ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

AK ne Vlore,Spahiu: Koalicioni i tradhtareve kerkon te mbaje ne pushtet Berishen

Foto: DUKE NDODHUR TANI: VLORA KUQEZI. KRESHNIK SPAHIU: KOALICIONI TRADHETAREVE I BERI ATENTAT KUSHTETUTES ME SHPERNDARJEN E MANDETEVEVLORE – Aleanca Kuq e Zi zhvilloi paraditen e të shtunës tubimin e radhës politik me qytetarët e Vlorës. Kryetari I Aleancës Kuq e Zi Z.Kreshnik Spahiu I ka bërë apel qytetarëve të Vlorës të ndëshkojnë me votë koalicionin e tradhëtarëve I cili I bëri atentat Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë me ndarjen e mandateve. “Koalicioni I tradhëtarëve është frikësuar nga vota ndëshkuese e shqiptarëve të cilët me 23 Qershor do të largojnë nga faqja e dheut tradhetarët dhe atentatorët e votës së lirë dhe të barabartë. Partia Demokratike, Lëvizja Socialiste për Integrim dhe PDIU përgatitjen vjedhjen e zgjedhjeve në tavolinë duke vendosur si në asnje vend demokratik standartin e pabarazisë së votës. Koalicioni I tradhëtarëve po sajon me cdo kusht koalicione të pabaza dhe dy pole në politikën shqiptare me qëllimin e vetëm për të shtuar votën që mban në pushtet shtetasin Sali Berisha” deklaroi Spahiu përpara qytetarëve Vlonjat.

Duke u ndalur tek situata ekonomike e qytetarëve të vendit Kreshnik Spahiu tha “Populli po mbetet pa bukë, papunësia është në rritje ekstreme, kriza energjitike po pushton vendin, ndërsa ata merren me krijimin e koalicioneve për të ruajtur pushtetin dhe mbrojtur pasuritë e tyre të vena në kurriz të Shqiptarëve” tha Spahiu.
Lideri I kuqezinjve ka lëshuar akuza të forta dhe ndaj misionit të OSBE në Shqiperi, I cili sipas tij ka dështuar. “OSBE hesht për masakrën Kushtetuese që koalicioni I tradhëtarëve I bëri votës së lirë me cështjen e mandateve. Ky mision duhej të ishte I pari që duhej të reagontë për pabarëzinë e votës që koalicioni I tradhëtarëve I vendosi shqiptarëve. Shqiptarët janë zhgënjyer nga mos-përmbushja e misionit të OSBE-ODIHR” përfundoi fjalën e tij Kreshnik Spahiu.
Në përfundim të aktivitetit kryetari I AK Kreshnik Spahiu ka shpërndarë rreth 200 karta anëtarësie për aktivistët e rinj që iu bashkuan AK në qytetin e Vlorës.

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen