ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

AK: Kjo është mbrojtja që garanton Berisha nga Preveza në Preshevë?!

Aleanca Kuq e Zi ka dalë sot në një deklaratë për shtyp si reagim për celjen e Zyrës për Mbrojtjen e Komunitetit serb në Libofshë të Fierit. Në këtë deklaratë Sekretari i Përgjithshëm Prof.Dr.Myslym Pashaj denoncoi edhe deklaratat farsë të shtetasit Sali Berisha, i cili gjatë festave të 28 Nëntorit deklaroi se do të mbronte interesat e kombit shqiptar nga Preveza në Preshevë. Z.Pashaj deklaroi se:

Aleanca Kuq e Zi iu rikujton bashkombasve tanë se shtetasi Berisha gënjeu publikisht për dy çështje madhore me karakter kombëtar:

1. Deklaroi se do të mbrojë shqiptarët nga Preveza në Preshevë, në 64 mijë km2 nga “Albanofobia e fqinjëve”.

2. Se menjëherë pas vandalizmit të xhandarmërisë së zezë sërbe në trevat etnike shqiptare në Luginën e Preshevës do të rishikonte marrëdhëniet me shtetin e Serbisë.

PO çfarë po ndodh sot?

“Aleanca Kuq e Zi denoncon publikisht,  se as interesat dhe të drejtat e shqiptarëve nga Preveza në Preshevë nuk po mbrohen por as marrëdhëniet me shtetin e Serbisë nuk u rishikuan nga Sali Berisha i Regjimit”.

“Pse ai po hesht?”

“Në të vërtetë ai nuk hesht, por punon në skuta ogurzeza sepse është i kapur nga interesa të thella antikombëtare”.

Më tej Sekretari i Përgjithshëm është shprehur se : “Jemi dëshmitarë të çeljes së Zyrës për Mbrojtjen e Komunitetit Sërb në qytetin e Fierit, i cili në të vërtetë është një bashkësi me origjinë boshnjake dhe jo serbe. Ata nuk janë  autoktonë, sikundër janë shqiptarët etnikë në Luginën e Preshevës. Në Rrethin Libofshë e rrethinë nuk ka bashkësi sërbe por etni boshnjake emigratore e shndërruar në fenë Islame”.

“Ne nuk jemi kundër të drejtave të pakicave dhe etnive kulturore në vendin tonë”.

“Aleanca Kuq e Zi nuk ka cënuar askënd dhe asnjë prej të drejtave të këtyre komuniteteve, por çelja e zyrës për mbrojtjen e të ashtuquajturit komunitetet sërb në qytetin e Fierit është nje provokim i hapur i politikave model Millosheviçian  të Sërbisë së sotme”.

“Në këto kushte dite pas dite  Sali Berisha i Regjimit po i shpërfill interesat kombëtare, mashtron dhe manipulon me çështjen e bashkimit kombëtar dhe çuditërsiht përkujdeset në mënyrë të paskrupull për të hapur Zyra gjithnjë të dyshimta për të ashtuquajturat bashkësi sërbe si një operacion anikombëtar dhe prosërb”. – përfundoi fjalën e tij Prof.Dr.Myslym Pashaj .

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen