ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

AK, SPAHIU: BERISHA TË TREGOJË NËSE ËSHTË PENG I BEOGRADIT APO JO

kqz-1000x500

Paraditen e sotme,datë 8 Janar 2013, Aleanca Kuq e Zi depozitoi sot në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve kërkesën për zhvillimin e referendumit për bashkimin Kosovë-Shqipëri, nismë kjo e bërë publike prej 28 nëntorit, në Morinë. Kryetari i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiui deklaroi se shtetet shqiptare duhet të antarësohen në BE si federatë shqiptare me 2 njësi, që rrëzon kufijtë, por nuk i ndryshojnë ato.

“Federata shqiptare me dy njësi, krijon mundësinë që shqiptarët të hyjnë në BE si federatë shqiptare. Bashkimi do të ndodhë përpara anëtarësimit në BE. Ky është një detyrim që duhet ta kishte klasa politike shqiptare që duhet të provojë se nuk është peng i vendeve antishqiptare”.

“Shqipëria dhe shqiptarët pasi kaluan një vit jubilar të 100-vjetorit të bashkimit, kemi hyrë në vigjilje të 100-vjetorit të copëtimit. Një shekull pas copëtimit barbar të trojeve etnike shqiptare, ne vijmë me një akt historik për të depozituar në KQZ kërkesën për nisje të procedurave për bashkimin e dy shteteve shqiptare. Parimi i vetëvendosjes është themeli i sovranitetit popullor. Kjo kërkesë është një test që shtetasi Berisha të provojë që nuk është peng i Beogradit. Berisha të mos guxojë të pengojë të drejtën e miliona shqiptarëve për vetëvendosje.”-deklaroi Spahiu.

Përfaqësuesit e Aleancës Kuq e Zi kanë dorëzuar zyrtarisht në Protokollin e Komisionit Qëndror të Zgjedhejve kërkesën e Aleancës Kuq e Zi për mbajtjen e referendumit dhe paisjen me dokumentacionin zyrtarë për nisjen e mbledhjes së 50 mijë fimrëtarëve të cilët do të kërkojnë mbajtjen e tij.

KËRKESA :

Kërkues: 12 zgjedhës të regjistruar në Regjistrin Kombëtar të Zgjedhësve, përfaqësues të anëtarësisë të Partisë Aleanca Kuq e Zi, me të dhëna personale si vijojnë:

1.Kreshnik Spahiu, i biri i Mehmetit, me datelindje 21.4.1969, lindur ne Tirane, me nr. personal G90421128J;

2.Myslim Pashaj, i biri i Zotos, me datëlindje 16.1.1945, lindur në Fier, me nr. personal E50116008S;

3.Lisen Bashkurti, i biri i Isufit, me datëlindje 21.9.1957, lindur në Shkodër, me nr. të kartës së identitetit 030623325;

4.Eduart Kaca, i biri i Ramizit, me datëlindje 6.2.1961, lindur në Tiranë, me nr. të kartës së identitetit 030795700;

5.Lumturi Ratkoceri, e bija e Ganiut, me datëlindje 20.12.1963, lindur në Tiranë, me nr. personal G36220056D;

6.Margarita Kola, e bija e Petro, me datëlindje 7.4.1968, lindur në Fier, me nr. të kartës së identitetit 028397296;

7.Altin Dauti, i biri i Bilbilit, me datëlindje 6.2.1971, lindur në Fier, me nr. të pasaportës BB0523693;

8.Edmir Dymleku, i biri i Bajramit, me datëlindje 20.11.1975, lindur në Shkodër, me nr. të kartës së identitetit 030860858;

9.Rezar Balla, i biri i Lulzimit, me datëlindje 26.12.1982, lindur në Tiranë, me nr. të kartës së identitetit 024418653;

10.Migen Qiraxhi, i biri i Bujarit, me datëlindje 24.2.1987, lindur në Pogradec, me nr. të kartës së identitetit 029697702;

11.Redi Ramaj, i biri i Yllit, me datëlindje 15.8.1987, lindur në Libraxhd, me nr. të kartës së identitetit 027912411;

12.Adriatik Lapaj, i biri i Fermanit, me datëlindje 9.6.1988, lindur në Sarandë, me nr. të kartës së identitetit 031340620;

 

OBJEKTI : Kërkese për fillimin e procedurave për organizimin e referendumit të përgjithshëm për bashkimin e Republikës së Shqipërisë me Republikën e Kosovës (Për pajisje me formular përkatës për mbledhjen e nënshkrimeve të peticionit për realizimin e referendumit të përgjithshëm).

Baza ligjore:1. Nenet 2, 3, 4, 5, 7, 8, 15, 17, 18, 45, 48, 116, 122, 150-152 të Kushtetutës së Republikë së Shqipërisë

2. Neni 1 i Paktit Ndërkombëtar të Organizatës së Kombeve të Bashkuara  për të Drejtat Civile dhe Politike.

3. Neni 1 i Paktit Ndërkombëtar të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtat Ekonomiko, Sociale dhe Kulturore.

4. Nenet 1, 2, 55, 56 e Kartës së Kombeve të Bashkuara.

5. Rezolutat e Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara  1514 (XV), 2625 (XXV).

6. Deklarata mbi marrëdhëniet miqësore midis Shteteve.

7. Pjesa e nëntë “Referendumet” Ligji Nr. 9087, datë 19.06.2003 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë, i ndryshuar.

8. Vendimi Këshillëdhënës i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë mbi shpalljen e njëanshme të pavarësisë së përfaqësuesve të popullit të Kosovës.

 

DREJTUAR:Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Tiranë.

PREAMBUL : Me besimin që e Drejta e Vetëvendosjes së popujve është e drejta bazë për përmbushjen e të drejtave të tjera njeriut,me besimin se realizimi i të Drejtës së Vetëvendosjes së Popujve, përbën formën me demokratike të ushtrimit të sovranitetit popullor dhe kombëtar,me besimin se njohja dhe garantimi i të drejtës së vetëvendosjes në përgjithësi dhe veçanërisht e popullit shqiptar përbën përmbushjen e një ëndrre shekullore të popullit Shqiptar për të jetuar i lirë, në prosperitet dhe në paqe me popujt e tjerë fqinjë,duke u mbështetur në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, në të Drejtën Ndërkombëtar drejtpërdrejtë të zbatueshme dhe të detyrueshme për Republikën e Shqipërisë, në të drejtën hyjnore dhe njerëzore të çdo populli për të vendosur lirisht për të të ardhmen e tij politike, sociale dhe kulturore, duke u mbështetur në të shkuarën e përbashkët historike, gjuhësore, traditave të përbashkëta dhe ndjenjës së kahershme për bashkim dhe unitet kombëtar të shqiptarëve,me besimin e patundur në parimet universale të së drejtës dhe të Kartës së Kombeve të Bashkuara si drejtësia, barazia, dinjiteti njerëzor, të drejtat dhe liritë themelore të njeriut,Aleanca Kuq e Zi, nëpërmjet grupit nismëtar, po ju parashtrojmë këtë kërkesë për zhvillimin e një referendumi të përgjithshëm për bashkimin e Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës.

E nderuar znj. Kryetare,

Të nderuar anëtarë të KQZ-së,

Një ndër objektivat kryesore të Aleanca Kuq e Zi është përmbushja e aspiratës shekullore të Shqiptarëve për bashkim kombëtar. Ndërkohë, kjo aspiratë shprehet qartësisht edhe në Preambulën e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe sidomos në nenet 2, 3, 8 ku përveçse shprehet kjo aspiratë, njihet edhe e drejta e popullit si mbartës i sovranitetit për të vendosur vetë për fatin e tij, si dhe përcaktohet si objektiv kryesor dhe shtyllë e rendit kushtetues të RSH, mbrojtja e identitetit kombëtar në funksion të bashkimit kombëtar të shqiptarëve.

Në këtë kuadër, Aleanca Kuq e Zi, nëpërmjet anëtarësisë së saj dhe shtetasve shqiptarë me të drejtë vote, ka ndërmarrë iniciativën për përgatitjen e kërkesës fillestare dhe mbledhjes së nënshkrimeve të nevojshme për organizimin e një referendumi të përgjithshëm për të pyetur zgjedhësit e regjistruar të RSH nëse janë dakord me “po” ose “jo” për Bashkimin e Republikës së Shqipërisë me Republikën e Kosovës. Për këtë qëllim, kjo kërkesë është nënshkruar rregullisht nga 12 anëtarë të kësaj partie të cilët përbëjnë edhe grupin nismëtar.

Në kuadër të përshkrimit të çështjes së rëndësisë së veçantë që shtrohet, dëshirojmë të theksojmë që çështja e mbrojtjes së identitetit kombëtar të shqiptarëve dhe veçanërisht çështja e bashkimit kombëtar të shqiptarëve e parashtruar në Preambulën e Kushtetutës së RSH, si dhe në nenet 2, 3 dhe 8 të saj, përbën një ndër objektivat kryesor kushtetues dhe është njëkohësisht një ndër elementët bazë mbi të cilat ndërtohet rendi kushtetues i RSH. Po ashtu, kjo aspiratë legjitime e popullit të Shqipërisë e shprehur në Kushtetutë në fakt është shprehje e dëshirës dhe e përpjekjeve shekullore të shqiptarëve për të krijuar shtetin e tyre dhe për të jetuar të bashkuar dhe në paqe dhe harmoni me popujt e tjerë fqinjë. Nga ana tjetër, kjo dëshirë dhe qëllim madhor i shqiptarëve është në pajtim të plotë me të drejtën e popujve për vetëvendosje, e drejtë e cila përbën themelin e sistemit ndërkombëtar të sotëm dhe veçanërisht të Organizatës së Kombeve të Bashkuara e cila në nenet 1, 2, 55, dhe 56 të saj, jo vetëm njeh këtë të drejtë si një të drejtë themelore, por i njeh asaj vendim primar në organizimin dhe funksionimin e sistemit ndërkombëtar, si një mëshirim i pastër i parimit të barazisë midis popujve dhe si kusht për ndërtimin e marrëdhënieve paqësore midis popujve, në funksion edhe të zhvillimit të vazhdueshëm të mbarë njerëzimit etj. Në fakt, konfigurimi aktual gjeopolitik i botës është në pjesën më të madhe të tij, pasojë e drejtpërdrejtë e njohjes dhe respektimit të kësaj të drejte e cila sipas presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Ëilson nënkupton “Të drejtën e çdo populli për të zgjedhur sovranitetin nën të cilin dëshiron të jetojë”.

Nenit 1 i të dy Pakteve Ndërkombëtare mbi të Drejtat Civile e Politike dhe mbi të Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore që është i formuluar si vijon:

1-Të gjithë popujt kanë të drejtën e vetëvendosjes, në bazë të kësaj të drejte ata përcaktojnë lirisht statusin e tyre politik dhe ushtrojnë në liri zhvillimin e tyre ekonomik, social dhe kulturor.

2-Të gjithë popujt për qëllimet e tyre mund  t’i disponojnë lirisht pasuritë dhe burimet e tyre natyrore pa cenuar asnjë nga detyrimet që rrjedhin nga bashkëpunimi ekonomik ndërkombëtar, bazuar mbi parimin e përfitimit të ndërsjellët dhe në të drejtën ndërkombëtare. Në asnjë rast një popull nuk mund të privohet nga mjetet e veta të jetesës.

3-Shtetet palë të këtij Pakti duke përfshirë edhe ata që kanë përgjegjësi për administrimin e territoreve jo të vetëqeverisura dhe territoret nën kujdestari, do të ndihmojnë realizimin e të drejtës së vetëvendosjes dhe ta respektojnë këtë të drejtë në përputhje me dispozitat e Kartës së Kombeve të Bashkuara.

Nga ana tjetër, kjo e drejtë ka qenë edhe baza e kërkesave politike të popullit shqiptar të Kosovës për t’u çliruar nga zgjedha Serbe dhe për të krijuar shtetit e pavarur të Republikës së Kosovës. Ushtrimi i kësaj të drejtë, u bë edhe objekt i shqyrtimit të Gjykatës së Ndërkombëtare të Drejtësisë, të cilës ju kërkuar nga Asambleja e OKB-së për të shprehur mendimin e saj këshillues nëse shpallja e pavarësisë së Republikës së Kosovës nga përfaqësuesit e Popullit të Kosovës, e cila u shpreh që shpallja e pavarësisë nuk bie ndesh me të drejtën ndërkombëtare. Pra kjo do të thotë që edhe shprehja e vullnetit për t’u bashkuar Republika e Shqipërisë dhe Republika e Kosovës në një shtet të vetëm të përbërë, përbën një ushtrim të pastër të së drejtës së vetëvendosjes dhe gjen mbështetje të plotë në të Drejtën Ndërkombëtare dhe në opinio juris.

Përse është i rëndësishëm bashkimi i Republikës së Shqipërisë dhe i Republikës së Kosovës?

Ekzistenca e sotme, e dy shteteve shqiptare në Ballkan është pasojë e përpjekjeve të vazhdueshme të shqiptarëve për të mbrojtur identitetin e tyre dhe për të realizuar ëndrrën shekullore të bashkimit kombëtar në një shtet të vetëm. Ideja origjinale e farkëtarëve të identitetit tonë kombëtar, e rilindësve Shqiptarë dhe e gjithë udhëheqësve të popullit tonë, ka qenë ideja e krijimit të një shteti kombëtar të vetëm në përputhje të plotë me natyrën e modelit të shtetit të Ëestphalia-s dhe post-Ëestphalia-s, si dhe modelet e ndjekura nga të gjithë popujt e tjerë të botës. Megjithatë, kjo aspiratë legjitime dhe shekullore nuk ishte e mundur të realizohej në formën ideale, por u realizua në mënyrë të pjesshme me shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë më 28 tetor 1912, por që u pasua me copëzimin e viseve Shqiptare në kurriz të shteteve fqinje. Nga ana tjetër, krijimi i shtetit të ri të Kosovës dhe hapja e një ere të re historike për kauzën kombëtare të Shqiptare, sot kanë krijuar premisat e nevojshme për të çuar më tej punën për përmbushjen e aspiratës legjitime të shqiptarëve për bashkim kombëtar.

Në këtë kuadër, bashkimi i këtyre dy shteteve, bazohet edhe në studime të mirëfillta shkencore të cilat nënvizojnë faktin që një shtet për të ekzistuar dhe për të përmbushur me sukses misionin e tij, duhet të këtë disa kushte minimale që janë shprehje e mjaftueshmërisë së burimeve njerëzore, natyrore dhe infrastrukturore etj. Në këtë, kuadër, ajo çfarë sot përfaqëson Shqipëria apo Kosova më vetë, nga pikëpamja, sociale, ekonomike dhe madje edhe politike, si dhe progresi individual i deritanishëm krahasuar me progresin e shteteve të kombeve të mëdha të botës, tregojnë qartazi që asnjëri nga këto shteti nuk ka arritur masën e nevojshme kritike për të përmbushur më së miri misionin e tyre dhe për të garantuar zhvillim dhe rritje të qëndrueshme. Kjo do të thotë që një bashkim i tillë, do të bënte të mundur një kombinim perfekt të burimeve, njerëzore, natyrore dhe infrastrukturore dhe do të rriste premisat për zhvillim dhe rritje të qëndrueshme.

Praktika botërore e bashkimit kombëtar si rasti i Bashkimit të dy Gjermanive, krijimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, bashkimi i Italisë etj, ka treguar që bashkimi i kombit sjell progres të qëndrueshëm dhe për më tepër garanton paqe dhe harmoni me popujt e tjerë dhe ndikon drejtpërdrejtë në ruajtjen e ekuilibrave ndërkombëtar ose paqes në tërësi. Kjo do të thotë, që bashkimi i këtyre dy vendeve është një faktor i sigurt zhvillimi dhe faktor i rëndësishëm stabiliteti dhe paqe në Ballkan dhe më gjerë.

Shembulli më i mirë i efekteve pozitive të bashkimit, është vetë modeli i suksesshëm i Bashkimit Evropian, i cili e ka shndërruar Evropian nga një eksportuese të dy luftërave botërore, në eksportuese të paqes dhe zhvillimit të gjithanshëm. Po ashtu, idetë e baballarëve të Bashkimit Evropian, si Robert Schuman, Konrad Adenauer, Alcide De Gasperi jo vetëm që shërbejnë si model justifikues për kërkesën për bashkim kombëtar, por ofrojnë edhe një model të mirë për formën e shtetit të përbërë që do të krijohet si rezultat i bashkimit të këtyre dy shteteve ekzistuese. Kjo do të thotë që teoria e Schuman e integrimit në formën e spirales që ofron bashkim fillestar në gjërat më themelore dhe më vonë në bashkimin e gjërave që kërkojnë kohë, në gjykimin e kërkuesve iniciues është edhe qasja më e mirë ndaj kësaj çështje.

Bashkimi i këtyre vendeve, nuk cenon as paqen dhe as stabilitetin në rajon e më gjerë, por përkundrazi përbën një garanci më shumë për ruajtjen e tyre dhe siguron zhvillimin e marrëdhënieve të qëndrueshme miqësore midis vendeve. Bashkimi i dy shteteve të pavarura, Kosovës me Shqipërinë do të ndodh përmes një formë federale, e cila siç njihet edhe nga literatura ndërkombëtare nuk sjell detyrimisht ndryshimin e kufijve.

Gjithashtu, bashkimi i këtyre dy vendeve përputhet plotësisht edhe me filozofinë e procesit të Integrimit Evropian, i cili në thelb është dhe duket që do të mbetet për një kohë relativisht të gjatë, një bashkim i shteteve të pavarura të cilat nuk janë të gatshëm të heqin dorë nga sovraniteti i tyre në funksion të krijimit të një shteti klasik federativ si pasues i Bashkimit Evropian të sotëm. Në këtë kuadër, Gjykata Kushtetuese Gjermane dhe Këshilli Kushtetues Francez gjatë trajtimit të çështjes së kushtetutshmërisë së Traktatit të Maastricht-it, kanë nënvizuar si standarde kushtetuese për pranimin e normave juridike të Bashkimit Evropian në sistemin e brendshëm, parimin e ruajtjes së identitetit kombëtar dhe kushtetues të këtyre vendeve. Të njëjtin qëndrim ka mbajtur edhe Gjykata Kushtetuese e RSH në vendimin e saj Nr.16, datë 03.06.1998 në lidhje me çështjen e pranimit të normave të së drejtës ndërkombëtare.

Në këtë kuadër, Aleanca Kuqe e Zi nëpërmjet iniciuesve të këtij referendumi mendon që bashkimi i Republikës së Shqipërisë dhe i Republikës së Kosovës duhet të bazohet në modelin e formës së organizimit shtetëror si shtet federativ. Ky bashkim, ruan autonominë e organizimit të brendshëm në nivel vendor dhe për çështje me karakter vendor, por që ka si bazë teorinë e thellimit të bashkimit në mënyrë progresive në formën e Spirales së Schuman. Kjo nënkupton ndër të tjera, që bazuar edhe në modelin e rregullimit Kushtetues Gjerman që i parapriu bashkimit shoqërohen me formulimin e dispozitave kushtetuese me natyrë kalimtare etj. Pra procesi, duhet të fillojë me një marrje të një mendimi të popull për këtë çështje me rëndësi jetike për të dy vendet dhe më pas do të pasohet me hartimin e një plani të përbashkët veprimi i cili do të adresojë të gjithë çështjet më të rëndësishme, politike, ekonomike, sociale, kulturore etj.

PËR SA MË SIPER : Bazuar në nenet 2, 3, 4, 5, 7, 8, 15, 17, 18, 45, 48, 116, 122, 150-152 të Kushtetutës së Republikë së Shqipërisë, Nenin 1 të Paktit Ndërkombëtar të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtat Civile dhe Politike, Nenin 1 të Paktit Ndërkombëtar të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtat Ekonomiko, Sociale dhe Kulturore, nenet 1, 2, 55, 56 e Kartës së Kombeve të Bashkuara, rezolutat e Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara  1514 (XV), 2625 (XXV), Deklarata mbi marrëdhëniet miqësore midis Shteteve, Pjesën e nëntë “Referendumet” Ligji Nr. 9087, datë 19.06.2003 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë, i ndryshuar, Vendimin Këshillëdhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë mbi shpalljen e njëanshme të pavarësisë së përfaqësuesve të popullit të Kosovës, si dhe në argumentet që do të parashtrojmë në seancën dëgjimore përkatëse,

KËRKOJMË : 1.Shqyrtimin dhe miratimin e kësaj kërkesë për fillimin  e procedurave për mbledhjen e nënshkrimeve të nevojshme dhe zhvillimin e referendumit të përgjithshëm ku zgjedhësit e regjistruar të RSH, do të pyeten për t’u përgjigjur me “Po” ose “Jo” nëse janë dakord apo jo për bashkimin e Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës në një shtet të përbërë federativ.

2.Pajisjen e grupit nismëtar me fletët-tip për mbledhjen e nënshkrimeve.

3.Administrimin e rregullt të nënshkrimeve nga ana e KQZ-së dhe procedimi i mëtejshëm i kërkesës tek Presidenti i Republikës dhe Gjykata Kushtetuese.

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen