ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

AK: Koalicioni i tradhtarëve po shkatërron zgjedhjet, do i drejtohemi Kushtetueses

kuvendiAleanca Kuq e Zi reagon ashpër për ndarjen e mandateve nga Kuvendi sipas skemës së vitit 2009. Aleanca Kuq e Zi I cilëson atentatorë të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë 72 deputetët e Parlamentit Shqiptarë që votuan pro ndarjes së mandateve nga Kuvendi dhe jo Komisioni Qëndror I Zgjedhjeve. Për Aleancën Kuq e Zi koalicioni I tradhëtarëve po shkatërron zgjedhjet e 23 Qershorit duke e kthyer vendi shumë vite pas ku zgjedhjet nuk kanë gëzuar asnjëherë standarte demokratike. “Kuvendi shpërfilli mesazhin e Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Z.Alexandër Arvizu për këtë cështje kaq të ndjeshme për të ardhmen e vendit dhe themelet e demokracisë”. Aleanca Kuq e Zi do t’I drejtohet Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e këtij vendimi që cënon rëndë themelet e demokracisë dhe ku shqiptarëve I mohohet e drejta për të votuar si barabartë. Me standartin e miratuar nga Kuvendi dy vota në Tiranë janë të barabarta me një votë në Tropojë. Aleanca Kuq e Zi I drejton apel insitucioneve ndërkombëtarë që veprojnë në Shqipëri që të reagojnë për këtë vendimarrje të “kasapit” të votës së lirë.

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen