ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

AK protestë para zyrës së Topallit: Kemi gra nën luksin e pushtetit dhe gra nën terrorin e dhunës

GRATETiranë – Forumi gruas i Aleancës Kuq e Zi ka zgjedhur ditën e sotme për të protestuar përpara zyrës së Kryetares së Kuvendit, Jozefina Topallit, në mbrojtje dhe ndërgjegjësim të nivelit të lartë të dhunës mbi gruan shqiptare.

Përfaqësues të Forumit të Gruas Kuq e Zi ekspozuan përpara zyrës së Kryetares së Kuvendit një banderolë e cila pasqyronte realitetin e gruas shqiptare ku një pjesë e kufizuar jeton nën luksin e pushtetit ndërsa pjesa tjetër në terrorin e dhunës dhe neglizhencës së strukturave shtetërore të paafta për të mbrojtur gruan shqiptare nga fenomeni i dhunës dhe vrasjes.

Në deklaratën e saj përpara zyrës së Kryetares së Kuvendit, përfaqësuesja e Forumit të Gruas Kuq e Zi, znj. Margarita Kola deklaroi : “Gratë e vrara me gratë e marra”. Këta deklarojnë se kanë arritur nivelin e përfaqësimit të gruas me 30% në politikë dhe nivele drejtuese, në fakt, janë 30% gra të cilat llustrohen ndërkohë që janë me mijëra që dhunohen dhe të pambrojtura. Kryetarja e Kuvendit prej 16 vitesh ka marrë peng karriken e Kuvendit duke treguar tolerancë zero ndaj diversitetit të gruas në politikë. Gratë e Kuvendit të Shqipërisë janë imazhi jo realist i gruas shqiptare. Gra të cilat ruhen me truprojë dhe eksorta policore ndërkohë që në zona të ndryshme të vendit gratë e thjeshta shqiptare bien pre e krimeve makabre dhe masakrimeve si në filmat horror. Shembulli që duhet të jepnin këto gra duhet të ishte krejt tjetër nga ai që ne shohim përditë. Gra që ruhen nga një Komisariat e tërë policie e ndërkohë në zonat e thella të Shqipërisë nuk ka policë për të garantuar të drejtat minimale të grave shqiptare” .

Aleanca Kuq e Zi deklaron sot dhe garanton mbarë nënat, gratë dhe vajzat shqiptarë se pas 23 qershorit do të bëjë gjithcka për të ndryshuar legjislacionin dhe ligjet në fuqi duke rritur maksimalisht dënimin për dhunën ndaj grave shqiptare.

“ Aleanca Kuq e Zi do të ngrejë në mbarë vendin zyrat për mbrojtjen e të drejtave të grave të cilat do të hartojnë politikat integruese të tyre në një shoqëri me rregulla të pastra dhe të drejta të barabarta. Është turp i madh që gruaja shqiptare të përfaqësohet në politikë dhe nivele drejtuese nga politikane si këto të cilat më shumë qëndrojnë në ajër dhe të llustruara se sa në tokë dhe të shqetësuara për femrat shqiptare”. – theksoi znj.Margarita Kola.

 

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen