ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

AK në Elbasan, militantë të PD paguhen për të prishur tubimin madhështor

AK tubimi ElbasanELBASAN – Aleanca KuqeZi ka zhvilluar ditën e djeshme me 31 Mars 2013, tubimin e saj të rradhës në qytetin e Elbasanit.Ky tubim vjen si një  vazhdimësi e tubimeve që Aleanca KuqeZi po zhvillon në të gjithë Shqipërinë me qëllimin final :” Të një 7 Prilli pa Berishën”. Ky tubim politik u zhvillua para sheshit të Kalasë së Elbasanit ku mijëra mbështetës të Aleancës KuqeZi ishin mbledhur për të mbështetur Liderin e tyre z.Kreshnik Spahiu.

“Elbasani sot megjithë pasurinë që i ka falur Zoti dhe natyra por edhe inteligjencën e qytetarëve elbasanas për fat të keq vazhdon të mbetet një ndër qytetet më të varfra në Shqipëri dhe që prej kohësh ka lëshuar në këtë republikë berishiane dhe tradhtare thirrjen për më shumë vëmendje, për më shumë respekt dhe  për gjithçka që Elbasani i ka dhënë Shqipërisë.  Nëse ka një qytet që janë bërë më shumë premtime madje edhe të natyrave të paimagjinueshmes ky është Elbasani ndërkohë që realiteti i mbushur me varfëri, papunësi, mjerim, skamje është ai që i paraqitet edhe vizitorit më të thjeshtë apo edhe atij që kalon nëpër Elbasan për të shkuar në lindje të vendit dhe që i dhemb shpirti teksa sheh qytetin e Kristoforidhit, të Aqif Pashë Elbasanit, të Xhuvanit, kongresit të Elbasanit, të shkollës së parë normale në vend, të heronjve me dhe pa emër të luftës por edhe të punës se si dergjet i përhumbur mes dhimbjes dhe shpresës për një të ardhme më të mirë”. – deklaroi kreu I Ak, Kreshnik Spahiu.

Premtime të shumta I janë dhënë këtij qyteti si nga Berisha ashtu edhe nga Ilir Meta,të cilat asnjëherë nuk janë finalizuar. “Ne sot kemi një kryeministër i cili lëviz me një makinë të blinduar që harxhon 50 litra për 100 km ndërkohë që distanca nga zyra e tij deri tek shtëpia nuk është më shumë se 200 metra. Por ndërsa ai shpenzon shuma marramendëse shqiptarët janë të dënuar të paguajnë gjithnjë e më shtrenjtë naftën por edhe taksadarët policë që dalin në çdo rrugë apo pas cdo peme dhe kërkojnë ryshfete apo nga korrotrecat të politikanëve që janë shtuar si këpurdhat sidomos në Tiranë dhe që ngrenë vend dhe pa vend makinat tona për të mbushur xhepat e politikanëve dhe për të futur edhe diçka në buxhetin e këtij shteti të rrënuar që nesër të përdoret nga partia shtet për propagandë apo për të përgjuar e luftuar opozitën e çdo shqiptar që është kundër kësaj qeverie” .

“Ja pra ky është niveli i demokracisë dhe i të drejtave apo lirisë që pretendon ky pseudo – demokrat dhe prandaj ne ju bëjmë thirrje bashkohuni me ne më 7 prill t’i japim këtij kryeministër – antiplumbi mesazhin se i ka ditët e numëruara dhe se pas 23 qershorit do të përgjigjet përpara drejtësisë për gjithçka i ka bërë popullit dhe këtij vendi. Ne i bëjmë thirrje gjithashtu të gjithë atyre policëve rrugorë apo taksidarëve dhe të korruptuarve të niveleve të ndryshme që të ushtrojnë konform ligjit detyrën e tyre dhe jo të abuzojnë me postin që paguhet nga paratë tona duke u kthyer në vegla të kësaj qeverie duke futur përdhunshëm dorën në portofolin e varfër të qytetarëve shqiptarë të distancohen sa më parë nga abuzimet ndaj qytetarëve sepse nesër do të jetë vonë sepse të gjithë do të përgjigjen për gjithçka që kanë bërë” . – është shprehur z.Spahiu.

Më tej Kreu I AK ka vijuar : “Për ne ndëshkimi i fajtorëve politikanë nuk është një qëllim në vetvete. Jo ne mendojmë se ka ardhur koha që të gjithë ata që kanë shfrytëzuar postin duke vjedhur duke vrarë duke pasuruar në mënyrë të paligjshme familjet dhe klanet e tyre me paratë dhe pasuritë  tona kombëtare ata duhet të përgjigjen përpara drejtësisë dhe duhet të ndëshkohen. Vetëm kështu ky vend dhe Shqipëria do të arrijë të ndërtojë shtetin e së drejtës, do të arrijë të mbrojë më mirë interesat e saj kombëtare do të arrijë të jetë partner i besueshëm për SHBA, për vendet e BE dhe të gjitha vendet mike të Shqipërisë. Prandaj ne jemi krenarë teksa deklarojmë se për ne si AK liria ka një dimension dhe një kuptim tjetër të cilin ne do ta realizojmë në praktikë pas 23 qershorit kur të vijmë në pushtet” .

Gjithashtu gjatë këtij aktiviteti teksa  Kryetari I Aleancës KuqeZi qëndronte në podium mes mijëra simpatizantëve të tij, persona të nxitur dhe të futur qëllimisht për të prishur këtë tubim madhështor,lëshuan sende të forta në drejtim të z.Spahiu.

Aleanca KuqeZi përgënjeshtron deklaratën e Policisë së Elbasanit e cila tha se ka ndërhyrë në momentin e incidentit, kjo nuk është aspak e vërtetë. Policia ishte e pranishme pranë mitingut të AK edhe pse sipas saj nuk garantonte dot mbarëvajtjen e tubimit për shkak të aktiviteteve të tjera paralele. Në momentin e incidentit një patrullë e Policise së Elbasanit, sapo ngjarja ndodhi u largua me shpejtësi duke braktisur detyrën që ja ngarkon ligji për mbrojtjen e jetës së qytetarëve pa dallime politike. Aleanca KuqeZi denoncon gënjeshtrën e Policisë së Elbasanit, e cila tha gjithashtu se AK ka dërguar kërkesë për leje një ditë më parë. AK zotëron lejen e dorëzuar në Policinë e Qarkut të Elbasanit e cila është konform ligjeve në fuqi dhe Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë për organizimin e tubimeve paqësore. Gjatë zhvillimit të tubimit të Aleancës KuqeZi  në qytetin e Elbasanit nuk ka patur asnjë aktivitetet tjetër paralelel, një tjetër gënjeshtër e Policisë së Elbasanit.

Aleanca KuqeZi dënon ashpër jo personat e futur me kast për prishjen e mitingut të AK, por sjellja e turpshme e Policisë së Elbasanit në raport me mbrojtjejn e jetës së qytetarëve. Është turpi i radhës i strukturave të policisë që janë vënë në shërbim të partisë-shtet.

KuqeZinjtë nuk do të tremben për asnjë moment nga provokimet e partisë së shtetasit Berisha e cila tashmë i ka ditët e numëruara.

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen