ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

AK me familjet e vjetra tiranase,Spahiu: Kryeqyteti, si Palermo e mafies së viteve ‘70

Aleanca KuqeZi zhvilloi sot një takim me dhjetra familje autoktone “Tironse” në mbrojtje të vlerave, traditës, historisë, kulturës dhe trashëgimisë së kyeqytetit. Në takim u demostruan një seri faktesh dhe provash me vlerë historike për qytetin e Tiranës. Kryetari i Aleancës KuqeZi Kreshnik Spahiu ishte i shoqeruar nga familjet më të vjetra Kazazi, Vorpsi, Hyka, Stermasi, Balla të cilët ndan së bashku shqetësimet dhe problematikat e qytetit të Tiranës.

 Në fjalën e tij kryetari i Aleancës KuqeZi Kreshnik Spahiu shpalosi një analizë të thellë mbi zhvillimet në Tiranë dhe vizionin e Aleancës KuqeZi për kryeqytetin. “Kjo nuk është më Tirona as e viteve 40, as 80 dhe as e shekullit të ri. As në kohën e Qazim Mulletit dhe as në kohën e Enverit Tirona jonë nuk ka qënë kurrë më e pasigurtë dhe më e rrënuar. Kur po kthehesha një ditë me disa miq amrikan të cilët po vinin për herë të parë në Shqipëri, avioni po ulej mbi kryqytet dhe njëri prej tyre më pyeti mos vallë po ulemi në Bosnjë dhe ka ende bombardime lufte? Jo, i thashë, Jemi duke ulur në Tiranë dhe ne nuk kemi qenë në luftë. Amerikanve u ngjau kryeqyteti nga lart si i bombarduar nga lufta. Kjo është Tirona dhe Tirana e PD dhe PS të cilve u mjaftuan 23 vite për të na e shkatëruar si kurrë më parë. As në kohën e Duces dhe Hitlerit Shqipëria nuk njohu një masakër urbane të tillë. Sot ende pjesa më e urbanizuar dhe me arkitekturë civile mbetet bulevardi “dëshmorët e kombit” që u ndërtua nga pushtuesit sepse Tirona e jonë do njihte disa nga pushtuesit më të egër dhe më të rrezikshëm, sic ishin demokratët dhe socialistët. 23 vite do i mjaftoni Sali Berishës dhe Sali Kelmendit, Edi Ramës dhe Lulzim Basës që ta shndëronin kryeqytetin e Shqipërisë në “Kabulin ” e Europës. Sot pasiguria për jetën dhe pronën ka thyer cdo rekord botëror dhe historik në kryeqytet. Në Tironë jetohet mirë vetëm nëse vendos të jetosh sa më larg saj. Tirona qyteti ku u linda dhe u rrita 43 vite është zona më mikëpritëse e gjithë shqipërisë por tironcit e vjetër ndjehen të neglizhuar dhe përbuzur nga të gjitha regjimet. Sot edhe Fani i vogël ka by pass dhe unazë ndërsa Tirona jo. Në Tironë të gjithë duhet të dalin pa canta, ora, varse, portofole sepse në mes të rrugve mund të grabitesh dhe humbasësh jetën. Në Tironë nuk mund të hypësh në autobuz sepse janë nën kontrollin e xhepistëve. Sot Tirona është shndëruar disa herë me keq se Palermo e mafies së viteve 70. Sot në Tironë po shkallmohet cdo lulishte dhe trami apo treni nuk janë hedhur dot as në letër dhe jo më të përfubdojnë. Tirana është qyteti që paguan më shumë taksa por është më qyteti më i keqmenaxhuar. Sot në qeverinë e shtetasit Berisha nuk gjen asnjë tironc ashtu sic nuk gjen edhe asnjë vlonjat sepse ai e urren kryeqytetin e shqipëtarëve, ashtu sic dogji qyetetin e Ismail Bej Vlorës. Për demokratët dhe socialistët Tirona është qyteti i fërgesës ndërsa për ne si Alencëcë KuqeZi këtu është metropoli i 10 milion shqipëtarëve. Shqipëtarëve nga të gjitha trevat do u garantojmë se ky qytet me vlera dhe historia e saj do jenë krenaria e mbarë kombit shqiptar. Tironca të vjetër apo të duan një qytet kuqezi.” theksoi në fjalën përshëndetese Kryetari i Aleancës Kuq e Zi Kreshnik Spahiu.

 Takimin e përshëndetën disa nga familjet autoktone të cilat shprehën besimin e tyre për vizionin e Aleancës Kuq e Zi për një metropol të zhvilluar në shërbim të qytetarëve dhe jo partive të pushtetit vertikal dhe horizontal.

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen