojë një plan buxheti efektiv dhe të vecantë për pensionistët. Skema dhe referencat do të ndryshojnë me qëllim që të mos ketë diferenca për petagogun apo inxhinierin pensionist të viteve ‘80 me petagogun dhe inxhinierin pensionist të viteve 2000 . Aleanca KuqeZi premton se do të sekuestojë të gjitha pronat, pallatet dhe fshatrat e ministrave dhe shtetasit Berisha, për t’i shndërruar pasurinë e pisët të tyre në azile për pensionistët” .

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen