ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

AK: Partia-shtet me mos shtimin e mandateve kërkon të zbehë fitoren e kuqezinjve

Tiranë – Aleanca Kuq e Zi zhvilloi pasditen e të mërkurës një takim organizativ me strukturat e AK në Njësinë Bashkiake numër 9. Sekretari I Marrëdhenieve me Publikun ne AK Rezar Balla dha mesazhin politik të kuqezinjve për situatën parazgjedhore si reagim për miratimin nga deputetët e mazhorancës të ndarjes së mandateve sipas skemës së 2009 dhe kërkesave të partisë Demokratike. “Sot u bëmë dëshmitarë për të disatën herë që pushteti I Sali Berishës kur vjen puna për votën që e mban në pushtet nuk llogarit institucionet Kushtetuese, madje nuk llogarit as pasojat që mund të vijnë nga kjo formë e të qeverisurit “kush është më I forti, fiton ai që ka kartonat”.  Aleanca Kuq e Zi prej kohësh e ka dhënë alarmin se zgjedhjet e 23 Qershorit 2013 janë në rrezik, pasi Sali Berisha e ka treguar jo me fjalë, por me vepra, që di t’I shkatërrojë proceset zgjedhore në perfeksion, dhe këtë e ka treguar që prej vitit 1996 dhe deri në proceset më të fundit zgjedhore”, deklaroi Balla.


“Zëvendësimi I Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve me sallën e Kuvendit për shpërndarjen e mandateve ishtë një mesazhn I qartë I mazhorancës e cila është e gatshme të përdhosë cdo insitucion Kushtetues me qëllimin e vetëm për të mbajtur pushtetin” u shpreh Balla.

Sipas Sekretarit të Marrëdhënieve me Publikun në AK miratimi I ndarjes së mandateve vetëm me votat e mazhorancës sipas skemës së vitit 2009 bëhet për një qëllim shume  diskret. Partia-shtet është e bindur që Aleanca Kuq e Zi në Tiranë, Durrës dhe Elbasan do të fitojë maksimalisht, ky fakt ata I tremb pamasë dhe me mos shtimin e mandateve ata kërkojnë të zbehin fitorën e kuqezinjve, por nuk do tja dalin, tha ai.

“Patëm paralajmëruar që marrëveshja mazhorancë-opozitë për Kodin Zgjedhor do të kishte efekte dramatike, jo vetëm për zgjedhjet e 23 Qershorit, por për të gjithë klimën parazgjedhore dhe post zgjedhore. Aleanca Kuq e Zi definitivisht e konsideron marrëveshjen mazhorancë-opozitë për Kodin Zgjedhor të dështuar dhe zbatueshmëria e asaj marrëveshje ka marrë rrugën më negative të mundshme” deklaroi Balla në emër të Aleancës Kuq e Zi.

Të gjithë jemi dëshmitarë të debatit të gjerë në kohë për anëtarët e ri të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, paanshmërisë që ky institucion duhet të kishte, por sot të gjithë në e dijmë që KQZ nuk ka ndryshuar aspak sepse në krye të saj janë vendosur militantët e partisë-shtet. Dy vendime të marra nga ky komision iu drejtuan Kolegjit Zgjedhor duke celur kështu mungesën e kompromisit për një proces demokratik zgjedhor me 23 Qershor dhe adminstrim krejtësisht të politizuar nga një institucion që në fakt duhej të ishtë I depolitizuar.

Duke e cilësuar cdo institucion që adminstron proceset zgjedhore përfaqësuesi I Aleancës Kuq e Zi deklaroi:”Nga ana tjetër Kolegji Zgjedhor u vu në provën presionistë të partisë demokratike e cila vendosi të testontë se cilët gjyqtarë të Kolegjit Zgjedhor do të zbatonin ligjin dhe cilët jo, duke parapërgatitur terrënin për presionet e mundshme për vendime të rëndësisë së madhe për fazën post-zgjedhore. Sot ne kemi në krye të ministrisë së brendshme që harton listat zgjedhore, shtetasin më militant të partisë demokratike I cili është I gatshëm të shkelë ligjin me katër këmbë, tre duar dhe të vendosë në shërbim të vjedhjes së zgjedhjeve të gjithë strukturën e ruajtjes së rendit në vend” tha ai.
Sekretari I Marrëdhnënieve me Publikun në AK Rezar Balla në emër të Aleancës KuqeZi bëri apelin për forcat opozitare:”Në këto kushte Aleanca Kuq e Zi ka një apel të qartë për forcat opozitarë. Ato duhet të braktisin përfundimisht institucionet në të cilët vendimarrja e tyre është e pamundur. Ata duhet të braktisin përfundimisht sallën e parlamentit që ka marrë vendimet më anti-demokratike të një sistemi pluralist. Forcat opozitarë duhet të braktisin sa më parë cdo vendimarrje që cënon demokracinë jo vetëm të zgjedhjeve të 23 Qershorit por që trondisin Rendin Kushtetues të Republikës së Shqipërisë” përfundoi Rezar Balla.

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen