ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

AK: Shteti shqiptar të arrestojë financuesit e agimit të artë në Shqipëri, Vangjel Dulen dhe Spiro Kserën

Aleanca Kuq e Zi dënon deklaratat e Omonias së Vangjelit të PBDNJ dhe Ligoraq Karamelos të cilët në koordinim më Spiro Kserën dhe Theofan Kaliviotin janë zyrtarisht themeluesit dhe financuesit e hapjes së degës së “Agimit të Artë” në Shqipëri. Deklaratat e Vangjel Dules, vasalit të Athinës, nuk i trembin shqiptarët sepse Vangjel Dule reagon vetëm kur preken interesat e “Agimit të Artë”. Vangjel Dule kërkon të fshehë me deklarata farsë dhe kërkime kockash në Korcë krimet që po kryhen ndaj amigrantëve shqiptarë sot e 23 vitë me radhë. Pse nuk flet Vangjel Dule për pensionet që qeveria greke i ka hequr minoritarëve nga Athina zyrtare? Vangjel Dule në cdo hap të tijin nuk vepron pa u konsultuar me “Agimin e Artë” me drejtuesit e të cilëve është në kontakt sistematik dhe të përditshëm. Kërkimi i eshtrave të ushtarëve grekë në qendër të Korcës ku vetëm luftime nga ushtria pushtuese greke nuk ka patur tregon pabesinë e vasalit të Athinës i cili kërkon të destabilizoje kombin shqiptarë duke zbatuar porositë e “Agimit të Artë”. Aleanca Kuq e Zi deklaron se dhe nëse vetë Vangjel Dule të gërmojë për eshtrat e ushtraëve nuk do të arrijë të gjejë asnjë grimcë sepse ata janë ushtarët imagjinarë të “Agimit të Artë” dhe që ky shtetas ka marrë përsipër ti përfaqësojë në Shqipëri sëbashku më Spiro Kserën dhe Theofan Kaliviotin. Aleanca Kuq e Zi denoncon dhe dënon ashpër cdo marrëveshje të fshehtë të qeverisë Shqiptarë me atë Greke për provokime të tilla që ndjellin pikërisht atë urrejtje etnike që një parti si “Omonia” nëndegë e “Agimit të Artë” kryen prej vitesh të tëra. Shteti Shqiptarë duhet të ndalojë cdo kërkim imagjinar të Vangjel Dules dhe ushtarëve të “Agimit të Artë” që paguohen me paratë e taksa-paguesve shqiptarë.

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen