ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

AK ne Patos, Kreshnik Spahiu: Te rrezojme Sali Berishen me pranveren Shqiptare

spahiu patosKreshnik Spahiu ka ftuar të pranishmit në qytetin e Patosit të bashkohen me kuqezinjtë për të rrëzuar shtetasin Berisha përpara zgjedhjeve të 23 Qershorit përmes “Pranverës Shqiptare”, pasi me Sali Berishën në pushtet, sipas tij, nuk do të ketë kurrë zgjedhje të lira dhe demokratike, tha Spahiu.

“Kjo qeveri ka një synim parësor në të gjitha politikat e saj, rrënimin ekonomik të shqiptarëve duke i gllabëruar çdo pronë publike dhe pasuri kombëtare. Ministrat e kësaj qeverie të kryesuar nga shtetasi Sali Berisha kanë grabitur pasurinë e shqiptarëve dhe Shqipërinë e kanë kthyer në pronë të tyre sikur ta kishin trashëgimi të baballarëve. Kjo duhet të marrë fund dhe Aleanca Kuq e Zi zotohet se do të konfiskojë çdo pasuri të përfituar në forma antiligjore dhe do t’ia kthejë ato shqiptarëve që janë pronarët e vërtetë,”deklaroi Spahiu sot ne Patos.

Duke u ndalur tek kufizimi i mandateve si pikë e rëndësishme e programit të kuqezinjve Kreshnik Spahiu ka deklaruar se me ardhjen në pushtet të kuqezinjve nuk do të ketë zyrtar që pasi plotëson dy mandate në funksionin publik të vijojë të jetë kryeministër, president, kryetar parlamenti, bashkie, komune apo edhe partie.

“Unë do të jem i pari që pas dy mandateve si kryetar i Aleancës Kuq e Zi do të largohem nga kjo detyre për t’i hapur rrugën vizionit të ri dhe shembur përfundimisht monopolin e karrigeve nga zyrtarë që po vdesin duke ushtruar detyrat prej 23 vitesh,” tha Spahiu.

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen