ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

AK, Spahiu: 7 Prilli, ai iku por ne nuk do ta lejojmë të kthehet.

ALBANIA - POLITICS - PROTEST - SPAHIU

Paraditen e ditës së sotme, Aleanca KuqeZi ka zhvilluar Protestën e saj të Parë Masive kundër shtetasit Berisha. “7 Prill pa Berishën” ishte slogan I mijërave kuqezinjëve të cilët u derdhën lum në  bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.Udhëheqësi I kësaj protestedhe I të gjithë patriotëve shqiptarë  ishte vetë Lideri I kuqezinjëve, Kreshnik Spahiu.

“Ai iku, në Azerbajxhan por ne e garantojmë se kudo që të shkojë nuk do të gjejë derman”. – deklaroi Kryetari I Aleancës KuqeZi Kreshnik Spahiu, I cili u bëri thirrje mijëra kuqezinjve të mos ndalen në protestat kundër qeverisë se korruptuar dhe shtetasit Berisha I cili veproi si tradhëtar duke mos u përballur me kuqezinjtë, të cilët prej një muaji kishin lajmëruar protestën për largimin e shtetasit Berisha.

Gjithashtu në këtë protestë Kryetari I Aleancës KuqeZi, Kreshnik Spahiu  ka prezantuar dhe sloganin për fushatën zgjedhore të zgjedhjeve më 23 Qershor : “Zoti është I pari, Shqipëria mbi të gjitha”, sepse kuqezinjtë udhëhiqen nga besimi në Zot dhe nga dëshira që Shqipëria të bëhet. Por ky vend nuk do të behet me ish ministra dhe ish kryeminstra. Ne nuk do të lejojmë që ministrat e shtetasit Berisha në qeverisjen e katër viteve të fundit, qofshin këta edhe të Lëvizjes Socialistë për Integrim të jenë në qeverinë e ardhshme të shqiptarëve. Jo, nuk do ta lejojmë. Zoti është I pari, Shqipëria mbi të gjitha kërkon vendosjen e moralit dhe idealit me besimin se Shqipëria bëhet. Ne kerkojmë besimin e shqiptarëve ashtu si I lutemi Zotit që të na udhëheqë në rrugën tonë të vështirë përballë tradhëtarëve dhe anti-shqiptarëve”. – është shprehur z.Kreshnik Spahiu përballë mijëra mbështetësve të Aleancës KuqeZi nën shiun e vazhdueshëm përgjatë gjithë protestës.

Me mijëra forca policie ishin vendosur përreth godinës së kryeministrisë edhe pse shtetasi I pandehur Sali Berisha nuk ishte aty, por  kuqezinjtë treguan qytetari duke nuk cënuar për asnjë moment sigurinë dhe jetën e forcave ligjzbatuese,pasi I konsideron ata shqiptarë kuqezinj edhe pse janë të detyruar politikisht nga klika mafioze e partisë-shtet për të mbrojtur bunkerin e tiranit të fundit I cili me turp iu shmang përballjes me shqiptarët patriotë të Aleancës KuqeZi.

 

6 KOMENTE

gezim

07/04/2013

arrow

forca edhe ne bashke me ju edhe pse ndodhemi jashte shtetit rrezojeni ate mut se na u ka ba si enveri

UL

07/04/2013

arrow

Mijera protestues, dhe mijera forca policie??? me duket qesharake menyra e shkrimit te ketij artikulli. Nese pasqyron te verteten, atehere me lat pa fjale, qe nr i protestuesve te jet i njejte me ate te policave…

dorian

07/04/2013

arrow

Beni ecen vete!!!!

mondi

07/04/2013

arrow

forca kuqe e zi

Donald

09/04/2013

arrow

Cfare jane keto idiotlliqe more ?! Nese Saliu na qenka tiran sic thua ti Kreshnik, atehere si mund ta shpjegosh qe ti ke te drejten dhe llomotit cfare te del nga mbrapa e nxjerr nga goja , mu perpara zyres se Saliut ???!!
Ku ishe ti Kreshnik ne 1992 kur Saliu bente demonstratat tek qyteti studenti ?!
Si nuk ju vjen turp qe beni te tilla krahasime qe nuk kane asnje lidhje…pushtimi italian me qeverine e Berishes !!!

sidni

21/04/2013

arrow

JU MBESHTESIM PLOTESISHT NE VEPRIMTARIN TUAJ EDHE PSE JASH ATDHEUT. JU UROJME FITORE NE ZHQEDHJET. ESHTE KENAQSI TE DEQJOJME QE NJE PARTI POLITIKE ME NE FUND EHSTE KRENARE PER VENDIN E SAJE DHE NGRE ZERIN PER TE DREJTAT E QYTETARVE TE SAJ KUDO QE JANE. REZOHENI ATE SALI SE NA TURPUROI KOMBIN..

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen