ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

AK ne Sarande,Spahiu: Koalicioni i tradhtareve do te ndeshkohet historikisht me 23 Qershor

ak ne sarandeSARANDE – Aleanca Kuq e Zi zhvillon tubimin e saj politik ne qytetin e Saranda ku qindra sarandiote shprehen mbeshtetjen e hapur per ndryshimin e regjimit dhe mbare klases politike. Kryetari I Aleances Kuq e Zi Kreshnik Spahiu foli perpara qindra mbeshtesve kuqezinj duke vene theksin tek grabitja qe pushteti I shtetasit Sali Berisha po I ben pa kriter dhe meshire Shqiperise dhe shqiptareve. “Po na grabisin detin, bregun dhe historine. Kalaja e Likursit eshte privatizuar ne menyren me te turpshme nga ministri grek I qeverise se shtetasit Berisha. Turp, turp dhe turp, te shesesh historine mijera vjecare per interesa personale eshte skandal dhe pertej skandalit” deklaroi Spahiu perpara mbeshtetesve te Aleances Kuq e Zi.

Duke u ndalur me tej tek perberja e qeverise se shtetasit Berisha dhe perfshirja ne postet me te larta te eksponenteve qe punojne per qarqet anti-shqiptare Spahiu deklaroi: Asnje minister nga Saranda nuk eshte ne perberjen e qeverise se shtetasit Berisha, por vetem minoritar si Spiro Ksera dhe Vangjel Tavo qe financojne me parate e shqiptareve kreret e organizatave per pavaresine e Vorio Epirit. Sali Berisha eshte bere zyrtarisht financuesi I zyres se Agimit te Arte, jo ne Sarande por ne zemer te kryeqytetit Shqiptar, ne qender te Tiranes” deklaroi Spahiu.

Gjate kohes se zhvillimit te tubimit te Aleances Kuq e Zi njekohesisht partia e Vangjel Dules tentoi te zhvillonte nje takim per te cilin Kreshnik Spahiu deklaroi:  “Dule ka marr urdher nga Athina qe te bashkohet me koalicionin e tradhetarve, por Saranda dhe e gjithe Shqiperia do e rrezojne koalicionin e tradhetrve ne pushtet me 23 Qershor” perfundoi Spahiu.

Ne perfundim te tubimit politik ne Sarande lideri I kuqezinjve ka shperndare rreth 200 karta anetaresie per anetare te rinj te Aleances Kuq e Zi.

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen