ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

AK, SPAHIU: BERISHA YLLI POLAR I MASHTRIMIT KOMBËTAR

Tiranë – Kryetari i Aleancës Kuq e Zi Z.Kreshnik Spahiu publikoi sot programin e Partise Demokratike të sapo prezantuar në faqen e internetit të qeverisë dhe Partisë Demokratike të Shqipërisë e cila përmes deklaratave internacionaliste të shtetasit Sali Berisha po flet dhe gënjen cdo ditë e më shumë për bashkimin kombëtarë të shqiptarëve

 Kreshnik Spahiu e prezantoi këtë program në prani të qindra aktivistëve kuqezi në një nga lagjet bastion demokrat të Tiranës. Përmara qindra banorve të ‘Medresesë” dhe “Selvisë” të cilët kanë braktisur partinë demokratike dhe janë përfshirë në Aleancën KuqeZi Kreshnik Spahiu ballafaqoi një sërë gënjeshtrash të shtetasit Berisha.

 “Shtetasi Berisha gënjeu miliona shqiptarë kur deklaroi se ylli polar i PD është bashkimi kombëtar sepse në këtë program nuk gjen asnje pikë të prioritetit dhe asnjë fjalë ku të flitet për bashkim kombëtar. Shtetasi Berisha po mashtron shqiptarët nga Preveza në Preshevë për idealin e bashkimit të cilin e ka hequr nga programi i PD që kur përjashtoi Azem Hajdarin nga PD dhe i zuri vendin si kryetar. Gënjeshtra e shtetasit Berisha është 64 mijë km2 aq sa është edhe Shqipëria etnikë. Ai gënjeu gjithë kombin për të mos u larguar si tradhëtar në këtë pranëverë pas një sërë aktesh bashkëpunimi me Athinën dhe Beogradin. Atdheu i shtetasit Berisha është vetëm karrikja e pushtetit sepse ai ka mohuar edhe vendëlindjen e tij Vicidolin e Tropojës të cilin ka 23 vite nuk rikthehet të shoh dhe vizitoië shtëpinë ku u lind dhe u rrit. 23 vite vendlindja e tij nuk e pranoi atë dhe ai nuk guxon të kandidojë për deputet në Tropojë”.

 Më tej kryetari I Aleancës Kuq e Zi u ndal tek zhvillimet më të fundit në vend ku njëkohësisht me aktivitetin e AK shtetasi Sali Berisha po kremtonte 100 vjetorin e formimit te Policisë së Shtetit “Ai sot është mbledhur me mijra policë për tu premtuar dhe gënjyer, po sërish nuk merr guximin të kthehet në vendlindje aq sa para dy ditësh nuk guxojë asnjë burracak i PD të merrte pjesë ne përvjetorin themeluaes të partisë në Bajram Curri, po derguan një femër që e mbajnë si kukull në krye të parlamentit. Dërguan një grua duke treguar se janë 60 deputet burracak”.

 Kreshnik Spahiu I bëri thirrje aktivistëve të Aleancës Kuq e Zit të punojnë për thithjen e sa më shumë qytetarëve të zhgënjyer nga qeverisja e djathtë dhe e majtë. “Të gjithë duhet të braktisin PD dhe partitë evjetra për tu përfshirë në Aleancën KuqeZi si e vetmja forcë politike që garanton një shtet të hekurt juridik, një zhvillim të fortë ekonomik dhe një demokraci europiane të mbështetur mbi njeë ekonomi nacionale” deklaroi Spahiu.

 Ndër të tjera Aleanca KuqeZi vazhdoi më nënshkimet dhe antarësimet e reja në këtë lëvizje e cila aktualisht numëron mbi 200 mijë anëtar në rang kombëtar.

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen