ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

AK: Plani rregullues i Tiranës, lajthitje urbane.

Protesta-e-AK-tek-lulishtja-e-vellezerve-Frasheri-1-620x270

Kliko per te zmadhuar AK: Plani rregullues i Tiranës, lajthitje urbaneSot, më 5 Janar 2013, Aleanca Kuq e Zi ka dalë në një protestë për të kundërshtuar Planin Urbanistik të Tiranës të miratuar së fundmi. Aktivistëve kuqezi u janë bashkuar edhe qytetarë të Tiranës, të cilët e shohin këtë plan rregulllues si shkatërrim I qyetetit të tyre dhe zhvlerësim ndaj tre gjigandëve stoikë të letrave shqipe. Për Aleancën Kuq e Zi Plani Rregullues I Tiranës ka “xanun” cdo park të gjelbërt në kryeqytet duke treguar mizorinë dhe etjen për të betonizuar cdo hapësire të lirë të metropolit shqiptar. Në deklaratën e tij për shtyp, Sekretari I Urbanistikës në AK, z.Kristi Andoni u shpreh se :

“ E XANUN” është identiteti i planit rregullues të sapo ofruar nga ATA – miratuar po nga ATA, oponencë po ATA, dhe përfituese të drejtpërdrejtë po ATA”.

“ATA gjenetikisht përqëndrohen në skenarin më të keq. Ata përqëndrohen në problemet duke mos menduar aspak për zgjidhjet e këtyre problemeve por rigjenerimin e tyre. Ata përdorin frikën për të kapur vëmendjen e njerëzve. Ata dinë mire që frika në organizëm është e lidhur me mekanizmin e largimit. Është pjesë e mekanizmit “lufto ose largohu”, I cili aktivizohet kur qytetarët friksohen nga abuzimi, degradimi, përvetësimi I pronës, ekonomisë, lulishtes, monumenteve, historisë, kulturës”.

“Aleanca Kuq e Zi bën thirje që lëvizja për mbrojtjen e qytetit duhet të rritet në favor të progresit kundër talljes dhe mashtrimit, kunder lakmisë egocentrike të duokracise aktuale bashki – qeveri, të mëshiruar në zhartieren mjerane të ashtuquajtur “plan rregullues”, teknikisht i fshehur mbas koeficientit të intesitetit, pa definicione dhe pa indekse financiare, ekonomike,  apo të shfrytëzimit të territorit, transportit, edukimit, shëndetit, strehimit, propozohen vetëm lulishte fluturuese dhe katakombe ngujimi”.

Sipas Z.Andoni : “Plan rregullues nuk do të thote  zhartiera betonarme e dhunës urbane, sundim i militanteve profanë dhe shefat despotike të tyre. Kushtet e kampeve politike dhe luftës, të trazirave dhe të tiranisë me moton E XANUN, dhe indeksin PLANETI I LUMTUR t’i lënë vendin “parlamenteve” qytetarë dhe komuniteteve profesioniste dhe institucioneve të certifikuar në shkencën urbane, të cilët bazuar mbi të drejtat e pronësisë private, ligjet relevante, si dhe eksperiencën e sukseshme internacionale të ofrojnë planin rregullues” .

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen