ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

AK në Durrës: Publikohet skandali në OKB për caktimin e kufijve detar me Greqinë

DURRËS – Aleanca KuqeZi u tubua sot në qytetin e Durresit në kuadër të fushatës për një “7 Prill pa Berishen”. Mes mijëra mbështetësve në pallatin e sportit “Ramazan Ngjala” Aleanca KuqeZi denoncoi një ndër skandalet e rradhës dhe të pabublikuar deri më tani të qeverisë së shtetasit Berisha e cila në bashkëpunim me qeverinë greke po minon sovranitetin teritorial të vendit.

Kyetari i Aleancës KuqeZi Kreshnik Spahiu deklaroi përpara aktivistëve kuqezi se: “Aleanca Kuqezi denoncon para opinionit mbarë kombëtar shqiptar se diplomacia greke, në mënyrë konspirative po punon në nivelin e Kombeve të Bashkuara për të bërë fakt të kryer delimitimin e kufirit detar me Republikën e Shqipërisë. Përballë këtij aksioni diplomatik antishqiptar diplomacia Tiranës vijon të jetë tërësisht pasive dhe e paaftë për të vepruar në mbrojtje të interesave tona kombëtare. Mbasi Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë hodhi poshtë si antikombëtare Marrveshjen Qeveritare Antikombëtare Berisha-Samaras për delimitimin e kufirit detar midis dy vëndeve në Ngushticën e Korfuzit, aksioni diplomatik grek vijon në konspiracion të plotë  të tentojë të transferojë cështjen në Kombet e Bashkuara. Nga burimet e Aleancës Kuqezi,diplomacia shumëplaëshe shqiptare nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për paraqitjen dhe mbrojtjen e vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Republikëssë Shqipërisë në OKB. Shtetasi Berisha dhe ministria e tij e jashtëme po lejojnë të skadojë afati i apelimit të kësaj kërkese duke i krijuar hapësisë palës greke të imponohet në mënyrë të njëanshme. Sot është afati i fundit i apelimit të kësaj kërkese nga pala greke por shtetasi Berisha I ka hapur krahun pretendimeve greke. Aleanca Kuqezi e konsideron interes të lartë kombëtar ruajtjen e kufirit detar të Shqipërisë si integritet territorial, si element sigurie, si zonë ekonomike ekzkluzive e pasur me florë, me faunë dhe me burime të konsiderueshme nafte, e cmon si pasuri të lartë turistike dhe bazë e zhvillimit të popullsisë rajonale shqiptare nga Butrinti deri në Himarë. Askush nuk mund të cënojë këto interesa kombëtare dhe vlera të mëdha për ekonominë kombëtare e rajonale të popullit shqiptar. Aleanca KuqeZi apelon fort tek Ministria e Punëve të Jashtme dhe tek misioni shqiptar pranë Kombeve të Bashkuara në Nju Jork që të informojnë sa më parë opinionin publik dhe politik mbarë kombëtare mbi këtë veprim konspirativ të rrezikshëm të diplomacisë greke kundër interesave tona kombëtare. Gjithashtu presim informim të plotë e të hapur mbi masat e veprimit që do ndërmarrë diplomacia shqiptare në këtë cështje madhore kombëtare. Është koha për ndëshkim për shtetasin Berisha dhe të gjithë ministrat e tij që u bënë pjesë e tjetërsimit të pjesshëm të teritorit të Republikës Shqipërisë. Ai nuk mund ti shpëtojë drejtësisë dhe vuajtjes së dënimit për tradhëtin kombëtare.”

Më pas Kreu i Aleancës KuqeZi Kreshnik Spahiu i bëri thirrje të gjithë simpatizantëve dhe anëtarëve të lëvizjes që më 7 Prill të marshojnë drejt Tiranës për të nisur clirimin e Shqipërisë nga pushtuesi dhe koalicioni i tradhëtarëve. Më 7 Prill Aleanca KuqeZi i ka bërë thirrje edhe policisë dhe gardës që ti bashkohen protestës popullore për largimin e shtetsait Berisha dhe dërgimin e tij në burg për krimet e kryera.

9 KOMENTE

luna

30/03/2013

arrow

Te lumte AK, JE FORCA E VETME QE MBRON INTERESAT E KOMBIT. JEMI ME TY!

Niko

30/03/2013

arrow

bravo Aleanca Kuq E Zi,shtetasi berisha duhet ndershkuar,kete gje mund ta beni vetem ju,shqiptaret nuk do te lejojn qe te shitet territori i shqiperis,nga tradhetaret,jemi gati ti mbrojm edhe me gjak ,POSHT GREQIA

fieraku

30/03/2013

arrow

bravo ak perpara se nuk munde te na ndali asnje pengese,,

Aleko

30/03/2013

arrow

per kete tradheti ,per shitjen e kufijve detar te greqia Ak ja duhet ti drejtohet mbare popullit shqipetare perfshi dhe antareve te PD -Se se eshte nje ceshtje qe u takon gjithe shqipetareve.

arjeta

31/03/2013

arrow

Mendoj se nuk eshte dashur te lihet per diten e fundit publikimi i ketij skandali. Po apelimi u krye apo jo?

lumir

31/03/2013

arrow

jemi me ty AK ti je e vetmja rrug ce mbron Kombin ton SHQIPTAR Bashk Kombasit tan bashkohuni me ne per te vetmen arye ti japim lirin vendit ta nxjerrim SHQIPERIN nga gropa e madhe ce po na fundos Saliu Rroft AK SHQIPERIA Kuq e Zi

rolimema

04/04/2013

arrow

te gjithe ne tiran pa perjashtim pa dallim krau politik por jo bashkepunim me pd e ps pasi jane bashkefajtor per cenimin dhe shitjen e trojeve shqipetare ne 20 vite te njejten gje kane ber duke na poshteru e fyer ne sy te evropianeve si qytetar te dores se fundit si njerez pa integritet te pa shkolle te pa kulturuar pa indetitet e aq me keq si lypsare te perendimit .

Ermand

06/04/2013

arrow

po thyja hunden komunistit funit te mbetur…

Suchismita

05/10/2014

arrow

Urojme qe puna me e pare kur te vini ne pushtet te jete patsmiri i Shqiperise nga plehrat dhe venia e kontrollit mbi territorin dhe po te jete nevoja prishja e ndertimeve abuzive qe cenojne pamjen vizuale nga ana turistike. Sado vend i zhvilluar te behemi nuk do na marrin kurre serjozisht dhe te huajt kur te shohin karakatina e barraka anes rrugeve te Shqiperise..Vendi yne ne keto momente ka nevoje per shprese dhe ju e dini shume mire si ta krijoni ate ashtu sic bete me Tiranen. Ekonomia do eci vete pastaj se ne nuk eshte se jemi ndonje vend i zhvilluar e intergruar me tregun boteror qe te ndikohemi nga krizat eventuale ekonomike neper bote, dhe aq me pak sduhet ti mbajme me shpresat ke remitancat ne te ardhmen. Pra kemi nevoje per nje dush te mire si vend dhe te fillojme te punojme..

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen